Skuadrat shqiptare i kanė dhėnė lamtumirė Kupave tė Europės pėr edicionin 2010-2011. Tė fundit qė kanė larė duart me kėto evente kanė qenė Tirana dhe Besa, pjesėmarrėse nė “Europa League“. Natyrisht, janė skualifikuar pėr mė tej, por kanė pėsuar nga “njė thes“ me gola secila. Tirana, plot 5 tė tillė me FC Utrecht-in, 4 nė transfertė dhe 1 nė shtėpi (me hungarezėt e ZTE kishte barazuar 0-0 nė Tiranė dhe fituar 1-0 nė kthim, nė kohėn shtesė, nė raundin e parė), ndėrkohė qė vetė ka “firmosur“ golin e nderit, ndėrsa Besa ėshtė shpartalluar tėrėsisht nė dy sfidat me grekėt e Olympiacos-it. Nėse ndeshjen e parė e ka humbur 5-0 nė “Qemal Stafa“, kurse ne sfidėn e kthimit, nė Athinė, ėshtė ndėshkuar edhe mė thellė, me shifrat 6-1. Ashtu si bardheblutė, tė paktėn edhe verdhezinjtė e Kavajės kanė realizuar tė ashtuquajturin “gol nderi“. Por ama kanė pėsuar plot 11 tė tillė. Mė shumė se shkatėrrim, turpėrim i tyre! Ndėrkohė, para pak ditėsh, ishte Dinamo, kampionia nė fuqi e Shqipėrisė, qė u eliminua qė nė turin e parė tė Ligės se Kampioneve, nga Sherif Tirapol i Moldavisė. Humbja nė sfidėn e parė, nė Tiraspol, 3-1, nuk u rikuperua dot nė sfidėn e kthimit, nė “Qemal Stafa“, sepse Dinamo nuk shkoi mė tej se njė fitore minimale 1-0. Gjithsesi, tė paktėn e fitoi njėrėn ndeshje, pavarėsisht se nuk siguroi dot kualifikimin. I pari qė e nisi dhe e bistisi me turp pjesėmarrjen nė Kupat e Europės, ishte Laci, debutues nė kėsi eventesh. Ndaj Dnepr Mogilev, kurbinasit barazuan 1-1 nė sfidėn e parė, luajtur nė “Niko Dovana“ tė Durrėsit, por u mundėn thellė 7-1 nė kthim, nė Bjellorusi, cka u pasua me zėra pėr shitje tė ndeshjes nga lojtarėt, tė cilėt edhe u pėrjashtuan nga presidenti Pashk Laska. Zėra pėr shitje tė ndeshjes nė Utrecht pati edhe nga trajneri i Tiranės, Starova, qė akuzoi lojtarėt e vet, por mė pas iu vu kapak kėsaj historie, si edhe shumė tė tjerave, duke bėrė “mea culpa“.
Sikurse shihet, duke bėrė njė llogaritje tė thjeshtė, golaverazhi i skuadrave shqiptare nė Kupat e Europės, pėr edicionin 2010-2011, ėshtė mėse negativ:
Gola tė shėnuar: 7
Gola tė pėsuar: 27

Ja edhe rezultatet e skuadrave tona nė Kupat e Europės, pėr kėtė edicion:
“Champions League“
FC Sherif Tiraspol – Dinamo 3-1
Dinamo – FC Sherif Tiranspol 1-0

“Europa League”
Laci – Dnepr Mogilev 1-1
Dnepr Mogilev – Laci 7-1

Besa – Olympiacos 0-5
Olympiacos – Besa 6-1

Tirana – ZTE 0-0
ZTE – Tirana 0-1

FC Utrecht – Tirana 4-0
Tirana – FC Utrecht 1-1

……………………………………………………………………………………………………………………..

Utrechti i Holandės, “kafshatė e pakapėrdishme” pėr Tiranėn
“Europa League”, turi i dytė
22.07.2010, ora 19:30
Stadiumi Kombėtar “Qemal Stafa”, Tiranė

TIRANA – UTRECHT 1-1 (0-4)
Rezultati total: 1-5
Shėnues: A.Lila 11’ / Van Wolfswinke 3’

TIRANA
1 Blendi Nallbani (GK)
2 Elvis Sina
5 Entonio Pashaj (Migel Metani 69’)
6 Andi Lila (C)
9 Sebino Plaku
10 Vilfor Hysa (Enco Malindi 63’)
13 Erando Karabeci
19 Tefik Osmani
22 Pero Pejić
23 Sabien Lilaj (Blerti Hajdari 83’)
28 Julian Ahmataj
Zevendesues
31 Klajdi Kuka (GK)
7 Blerti Hajdari
11 Ergys Sorra
17 Afrim Taku
18 Enco Malindi
24 Gerald Tushe
25 Migel Metani
Trajner: Sulejman Starova


UTRECHT
19 Khalid Sinouh (GK)
2 Tim Cornelisse
3 Mihai Nesu
9 Rickyvan Wolfswinkel
11 Dries Mertens
15 Nana Asare
17 Alje Schut (C)
18 Barry Maguire
20 Jacob Lensky (Gianluca Nijholt 79’)
24 Jacob Mulenga (Löic Loval 60’)
25 Ismo Vostermans
Zevendesues
28 André Krul (GK)
5 Francis Dickoh
7 Löic Loval
10 Thomas Oar
14 Markvander Maarel
27 Gianluca Nijholt
30 Adam Sarota
Trajner: Ton Du Chatinier
Gjyqtarė: Radek Matejek, Martin Wilczek, Ivo Chytil(Ceki)
Kartonė tė verdhė: Karabeci (T)

Pasi ka humbur nė ndeshjen e parė, nė Holandė, me FC Utrecht, me rezultatin e thellė 4-0, Tirana nuk ka shkuar dot mė larg se barazimi edhe nė ndeshjen e kthimit, luajtur tė enjtėn nė “Qemal Stafa“. Duke treguar se ėshtė jo vetėm larg emrit tė vet, si skuadra 24 herė kampione e vendit, por edhe shumė larg nivelit tė kundėrshtarit holandez. Nė kėtė mėnyrė, me njė tur tė kaluar, tė parin, ndaj ZTE sė Hungarisė (barazoi 0-0 nė tiranė dhe fitoi 1-0, nė kohėn shtesė, me gol tė Karabecit, nė kthim, nė fushėn e hungarėzevė), Tirana i ka larė duart me Europėn, pėr tė nisur pėrgatitjet pėr sezonin e ri kombėtar. Ndeshja e kthimit, me FC Utrecht, ka nisur si mos mė keq pėr bardheblutė, sepse janė ndėshkuar qė nė minutėn e 3-tė me gol. Miqtė nga Holanda kanė realizuar me anė tė Van Wolfswinkel, nė minutėn e tretė, duke e nisur sfidėn e kthimit me Tiranėn, praktikisht, me avantazh, pa llogaritur pokerin e sfidės sė parė nė shtėpi. Kjo i ka shokuar jo pak bardheblutė, tė cilėt duhej tė luanin pėr nderin e tyre, pasi nuk kishin asnjė shans pėr tė pėrmbysur disavantazhin e ndeshjes sė parė dhe pėr tė shpresuar kualifikimin. Mirėpo, nė ndeshjen e parė debutuese si kapiten i Tiranės, kavajasi Andi Lila ka barazpeshuar ndeshjen, nė minutėn e 11-tė, me anė tė golit tė tij. Duke risjellė ekuilibrat nė kėtė 90 minutėsh, i cili nuk do tė kishte mė gola tė tjerė, pavarėsisht pėrpjekjeve tė tė dyja skuadrave, vecanėrisht tė bardhebluve, qė treguan dėshirė tė madhe, por jo mundėsi e kualitet tė duhur. Nga ana e tyre, holandezėt e trajtuan sfidėn e “Qemal Stafės” si njė ndeshje kontrolli, nė prag tė turit tė tretė tė “Europa League”, falė fitores 4-0 nė Utrecht, i cili u jepte komoditetin e duhur pėr tė mos u shqetėsuar pėr asnjė cast. Tirana kaq mundėsi kishte, sidomos nė ndeshjen e kthimit, sepse krahasuar me kundėrshtarin, nė tė gjithė komponentėt, ishte tejet larg, sikurse ėshtė nė fakt edhe futbolli shqiptar, krahasuar me atė holandez. Kėsisoji, ajo lloj frike, ose mė mirė tė themi vlerėsimi maksimal qė i bėri Utrechti skuadrės bardheblu, duke e konsideruar ballafaqimin nė kuadrin e “Europa League”, si njė “sfidė ndaj Ajaksit tė Shqipėrisė”, u konvertua nė njė rezultat total, tė pėrgjithshėm, 5-1 nė favorin e miqve. Duke shtuar kėsisoji numrin e golave tė shumtė qė pėsojnė skuadrat shqiptare nė Kupat e Europės.

……………………………………………………………………………………………………………….

Besa poshtėrohet nga grekėt e Olympiacos-it
“Europa League”, turi i parė
22.07.2010, ora 19:30
Stadiumi “Karaiskaqi”, Athinė

OLYMPICOS – BESA 6-1 (5-0)
Rezultati total: 11-1
Shėnues: Dudu 46′, 78′, Derbyshire 53′, Maresca 75′, 90′, Fetfatzidis 89′ / Dimitrija Lazarevski 48′

OLYMPIACOS
78 Urko Pardo (GK)
4 Olof Mellberg
5 Giorgos Galitsios
6 Óscar Gonzįlez (Kostas Mitroglou 46’)
8 Dudu (C)
10 Diogo (Ioannis Fetfatzidis 70’
11 Jaouad Zairi (Matt Derbyshire 46’)
14 Kevin Mirallas
15 Raśl Bravo
20 José Holebas
25 Enzo Maresca
Zevendesues
71 Antonis Nikopolidis (GK)
3 Franēois Modesto
9 Matt Derbyshire
18 Ioannis Fetfatzidis
22 Kostas Mitroglou
26 Denis Epstein
33 Giannis Papadopoulos
Trajner: Ewald Lienen

BESA
12 Edvan Bakaj (GK)
4 Betim Aliju
6 Semir Hadzibulic
7 Sokol Cikalleshi (Bazjon Tragaj 85’)
8 Minas Osmani
9 Edin Ferizovic
13 Artion Poēi (C)
17 Marco dos Santos
20 Paulin Dhėmbi (Ariel Shtini 72’)
21 Hakil Jakupi (Erand Hoxha 76’)
29 Dimitrija Lazarevski
Zevendesues
1 Orges Shehi (GK)
11 Saimir Celhaka
15 Erand Hoxha
16 Bazjon Tragaj
19 Gezim Krasniqi
30 Ariel Shtini
Trajner: Shpetim Duro
Gjyqtare: Lee Probert, Stephen Child, Scott Ledger (Angli)
Kartone te verdhe: Osmani, Aliju, Poci, Jakupi (B)

Po nė kuadrin e “Europa League“, po tė enjten e 22 korrikut 2010, njė tjetėr skuadėr shqiptare ka pėsuar humbje, madje shokuese, qė referuar shifrave totale, nė tė dyja sfidat, ėshtė poshtėruar. Fjala ėshtė pėr Besėn e Kavajės, qė ka luajtur nė Athinė, ndaj skuadrės sė njohur greke, Olympicos, nga i cili ėshtė mundur 6-1. Dhe po tė kesh parasysh se tė gjashtė golat i ka pėsuar nė pjesėn e dytė, del nė pah amatorizmi i verdhezinjve kavajas pėrballė grekėve tė Olympiacos, por edhe lėnia e tė gjitha llogarive pėr 45 minutat e dyta. Mesa duket, pjesa e parė duhej tė mbyllej nė barazim, madje me shifra tė bardha, pa u shėnuar asnjė gol. Kushedi se pėrse kėshtu, ndoshta pėr “nxehje“. Pėr tė shpėrthyer nė gola qė nė startin e pjesės sė dytė, 6 nga tė cilėt nė portėn e Besės, lojtarėt e sė cilės vetėm kanė shėtitur fanellėn verdhezi nė fushėn e blertė, por grekėt kanė pasur njė pikė mėshirė, sepse u kanė lejuar tė bėjnė golin e nderit. Madje “flakė pėr flakė“ me golin e parė tė tyre, si me “magji”. Nė fakt nuk ia vlen tė komentohet mė tej kjo ndeshje, sepse rezultati dhe mėnyra e shėnimit tė golave flet mė shumė se asgjė, por rezultati total, 11-1 (ndeshjen e parė nė Tiranė, Besa e kishte humbur 5-0), pėrbėn njė njollė tė madhe negative pėr klubin kavajas, qė do ta kujtojnė gjatė tifozėt e saj.
11 gola tė pėsuar dhe vetėm njė i shėnuar, mė shumė se futboll, tregon mjerimin e kėsaj loje nė skuadrat shqiptare, nė tė gjitha komponentėt. Nė rastin e Besės, mesa duket nuk ka bėrė fare punė as rivaliteti i egėr qė ka ekzistuar gjithnjė nė ndeshjet mes skuadrave, apo kombėtareve, tė dy vendeve tona fqinje. Nėse gjithmonė ėshtė bėrė fjalė pėr derbe tė zjarrta dhe “jetė a vdekje”, Besa kėsaj here ka ndryshuar “kurs”. Ndoshta ėshtė edhe punė mundėsish, ndoshta mė tepėr se kaq.