Dy personalitete tė fuqishme tė politikės globale e kanė marrė personalisht mbi supe lobimin kundėr rezolutės serbe nė Kombet e Bashkuara. Kėshtu shkruan e pėrditshmja serbe, “Blic”, sipas se cilės, Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillari Klinton dhe shefi i Diplomacisė Britanike, William Hague, u kanė dėrguar letėr liderėve mbi 50 vendeve tė botės, mes tyre edhe Kinės, ku i kėrkojnė qė tė mos e votojnė rezolutėn serbe.

“Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė me kėrkesė tė Serbisė, thuhet nė letėr, ka shqyrtuar ligjshmėrinė e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, dhe ka konstatuar se ajo nuk bie ndesh me tė drejtėn ndėrkombėtare, prandaj votimi pro kėsaj rezolute do ishte i pakuptimtė. Veē Klinton dhe Hague, nė lobim kundėr rezolutės serbe janė aktivizuar edhe ministri i Jashtėm i Francės dhe ai i Arabisė Saudite.

Beogradi, sipas gazetės ”Blic”, ka arritur tė marrė mbėshtetjen e 50 shteteve, tė cilat kanė premtuar se do ta votojnė rezolutėn serbe, ndėrkaq SHBA-tė, Franca, Britania e Madhe dhe Arabia Saudite kanė marrė premtimin e 65 vendeve se do tė votojnė kundėr kėsaj rezolute. Nė anėn tjetėr njė numėr i madh vendesh kanė bėrė tė ditur se nuk do ta votojnė rezolutėn, por as nuk do tė jenė kundėr, perfundon “Blic”.
( balkanWeb)