Brazili ėshtė kualifikuar pėr nė cerekfinale, pas triumfit 3-0 ndaj Kilit, nė njė ndeshje qė 5 herė kampionėt e botės e dominuan totalisht.Brazili ėshtė kualifikuar lehtėsisht pėr nė ēerekfinale tė Kupės sė Botės, duke mundur 3-0 Kilin. Pesė herė kampionėt e botės kanė konfirmuar serinė pozitive ndaj skuadrės qė drejtohet nga Marselo Bielsa, duke e mundur atė pėr herė tė nėntė radhazi dhe pėr herė tė gjashtė nėn drejtimin e Karlos Dungėn. Takimi i mbrėmshėm ka qenė njė spektakėl i vėrtetė i brazilianėve, qė nuk kanė menduar aspak tė mbrohen, por kanė sulmuar papushim. Kilianėt luftuan vetėm nė 30 minutat e para, mė pas iu dorėzuan mė tė fortit nė fushėn e lojės. Pas kėtij takimi, Brazili do tė ndeshet tė premten nė orėn 16.00 me Holandėn, nė atė qė pritet tė jetė njė nga sfidat mė tė bukura tė kėtij Botėrori.
Mbrojtėsi i Romės Huan ishte ai qė gjeti rrugėn e golit nė minutėn e 35-tė, duke realizuar me kokė pas njė goditje kėndi. Kilianėt u hodhėn nė sulm, por duke lėnė shumė hapėsira mbrapa. Vetėm 3 minuta mė pas, ka ardhur edhe goli i dytė i brazilianėve. Robinjo pason pėr Kaka dhe ky e dėrgon topin te Luis Fabiano, i cili shmang edhe portierin dhe realizon. Praktikisht takimi ėshtė mbyllur kėtu, ndėrkohė qė lojtarėt e Dungės kanė dhuruar edhe disa prekje magjike nė fushė. Nė pjesėn e dytė, goli i Robinjos nė minutėn e 59-tė, pas njė aksioni spektakolar tė Ramires, vulosi ndeshjen. Brazilianėt nuk menduan mė tė sulmonin, duke administruar qetėsisht rezultatin.(b.web)




Pėrgjigju me citim