Nga-Admirina Peēi


Patric Najbor, doktor i shkencave politike dhe studiues francez i historisė mendon se Esat Pashė Toptani kishte njė strategji tė tijėn kur e dorėzoi Shkodrėn dhe u tėrhoq bashkė me ushtrinė e tij nga qyteti, duke ua lėnė atė nė dorė malazezve. Sipas tij ai u tregua jo tradhėtar, por largpamės dhe i shkathėt, meqėnėse disa ditė me vonė nėn presionin e Fuqive te Medha, mbreti Nikolla i Malit te Zi, u detyrua ta kthente qytetin.
Nė tė vėrtetė kjo ėshtė vetėm njė linjė nė librin e tij studimor “Historia e Shqipėrisė dhe e familjes sė saj Mbretėrore 1443-2007”, vepėr nė tė cilėn ai pėrpiqet tė vendosė tė vėrtetėn historike duke paraqitur me objektivitet, veēanėrisht nė saj tė burimeve tė jashtme faktet dhe personat, tė cilėt nuk janė njohur deri tani nga historiografia shqiptare. Ai thotė se “nė mėnyrė modeste jam munduar tė sjell njė kontribut nė rishikimin e historisė sė Shqipėrisė”, aq i debatuar kėto kohė. Libri i cili ėshtė botuar nė Francė para pak ditėsh, ėshtė i ndarė nė pesė vėllime. Nė vėllimin e parė autori ėshtė pėrqendruar kryesisht nė luftėn pėr pavarėsi qė zė vendin kryesor dhe pėr kėtė ai ka studiuar veprimet e Fuqive tė Mėdha pėr tė ruajtur ose zgjeruar sferat e tyre tė influencės, si dhe rolin e tyre nė zgjedhjen e princit Vilhelm Wied (1914). Po nė kėtė vėllim ai trajton edhe personazhin e Esat Pashė Toptanit, ku ndėr tė tjera shkruan: “Me shpalljen e Luftės se Parė Botėrore, Esat Pasha u rreshtua menjėherė nė anėn e Aleatėve nė krah tė te cileve ai luftoi dhe nga ana tjetėr duke pranuar qė ushtria serbe e dėrmuar nga lufta tė terhiqej duke kaluar nėpėr Shqipėri ai shpėtoi Frontin e lindjes si dhe vendosi Shqipėrinė nė kampin e fitimtarėve”.
Fan Noli dhe
Ahmet Zogu
Nė vėllimin e dytė tė librit, autori paraqet periudhėn e viteve njėzetė duke sjellė, sidomos, njė veshtrim tė ri persa i perket figurave tė Fan Nolit dhe Ahmet Zogut.
“Nė kundėrshtim me atė qė pėr shumė kohė ėshtė folur, Fan Noli, ishte larg tė qenurit demokrat mėqenėse qeveria e tij bolshevike eci drejt diktaturės duke shpallur nė tė gjithe vendin gjendjen e shtetrrethimit, duke vendosur gjykatat e jashtėzakonshme dhe duke mos mbajtur premtimin e tij pėr tė organizuar zgjedhjet.
Fan Noli nga ana tjetėr thoshte se “demokracia eshtė njė komedi hipokrite, parlamenti njė morg, dhe zgjedhjet e lira njė komedi e vertete”. Logjikisht meqėnėse Fan Noli ishte, si mbas “historise zyrtare”, demokrat, Ahmet Zogu duhej te ishte diktator nė njė kohe kur ai ishte njė pėrsonalitet nė ngjitje i kėsaj periudhe meqėnėse ka qenė me radhė minister i mbrendshėm, kryeministėr, dhe pastaj President i Republikės, para se tė behej mbret e qė do tė mund tė fliste nė emer tė tė gjithė shqiptarėve, territori i tė cilėve kishte qenė cunguar me 2/3 nga Konferenca e Ambasadorėve mbledhur ne Londer mė 29.07.1913...”
Sipas Patric Najbor, “studimi i periudhės zogiste tregon se mbreti Zog me realizimet e tij nė fushat institucionale, legjislative, edukative, shėndetėsore, ushtarake, diplomatike, ekonomike dhe nė drejtim tė zhvillimit tė ndėrtimit tė rrugėve dhe tė infrastrukturės sė vendit ka vendosur bazat e njė shteti modern, demokratik tė tipit perendimor dhe duke zėvendėsuar tė drejtėn e forcės me forcėn e tė drejtės, ai paraqitet si njeriu mė progresist i kohės. “Ataturku shqiptar” i vėtetė shfuqizoi feudalizmin, dekretoi shtetin laik dhe kontribuoi nė zhvillimin e ligjit per vendin e gruas nė shoqėrine shqiptare”.
Pėrpjekjet e
mbretit Leka I
Nė vėllimin e tretė Najbor pėrpiqet tė tregojė udhėtimin e gjate e tė vėshtirė tė familjes mbretėrore nė mėrgim dhe luftėn e vazhdueshme tė mbretit Leka I pėr ēlirimin e Shipėrisė nga komunizmi dhe tė Kosoves nga zgjedha Serbe.
Najbor na sjell pėr kėte problem nė vellimin e pestė edhe shumė dokumenta, shpesh tė panjohur, tė veprimėve tė ndryshme politike tė mbretit Leka. “Mund tė themi se pertej mosmarrėveshjeve tė shqiptarėve tė diasporės, mbreti Leka ka punuar per ribashkimin e kombit shqiptar”, shkruan Najbor. Mė tej nė kėtė vėllim autori tregon se si Princi trashėgimtar Leka II eshtė pėrgatitur pėr t’i shėrbyer vendit tė tij.
Kthimi i familjes mbretėrore
Nė vellimin e katėrt Najbor tregon kthimin e familjes mbretėrore nė Shqipėri dhe rrethanat politike tė viteve 2000 si nė Shqipėri ashtu edhe nė rajon. Kėto rrethana sollėn pas njė rruge tė gjatė pavaresinė e Malit tė Zi 03.06.2006 pastaj tė Kosovės 17.02.2008, kthimin ne pushtet tė Sali Berishes 03.09.2005 dhe tranzicionin e gjatė e tė vėshtirė demokratik, marrjen tė pandehur tė Ramush Haradinaj 07.03.2005, miratimin nga parlamenti tė ligjit pėr familjen mbretėrore 08.05.2003, kthimin e pallatit tė princeshave 05.11.2005, nėnshkrimin e Marrėveshjes sė Stabilizim Bashkimit 12.06.2006, si dhe vdekjen e presidentit Ibrahim Rugova 22.01.2006 dhe tė mbretėreshave Geraldinė 22.10.2002 dhe Suzan 17.07.2004.
Dokumneta
nga arkivat
Vellimi i pestė i ėktij libri pėrmban dokumenta tė arkivave, tė traktateve ndėrkombėtare dhe tė marrėveshjeve sekrete, tė letrave dhe pemėve gjenealogjike. Duke botuar kėto tekste origjinale nė tėrėsinė e tyre, najbor tregon mė shumė se permendjen e thjeshtė tė tyre, me qellim qė lexuesi tė ketė mundėsi vetė tė shprehė mendimin e tij mbi faktet e treguara. Libri pėrfundon me njė bibliografi tė pasur tė veprave tė shekullit tė XV e deri nė ditėt tona.