Dhimbje koke pėr tė dy trajnerėt nė prag tė gjysmėfinales mes Uruguajit dhe Holandės, qė do tė luhet nesėr nė orėn 20:30 nė “Green Point Stadium” tė Kejp Taunit.Ndeshja do te drejtohet nga gjyqtari Ravshan IRMATOV (UZB)
Holandezi Bert van Marvijk nuk mund tė mbėshtetet te sulmuesi Robin van Persi, i cili pėsoi njė dėmtim nė ēerekfinale kundėr Brazilit. Mungesa e tij bėhet akoma mė shqetėsuese edhe me mungesat e De Jong dhe Van der Viel, tė dy pėr arsye kartonash.

Nuk ėshtė mė e mirė situata nė kampin uruguajan. Kapiteni Diego Lugano nuk do tė zbresė nė fushėn e lojės pas dėmtimit tė pėsuar nė pėrballjen me Ganėn. “Nėse nuk jam 100 pėr qind nė formė nuk luaj. Kam kryer stėrvitje nė palestėr por gjuri po mė krijon probleme. Eshtė njė situatė e ndėrlikuar me tė cilėn duhet tė pėrballem me qetėsi edhe pse bėhet fjalė pėr gjysmėfinalen e botėrorit”, theksoi Lugano.

Pėrveē kapitenit, Oskar Tabarez duhet tė bėjė edhe pa sulmuesin Suarez, i cili u largua me karton tė kuq nė fundin e ēerekfinales dramatike pėrballė Ganezėve. Nė fakt, ishte dora shpėtimtare e bomberit tė Ajaksit, qė nuk lejoi topin tė nxirrte Uruguajin jashtė botėrorit.