![]()
Trajneri i Ēelsit beson nė suksese tė mėtejshme me grupin e futbollistėve blu
Karlo Anēeloti ka paralajmėruar skuadrat e tjera se puna e tij nė futbollin anglez sapo ka filluar, teksa po shijon titullin e Premier Ligės qė nė debutimin e tij. Ēelsi i Anēelotit e fitoi titullin pėr herė tė parė qė prej dy titujve tė fituar nė kohėn e Hoze Mourinjos, mė 2005 dhe 2006. Nė ndeshjen e luajtur tė dielėn, Ēelsi mundi 8-0 Uiganin dhe u shpall kampion i Anglisė.
Kjo fitore i dha mundėsinė bluve tė Londrės ta mbyllnin kampionatin me njė pikė mė shumė se Manēester Junajtid, qė nuk arriti ta merrte titullin pėr herė tė katėrt radhazi. Blutė e Anēelotit shėnuan 103 gola kėtė sezon, duke u bėrė skuadra e parė qė e kalon shifrėn e 100 golave nė sezonin e Premier Ligės. Didiė Drogba shėnoi 29 gola kėtė sezon falė 3 golave tė shėnuar kundėr Uiganit, duke marrė trofeun Kėpuca e Artė.
Anēeloti beson se skuadra e tij ka shanse tė jetė edhe mė e suksesshme, edhe pse ka njė numėr jo tė vogėl lojtarėsh mbi 30 vjeē. Unė mendoj se ky klub do tė ketė njė tė ardhme sepse kėta lojtarė nuk janė tė moshuar, ndaj do tė kemi njė skuadėr tė mirė edhe pėr vitin qė vjen si dhe pėr disa sezone radhazi, ka thėnė ai.
Trajneri italian ka shprehur kėnaqėsinė e tij pėr mėnyrėn se si reagoi skuadra e tij ndaj presionit qė ushtrohej nga opinioni para ndeshjes sė fundit, edhe pse do tė luante kundėr Uiganit qė kishte mungesa dhe njė bilanc shumė negativ nė transferta. Ne bėmė njė ndeshje tė mirė dhe ky ishte synimi ynė. Donim tė fitonim ndeshjen dhe titullin.
Ne jemi shumė tė lumtur dhe dua tė falėnderoj para sė gjithash pronarin e klubit, Roman Abramoviē, pastaj klubin dhe kėdo qė ka punuar me mua kėtė sezon, qė mė ka pėrkrahur ēdo ditė. Mbi tė gjitha falėnderoj lojtarėt e mi. Gjeta njė skuadėr fantastike qė punonte pa u lodhur ēdo ditė, duke pasur njė atmosferė tė mirė nė grup. E fituam kėtė titull si skuadėr e jo si individė. Eshtė njė moment fantastik. Jam shumė i lumtur qė fituam titullin qė nė sezonin tim tė parė. Gjeta njė klub tė mirė dhe ishte mė e lehtė pėr mua tė jepja maksimumin, ka thėnė Anēeloti, i cili ka shtuar se fitoret kundėr Junajtid kanė qenė themeli i triumfit.
Fitoret kundėr Junajtid kanė qenė themelore, sepse na e shtuan besimin dhe e ulėn moralin e Junajtid, ka thėnė ai. Tani Ēelsi do tė fokusohet nė ndeshjen e fundjavės kundėr Portsmuthit nė finalen e Kupės sė Federatės, pasi mund ti fitojnė pėr herė tė parė kėto dy trofe. Mė pas do tė nisin bisedat me Roman Abramoviēin pėr planet e merkatos. Pėr momentin, ka kohė pėr kėtė. Vendimet do tė merren sė bashku nė tė ardhmen.
Nuk mendoj se do tė ndryshojmė shumė gjėra. Pėr Frenk Lampard ky titull ishte shumė i rėndėsishėm: Ka qenė e jashtėzakonshme se si e fituam titullin dhe e mbyllėm sezonin. E merituam titullin. Dy titujt e parė me Mourinjon janė fituar relativisht lehtė dhe ishin specialė sepse ishin tė parėt, por ky ishte shumė special sepse ishte shumė i vėshtirė, ka thėnė Lampard!
Lajmet Nga Futbolli Anglez - AlbStation.Com



Pėrgjigju me citim