Kombėtarja e Holandės ka shėnuar edhe fitoren e katėrt nė Kampionatin botėror, Afrika e Jugut 2010. Tulipanėt nė kuadėr tė ndeshjes sė tetės sė finales kanė ngadhėnjyer ndaj Sllovakisė me rezultat 2:1 dhe kualifikohen nė ēerekfinale. Gjatė tėrė kohės, holandezėt e kanė kontrolluar lojėn duke i lėnė mundėsi Sllovakisė qė vetėm me anė tė kundėrsulmeve tė bėjnė mė shumė. Megjithatė, edhe rastet e sllovakėve nuk munguan, tė cilėt qė nė minutėn e dytė kėrcėnuan portierin, Stekelenburg, pas goditjes sė Jendrisek. Nė minutėn e 11-tė edhe holandezėt provojnė tė gjejnė nė befasi portierin sllovak, kur Sneijder goditi nga distanca. Nuk kaloi mė shumė se shtatė minuta dhe kapitulloi portieri sllovak, Mucha. Rooben nga rreth 20 metra gjuajti saktė nė kėndin e djathtė tė ultė tė portės rivale, 1:0. Ai sė pari u shėrbye nga mesfushori Sneijder, i cili pasi rrėmbeu topin nė fazėn e mbrojtjes me tė parėn asistoi pėr kėmbėshpejtin Robben, i cili goditi saktė. Mė pas, tė portokalltit vazhduan me mbajtjen e topit por pa shėnuar ndonjė rast konkret. Lojė e njėjtė vazhdoi edhe pas pushimit tė gjysmėlojės, ndėrkohė qė Van Persi ishte ai qė hodhi njė gjuajte tė fuqishme nga goditja e lirė. Mė pas brenda dy minutave sllovakėt patėn dy raste tė mira shėnimi, por portieri holandez reagoi pėr mrekulli duke ndalur gjuajtjet e Stoch e mė pas edhe tė Vittek. Nė minutėn e 84, Holanda dyfishoi rezultatin, sė pari Kuyt kaloi portierin rival mė pas shėrbeu mirė Sneijderin, qė pikėrisht nga pika e penalltisė tundi rrjetėn e sllovakėve, 2:0. Nė minutėn e fundit shtesė, Vittek ngushto epėrsinė e holandezėve pasi realizoi nga pika e bardhė, pasi qė mė parė u ndal nė mėnyrė tė palejuar nga portieri Stekelenburg.




Pėrgjigju me citim