Kliko pėr version me te madh

Emri:	torreadori-frikacak.jpg
Heret qė ėshtė pare:	3
Madhesia:	12.9 KB
ID:	986

Njė toreador nė fushėbetejė duhet tė jetė njė luftėtar i vėrtetė dhe simbol i njeriut luftarak e sypatrembur, por e kundėrta ka ndodhur me njė 22 vjecar meksikan.

Christian Hernandez, si askush tjetėr mė parė ka zbritur nė “Plaza Mexico” ku i kanė mjaftuar pak sekonda pėrballė demit pėr tė ndryshuar pėrgjithmonė mendje.

Ai ėshtė penduar duke kaluar murin rrethues duke u hedhur nė arenė. “Ky sport nuk bėn pėr mua”, ka thėnė me njė sinqeritet tė tepruar Hernandez. Por dita ters pėr ish toreadorin nuk ka pėrfunduar kėtu pasi gjyqtari i arenės ka urdhėruar arrestimin e 22 vjecarit pėr shkak tė prishjes sė njėanshme tė kontratės.

Pak mė vonė ai ėshtė paraqitur para gjykatėsit ku u mjaftua me pagesėn e njė gjobe. “Nė deponimin tim tregova tė vėrtetėn duke thėnė se kisha shumė frikė dhe nuk mund ta vrisja kafshėn”, shtoi i riu gjatė deklaratės pėr mediat./tch/