Kliko pėr version me te madh

Emri:	rama-konf.jpg
Heret qė ėshtė pare:	7
Madhesia:	14.1 KB
ID:	1002

Kryetari i Partisė Socialiste Edi Rama pėrmes njė letre drejtuar krerėve tė grupeve parlamentare nė Parlamentin Europian Josef Doll dhe Martin Shultz e pėr dijeni edhe komisionerit pėr Zgjerim Shtefan Fyle ka rikonfirmuar gadishmerine e Partise Socialiste dhe opozites ne tėrėsi pėr zgjidhjen e krizės pėrmes dialogut politik. Duke cilesuar si mjaft te rendesishem nderhyrjen e bere nga dy drejtuesit e larte te grupimeve te majta e te djathta, kryesocialisti Rama thekson ne leter se qeveria nuk ka treguar dhe nuk po tregon asnje lloj angazhimi per zgjidhjen e krizes politike.

“Me barrėn e pėrgjegjėsisė sė detyrės pėr tė pėrfaqėsuar jo vetėm partinė time, as edhe thjesht koalicionin opozitar, i cili sot shtrihet majtas e djathtas nė njė grupim tė madh partish nė kėrkim tė transparencės sė zgjedhjeve tė shkuara, por aspiratėn e madhe tė Shqipėrisė e tė shqiptarėve pa dallim pėr lėvizjen e lirė dhe integrimin europian, unė dėshiroj t’Ju bėj me dije se mbetem plotėsisht i gatshėm tė vazhdoj pėrpjekjen pėr gjetjen e zgjidhjes pėrmes dialogut”, shkruan Rama.

Ne leter kryetari i PS-sė, thekson se ne tryezen e negociatave opozita ka treguar angazhim maksimal per zgjidhjen e krizes, por sipas tij pala tjeter refuzon cdo zgjidhje qe garanton transparencen dhe kushtetueshmerine Zoti Rama ne leter quan paresor faktin se Shqiperise i duhet medoemos konsensusi pasi ne te kundert sic kane theksuar edhe nderkombetaret kjo do te rrezikonte proceset euro-integruese te vendit.

“Sot Shqipėrisė i duhet me patjetėr njė zgjidhje pėr tė hapur rrugėn e integrimit, duke pėrmbushur denjėsisht kriterin e Kopenhagenit dhe duke lėnė pas njė krizė qė nuk mund tė mbulohet pa u zgjidhur. Shqiptarėve u duhet medoemos njė pėrpjekje e posaēme, e tė gjitha forcave politike, pėr tė kapėrcyer hendekun e hapur mes tyre dhe Europės duke i hapur rrugė transparencės si edhe njė sėrė reformash jetike pėr demokratizimin, modernizimin, integrimin”, thote Rama.

Ne perfundim te letres kryesocialisti Rama ka shprehur edhe njehere vullnetin e opozites per t’i dhene fund krizes politike e cila se bashku me paaftesine e kesaj qeverie po rrenon cdo dite e me shume sipas tij familjet shqiptare!