Ndihmoni Pafjale Shtyp butonin Like meposhte

+ Pėrgjigju kėsaj teme
Rezultatet 1 deri nė 4 prej totalit 4

Tema: Gjermani-Argjentine 4-0

  1. #1

    Gjermani-Argjentine 4-0



    Gjermania e Joachim Loew ka kaluar nė gjysmėfinalen e botėrorit Afrikė e Jugut 2010, pasi ka gjunjėzuar me rezultatin 4-0 Argjentinėn e Maradonės.

    Gjermanėt kanė kaluar tė parėt nė avantazh me anė tė Muller, i cili ka devijuar lehtė me kokė njė kros tė hedhur nė zonė nga Schweinsteiger.

    Pas golit lojtarėt argjentinas kanė tentuar tė barazojnė duke vėnė nėn presion gjermanėt, por kėta tė fundit kanė kryer kundėrsulme mė tė rrezikshme.

    Nė pjesėn e dytė, latinėt kanė bėrė sėrish presing nė zonėn gjermane, por pa arritur tė shėnojnė.

    Pas pak momentesh, gjermanėt kanė rimarrė kontrollin e lojės dhe kanė dyfishuar rezultatin me anė tė Klose, qė futi lehtė nė portė njė asist tė dhėnė nga Podolski.

    Vetėm pak minuta mė vonė, Schewinsteiger ka dhuruar njė spektakėl tė vėrtetė nė zonėn argjentinase, pasi ka dribluar tre mbrojtės ka dhėnė njė asist pėr Firedrich, qė ka cuar rezultatin nė tre me zero.

    Aty kur mendohej se loja ishte mbyllur, gjermanėt kanė bėrė njė sulm tė ri nė minutėn e ’88, i cili ėshtė finalizuar me njė gol tė lojtarit me origjinė polake, Klose, i cili ėshtė rikonfirmuar si njė prej shėnuesve mė tė mirė.

    Argjentina nuk ka dhėnė atė lojė qė pritej. Ylli i saj Leo Messi nuk ka pasur hapėsira pėr tė vepruar, ashtu si dhe Tevez, qė ka qenė nė cdo cast nėn mbikėqyrjen e mbrojtėsve gjermanė. Tani kombėtarja gjermane do tė ndeshet nė gjysėmfinale me ekipin e Spanjes
    SHQIPERIA E RIBASHKUAR E VETMJA ALTERNATIVE

  2. #2

    Replikė: Gjermani-Argjentine 4-0

    Kush Argjentina?! No problem....
    Atdhetar i perjetshem

  3. #3

    Replikė: Gjermani-Argjentine 4-0

    Cuni tu ka shkri gjaku tani e.Fol sinqerisht se si u ndjeve pas humbjes se gjermanit me serbin?

  4. #4

    Replikė: Gjermani-Argjentine 4-0

    asi lloj problemi, grupin nuk e diskutojsha fare....frik eshte kur kalon fazen e grupit

    ankthi vazhdon...........

+ Pėrgjigju kėsaj teme

Komenteti Juaj


Tema te ngjashme

  1. Argjentinė – Shqipėri, tė hėnėn nė ora 23:15
    By sabah in forum Futbolli Shqipėtar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-06-11, 05:39 AM
  2. Argjentine - Meksike 3:1
    By sabah in forum Kupa e Botes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-06-10, 02:16 PM
  3. Argjentine-Greqi 2-0
    By sabah in forum Kupa e Botes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-06-10, 05:35 PM
  4. Gjermani-Serbi 0-1
    By sabah in forum Kupa e Botes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-06-10, 05:29 PM
  5. Argjentine 1- 0 Nigeri
    By sabah in forum Kupa e Botes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-06-10, 05:05 PM

Rregullat e Postimit

  • Ju nuk mundeni te hapni tema te reja
  • Ju mundeni te replikoni
  • Ju nuk mundeni te postoni bashkengjitje
  • Ju nuk mundeni ndryshoni postimet

Fillimi i faqes · Pafjale.com · Arkiv · Kontakt

Duke perdorur kete websit jeni duke pranuar Rregullat e Perdorimit.

Copyright © All Rights Reserved · Design: Kati5