Ndihmoni Pafjale Shtyp butonin Like meposhte

+ Pėrgjigju kėsaj teme
Rezultatet 1 deri nė 2 prej totalit 2

Tema: Skėnderbeu nė botimet greke

  1. #1

    Skėnderbeu nė botimet greke

    Nga-Arben LLALLA

    Siē kemi shkruar mė parė arkivat greke fshehin shumė dokumenta historike qė lidhen me shqiptarėt. Nėpėr arkivat shtetėrore, kishat, manastiret, bibliotekat private mund tė gjenden gjėra me vlera tė larta pėr shqiptarėt si nė fushėn e gjuhėsisė ashtu edhe atė historike. Deri mė sot asnjė studiues shqiptar zyrtarisht nuk ka mundur tė futet nėpėr arkivat e shtetit grek sepse Greqia ėshtė kujdesur qė konservimi i tyre ti mbulojė pluhuri i harresės. Ka ndonjė studiues qė ka siguruar leje nga autoritetet greke qė tė studiojė vetėm disa ngjarje historike qė i pėrkasin fillimeve tė shek. XX, por revolucioni kulturor i rilindjes sė vetėdijes shqiptare ka nisur nė fillimet e shek. XIX. Me plot gojė mund tė thuhet lirisht se ka shumė dokumenta historike, gjuhėsore e kulturore qė janė botuar nė gjuhėn shqipe dhe greke nė fillimet dhe nga mesi i viteve 1800 nė Greqi. Por siē dhamė mė lart Greqia ėshtė kujdesur qė kėto gjėra me vlera tė larta pėr kombin shqiptar tė mos dalin nė dritė.
    Rreth njė viti mė parė nė rubrikėn MILOSAO sollėm faksimilet e disa librave grek qė shkruajnė pėr Skėnderbeun, por kėtė herė do tė sjellim pėr herė tė parė njė faksimile ku pasqyrohet Gjergj Kastrioti si dhe libra tė autorėve tė ndryshėm tė shek. 19 qė kanė shkruar pėr Heroin tonė.
    Figura e Heroit Kombėtar tė Shqiptarėve Gjergj Kastrioti duke qenė njė figurė madhėshtore e kanė ende zili fqinjėt tanė tė afėrt dhe tė largėt dhe janė munduar duke paguar studiues tė huaj pėr tė krijuar turbullira rreth legjendės sė Heroit tonė kombėtar. Por qėllimet dashakeqe nuk kanė mundur tė ngrenė pikėpyetje pėr Skėnderbeun dhe bėmat e tij madhėshtore. Shumė popujt tek figura e Skėnderbeut shikonin udhėheqėsin qė mund t’u printe atyre pėr tu ēliruar nga pushtuesit e ndryshėm. Njė ndėr popujt qė u frymėzuan nga betejat e udhėhequr nga Skėnderbeu ishin grekėt e shek.XIX. Grekėt e shekullit XIX duke mėsuar pėr trimėritė Skėnderbeut frymėzoheshin dhe luftonin kundėr Osmanėve pėr tė fituar pavarėsisė. Ka shumė shembuj pėr heronjtė e Kryengritjes greke tė 1821, qė ishin shqiptar ose siē i thėrrasin grekėt arvanitas, tė cilėt mbanin me krenari shenjėn e Bricjapit qė dikur e ka mbajtur Leka i Madh, Pirro i Epirit dhe Skėnderbeu.
    Gjatė kėrkimeve tė mia nėpėr disa biblioteka private dhe shtetėrore gjeta shumė libra nė gjuhėn greke qė flasin pėr historinė e kombin tonė tė botuara nė shek.XIX. Disa prej kėtyre librave pėrmenden tek-tek si bibliografi e shfrytėzuar, por qė nuk na janė sjellė tė plota nė botime. Midis shumė librave dhe broshurave gjeta disa libra origjinalė nė gjuhėn greke qė flisnin pėr trimėritė e Gjergj Kastriotit- Skėnderbe.
    Nė ēdo libėr qė flet pėr Historinė e Bizantit, pėr Historinė e Perandorisė Osmane dhe pėr Historinė e Kryengritjes greke tė 1821, ka njė kapitull tė veēantė pėr Skėnderbeun tė shoqėruar me pamjen e tij. Shpresojmė qė biografėt qė merren me figurėn e Skėnderbeut do ti shfrytėzojnė kėto libra qė hedhin dritė mbi kėtė mbret tė shqiptarėve qė i rezistojė pushtimit tė Osmanėve.
    SHQIPERIA E RIBASHKUAR E VETMJA ALTERNATIVE

  2. #2

    Replikė: Skėnderbeu nė botimet greke

    hej cna e kan merzit shpirtin kto greket!
    Atdhetar i perjetshem

+ Pėrgjigju kėsaj teme

Komenteti Juaj


Tema te ngjashme

  1. Skenderbeu-apoel nicosia 0-2
    By sabah in forum UEFA Champions League
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-07-11, 09:11 AM
  2. Incidente pas takimit Flamurtari-Skėnderbeu
    By sabah in forum Futbolli Shqipėtar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-05-11, 03:59 PM
  3. Skenderbeu: me Tiranen nuk lejohen gabime
    By sabah in forum Futbolli Shqipėtar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-04-11, 05:50 PM
  4. Dinamo-Skenderbeu 1-3
    By sabah in forum Futbolli Shqipėtar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-02-11, 04:41 AM
  5. Skenderbeu-Tirana 2-1
    By sabah in forum Futbolli Shqipėtar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-10-10, 05:49 PM

Rregullat e Postimit

  • Ju nuk mundeni te hapni tema te reja
  • Ju mundeni te replikoni
  • Ju nuk mundeni te postoni bashkengjitje
  • Ju nuk mundeni ndryshoni postimet

Fillimi i faqes · Pafjale.com · Arkiv · Kontakt

Duke perdorur kete websit jeni duke pranuar Rregullat e Perdorimit.

Copyright © All Rights Reserved · Design: Kati5