Holanda ėshtė skuadra e parė finaliste e kampionatit botėror, pas fitores 3-2 ndaj Uruguait nė ndeshjen e zhvilluar nė Kejp Taun. Nė njė sfidė tė mbushur me emocione, tulipanėt kanė siguruar njė kualifikim tė vėshtirė pėrballė njė ekipi qė me emra qėndron mė poshtė, por aspak nė zemrėn dhe kurajon e treguar nė fushė. Amerikano-jugorėt nuk janė dorėzuar deri nė ēastet e fundit, duke i dhėnė emocione tė shumta njė sfide qė nė dukej mendohej e lehtė. E megjithatė, Holanda ka mundur tė kalojė nė finale tė Kupės sė Botės pas 32 vjetėsh, duke treguar njė nivel tė lartė organizimi. Pavarėsisht kurajos sė djemve tė Tabarez, tulipanėt kanė merituar gjithēka nė kėtė takim.
Nė pjesėn e parė ishte Xhovani Van Bronkhorst qė hapi serinė e golave me njė goditje nga 40 metra qė pėrfundoi nė rrjetėn e portės sė mbrojtur nga Muslera. Njė silurė e vėrtetė e kapitenit holandez, qė zhbllokoi ndeshjen nė njė moment qetėsie. Por, 4 minuta nga pėrfundimi i pjesės sė parė, Diego Forlan ka barazuar shifrat me njė tjetėr goditje nga larg, qė e ka bėrė tė kotė hedhjen e portierit Stekelenburg.
Skuadrat kanė shkuar nė dhomat e zhveshjes me kėtė rezultat, ndėrkohė qė pjesa e dytė ka nisur mė e mirė pėr holandezėt. Uruguai ėshtė kthyer i tėri nė mbrojtje, duke lėnė pėrpara vetėm Forlan e Kavanin, ndėrsa tulipanėt kanė krijuar shumė pėrpara Muslerės. Minuta e 70-tė ka rezultuar fatale pėr amerikano-jugorėt. Pas njė aksioni tė gjatė, Shnajder godet lehtė nė zonė dhe topi pėrfundon nė rrjetė, duke i dhėnė jetė gėzimit holandez. Pas 3 minutash, njė tjetėr aksion i nisur nga Shnajder dhe Roben finalizon me kokė krosin e Dirk Kajt. 3-1 dhe ēdo gjė duket e mbyllur, por Uruguai hidhet i tėri nė sulm dhe nė minutėn e dytė shtesė gjen golin e dytė, kėtė herė me anė tė Maksi Pereirės.
Dy minutat e mbetura kanė qenė njė makth i vėrtetė pėr holandezėt, pasi Uruguai ka qenė i tėri nė sulm dhe pėr pak arriti tė barazonte. Gjithsesi, skuadra e Tabarez largohet nga Kupa e Botės me kokėn lart dhe me shijen e njė futbolli tė bukur tė dhuruar nė 6 ndeshjet e zhvilluara deri mė tani. Tashmė Uruguai do tė presė edhe finalen pėr vendin e tretė e tė katėrt qė do tė luhet tė shtunėn, ndėrkohė qė Hollanda do tė ketė shansin tė luftojė pėr Kupėn e parė tė Botės nė historinė e saj.




Pėrgjigju me citim