Pas 18 vjetėsh pėrpjekje qe drama shqipe tė bėhej pjesėmarrėse nė njė prej bienaleve mė tė rėndėsishme nė botė, sic ėshtė ajo e Bonit, Allegretto Albania me nė fund pėrfaqėson Teatrin Kombetar dhe Shqipėrinė nė Wisbaden-festival, ish- Bienalja e Bonit, nė Gjermani.
Drama e shkruar nga Stefan Capaliku, fituese e konkursit kombetar te drames shqipe ne 2007-en dhe me regji te Altin Bashes, u perzgjodh nga grupi i selektoreve te festivalit per vlerat e saj autentike dhe qe ishte e pashfaqur ne festivale e tjera.
Allegretto Albania solli para publikut dhe kritikes gjermane njė tematikė tė prekshme tė realitetit shqiptar.Me skenografi dhe kostumografi te Iliriana Loxhės, komedia serioze, siē jemi mesuar ta quajme, percjell historinė e njė familjeje tė ngujuar pėr arsye gjakmarrjeje. Njė kryefamiljar i ngujuar me familjen pėr shkak tė njė krimi qė nuk e ka kryer vetė, por qe eshtei detyruar tė pėrgjigjet nė bazė tė ligjeve tė Kanunit. Shfaqja i ngjan njė procesi diagnostikimi mjekėsor, nepermjet se cilit zbėrthehen karakteret e njerėzve qė nuk e kanė zgjedhur fatin e tyre.
Ndėrkohė qe tė gjitha situatat ne komedi ndodhin pikėrisht nė kulmin e stinės koncertore te njohur ne Shqiperi nen okelion Allegretto Albania. Duke ia dale mbane te jetė pjesė e bienales me famė ndėrkombėtare, nė tė cilėn shprehen tendencat e sotme tė dramaturgjisė dhe tė gjitha elementeve tė tjera tė teatrit, Allegretto Albania me intepretimin e aktoreve Mirush Kabashi, Olta Daku, Vasian Lami, Ahmet Pasha, Gazmend Paja, Xhejni Fama, Klea Rondo u vleresua mes 24 trupave konkurrente si me e mira, duke rrembyer ne kete menyre edhe Cmimin e Kritikes.
Tek Ēapaliku kemi gjetjen, lojen pėr tė qenė bindės dhe pėr tė dhėnė njė mesazh, njė moral, njė katarsis. Komikja pėrballė pasojės, jo krimit, por fateve qė e vuajnė, tė shumtėn e rasteve padrejtėsisht, dėnimin qė vjen nga njė kanun i stėrlashtė me nenet dhe paragrafėt mesjetarė. Publiku gjerman pa nje realizim skenik jo tė zakonshėm, pėrmasat e tė cilit e kane tejkaluar zhvillimin teatror mbareshqiptar./tch/



Pėrgjigju me citim