Pas disa muajsh audicionesh dhe thashethemesh, “Columbia Pictures”, mė nė fund ka pėrzgjedhė aktorin qė do tė interpretojė nė pjesėn tjetėr tė filmit, “Spajdermen”. Bėhet fjalė pėr Andre Garfilld, 27 vjeēarin londinez, pak i njohur pėr publikun e gjerė. Por e kemi parė nė “Parnasus”, djali i cili e mashtron djallin tė Teri Uilliamit.

Kėtė herė Garfilld do tė zėvendėsojė Tobi Mekguajer dhe ky rol do tė jetė njė vazhdim i suksesshėm nė karrierėn e tij kinematografike. Shtėpia e prodhimit, “Columbia Pictures”, ka vendosur tė lėrė mėnjanė drejtorinė Sam Raimi dhe planet e tij pėr njė episod tė katėrt tė sagės dhe tė rinisė ekskluzivisht nga e para: protagonistė tė rinj, origjinė tė re, regji tė re dhe ide tė reja nė lidhje me zhvillimin e ngjarjeve nė film.

“Pavarėsisht se emri i tij mund tė tingėllojė i panjohur, ata qė e njohin punėn e kėtij aktori tė ri, e dinė qė do tė sjellė shumė tė papritura tė suksesshme”,- ka thėnė pėr Garfilldin, regjisori Mark Veber. Ai mė tej ka shtuar se aktori i ri ka njė kombinim tė theksuar tė inteligjencės dhe sharmit. Andre Garfilld ėshtė pėrzgjedhur midis aktorėve si Jamie Bell, Aaron Johnson, Anton Yelchin, Logan Lerman etj.(Botasot)