Ndihmoni Pafjale Shtyp butonin Like meposhte

+ Pėrgjigju kėsaj teme
Rezultatet 1 deri nė 2 prej totalit 2

Tema: Statistikat, bien tė ardhurat nga turizmi

  1. #1

    Statistikat, bien tė ardhurat nga turizmi

    Kliko pėr version me te madh

Emri:	euro-numerimi.jpg
Heret qė ėshtė pare:	113
Madhesia:	12.0 KB
ID:	969

    Hyrjet valutore nga shėrbimet e udhėtimit nė periudhėn janar-mars tė kėtij viti u ulėn me 50 milionė euro ose me 23.8 pėr qind nė krahasim me tė njėjtėn periudhė tė vitit 2009, bėhet e ditur nga statistikat e Llogarisė Korrente tė publikuara dje nga Banka e Shqipėrisė.

    Hyrjet nga shėrbimet e udhėtimit nė vend qenė 161 milionė euro pėr periudhėn janar-mars tė kėtij viti nga 212 milionė euro nė periudhėn janar-mars 2009.

    Nė tė njėjtėn kohė, shqiptarėt duket se shpenzuan 177 milionė euro nė udhėtime jashtė vendit ose 45 milionė euro mė pak se njė vit mė parė.

    Nė sektorin e shėrbimeve tė udhėtimeve, vendi ynė pėsoi njė deficit prej 15 milionė eurosh.

    Deficiti ėshtė i zakonshėm pėr kėtė periudhė tė vitit.

    Rėnia e madhe nė tė ardhura duket se lidhet veēanėrisht me udhėtimet zyrtare, tė cilat vitin e kaluar ishin shumė mė tė mėdha se kėtė vit, pėr shkak tė zyrtarėve apo gazetarėve tė huaj qė erdhėn nė vendin tonė pėr monitorimin e fushatės sė zgjedhjeve parlamentare.

    Sipas tė dhėnave tė BSH, Shqipėria pati 1.3 miliardė euro tė ardhura dhe 1.13 miliardė euro shpenzime nga shėrbimet e udhėtimit vitin e kaluar.

    Tė ardhurat u rritėn me 10 pėr qind kundrejt vitit 2008, ndėrsa shpenzimet u rritėn me 6.7 pėr qind./tch/

  2. #2

    Replikė: Statistikat, bien tė ardhurat nga turizmi

    Tani megjithmend po ndjehen efektet e krizes boterore ne shqiperi.Pavaresisht se shqiperia ka qene ne krize per gjithe kohen ,tani doli e verteta se shqiperia mbahej gjalle fale pareve qe dergonin emigrantet.E per cfare turizmi diskutohet ketu tek ne.Turizmi ne shqiperi mund te sillte te ardhura te konsiderueshme nese do te menaxhohej ashtu sikunder ne vendet fqinje.Mungesa e infrastruktures se nevojshme,cmimet e larta perkundrejt sherbimeve te ofruara e bejne turizmin shqiptar te pakendshem jo vetem per turistet e huaj por edhe per ata vendas.Eshte per te ardhur keq qe paraja del nga shqiperia dhe futet ne xhepat e pronareve te hoteleve ne Mal te Zi,turqi etj. per arsyet e permendura me siper.
    Edituar pėr herė tė fundit nga sabah : 20-07-10 nė orėn 01:23 PM
    SHQIPERIA E RIBASHKUAR E VETMJA ALTERNATIVE

+ Pėrgjigju kėsaj teme

Komenteti Juaj


Tema te ngjashme

  1. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-04-11, 05:46 PM
  2. Zbulohet pėrse bien flokėt tek meshkujt
    By sabah in forum Shėndeti
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-01-11, 01:29 PM
  3. Emigrantėt nuk investojnė bien shitjet e banesave
    By sabah in forum Ekonomi dhe Biznesi
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-12-10, 10:38 AM
  4. Turizmi Bregdetar!
    By Bruno in forum Arti Dhe Kultura
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-04-09, 02:27 PM
  5. Turizmi Shqipetar
    By olgeri in forum Tema tė lira
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-06-08, 11:16 PM

Rregullat e Postimit

  • Ju nuk mundeni te hapni tema te reja
  • Ju mundeni te replikoni
  • Ju nuk mundeni te postoni bashkengjitje
  • Ju nuk mundeni ndryshoni postimet

Fillimi i faqes · Pafjale.com · Arkiv · Kontakt

Duke perdorur kete websit jeni duke pranuar Rregullat e Perdorimit.

Copyright © All Rights Reserved · Design: Kati5