Politikani i vjetėr socialist, Servet Pėllumbi sapo ėshtė kthyer nė Shqipėri, vizitoi dje grevistėt e urisė nė ēadrat para Kryeministrisė. Me njė tufė lule nė dorė, tė cilėn ia ka dhuruar kėngėtares Elsa Lila, Pėllumbi foli me deputetėt dhe mbėshtetėsit e PS-sė qė prej 16 ditėsh vijojnė grevėn nė pritje tė njė zgjidhjeje pėr transparencėn e zgjedhjeve. Pėllumbi i bėri thirrje dje kryeministrit qė tė gjejė kurajė dhe tė lėshojė pėr tė arritur njė kompromis pėr tė mirėn e vendit. Nė tė kundėrt, ka bėrė tė qartė Pėllumbi, "ka njė limit gjithēka, ka njė limit greva, ka njė limit durimi, ka njė limit demokracia dhe vjen njė moment qė e merr nė dorė populli. Po u shndėrrua populli nė turmė, destabilizohet vendi". "Tani ka ardhur njė moment qė duhet tė mendohet me pjekuri, me maturi, pasi ka njė limit pakėnaqėsie, mosfunksionimi i demokracisė dhe institucioneve dhe vjen njė moment kur populli nuk e zgjidh mė politikėn, por e zgjidh vetė si turmė, dhe ndaj duhet shmangur kjo, por duhen bėrė lėshime", - tha profesori socialist pėr gazetarėt pas vizitės nė brendėsi tė ēadrės. "Palėt tė gjejnė mundėsitė tė zgjidhin problemet dhe tė mos lejojnė agravim tė situatės politike nė Shqipėri", - u shpreh Pėllumbi. "Unė e quaj tė pafalshme qė ėshtė dita e 16-tė e grevės dhe forcat nuk janė ulur ende nė tavolinėn e bisedimeve. Nuk mendoj se ēėshtja ka ngecur nė detaje, por nė mentalitet, nė kulturėn demokratike. Nė demokraci duhet tė lėshojnė tė dyja palėt, pra duhet gjetur njė zgjidhje e mesme. Duhet tė tėrhiqen nga pozicionet fillestare dhe nė rastin konkret, PS-ja mė duket se ėshtė tėrhequr, pasi kėrkon thjesht hapjen e materialeve zgjedhore dhe jo tė kutive", - theksoi Pėllumbi. Tashmė, vijoi ai, "edhe kryeministri Berisha duhet tė bėjė tėrheqjen e tij". Ish-kreu i Kuvendit shtoi gjithashtu se PD-ja duhet tė tėrhiqet nga pozicioni fillestar, pasi kjo situatė rrezikon vendin. Duke folur pėr ndarjen e intelektualėve, Pėllumbi tha se "intelektualėt qė mendojnė pėr tė ardhmen, duhet tė thonė me forcė mendimin e tyre, t'i pėrkushtohen kėsaj situate. Realisht, ajo qė duket humbje e njėrit ose e tjetrit, ėshtė fitore e demokracisė dhe historia pėr kėtė do t'i vlerėsojė", - pėrfundoi Pėllumbi.
(GazetaShqiptare)



Pėrgjigju me citim