![]()
Trajneri i Manēesterit: A kam zgjedhur taktikėn e duhur? A duhet tė futemi nė merkato?
Dėshtimi i Manēester Junajtid pėr tė fituar titullin e katėrt radhazi e ka bėrė trajnerin Alek Ferguson tė mendohet nėse skuadra e tij ėshtė dobėsuar pas largimit tė Kristiano Ronaldos apo faji qėndron te gabimet taktike gjatė sezonit. Junajtid e dorėzoi kurorėn tė dielėn pas fitores 4-0 kundėr Stok Sitit, pasi Ēelsi fitoi 8-0 kundėr Uiganit dhe mori titullin me njė pikė mė shumė.
Ajo qė fitoi Fergusoni nė sezonin e tij tė 24-ėt te Junajtid ėshtė Kupa e Ligės, e fituar nė muajin mars kur mundi Aston Vilėn. A kam bėrė pėrherė zgjedhjet e duhura nė formacion ose strategjinė e duhur taktike?
A kemi njė skuadėr tė fortė sa duhet? kanė qenė disa nga pyetjet, qė Fergusoni i ka bėrė vetes nė njė moment tė rrallė tė kthimit tė kokės pas. Mė duhet tė peshoj mundėsinė e futjes nė merkato, duke pasur parasysh lojtarėt qė kemi. Duhet tė marrim masa kundėr dėmtimeve, fatit tė keq dhe sidomos rritjes sė standardit nė Premier Ligė.
Eshtė njė ligė shumė e fortė, qė kėrkon shumė fitore prej skuadrave tė forta. Njėra ndėr humbjet mė tė kushtueshme pėr Junajtid ka qenė ajo kundėr Bėrnleit nė javėn e tretė. Fergusoni ėshtė ende i zemėruar pėr humbjen 1-0 kundėr Ēelsit nė nėntor, kur Xhon Terri shėnoi me kokė pas njė goditjeje tė lirė qė nuk duhet tė ishte dhėnė sipas tij.
Ndoshta ajo humbje ka qenė vendimtare pėr titullin, ka thėnė Fergusoni. Junajtid doli nė vend tė dytė edhe pse nuk shpenzoi mė shumė se 20 milionė stėrlina nė merkato pas shitjes sė Kristiano Ronaldos te Real Madridi pėr 80 milionė stėrlina, ndėrsa Manēester Siti doli nė vend tė pestė edhe pse shpenzoi 200 milionė stėrlina. Mesfushori Antonio Valencia qe blerja e vetme qė luajti mirė vazhdimisht pėr Junajtid, pasi Majkėll Ouen u dėmtua, kurse mesfushori Gabriel Obertan ka ende punė pėr tė bėrė qė tė pėrmirėsohet.
E kam ditur pėrherė se do tė na mungonte Kristiano Ronaldo, ka thėnė trajneri skocez, i cili nuk ėshtė penduar qė ka lėnė tė shkojė Karlos Tevezin, i cili shėnoi 29 gola pėr Manēester Sitin kėtė sezon. Ai shėnoi 17 gola mė shumė se Dimitar Berbatov i Junajtid, qė nuk shkėlqeu kėtė sezon. Varėsia te Uejn Runi, autor i 34 golave nė sezon, ishte shumė e madhe, por ai u dėmtua nė fund tė sezonit. Mėnyra se si Uejni zuri vendin e Ronaldos, tregoi se ai jo vetėm qė e zėvendėsoi atė, por e ēoi lojėn e skuadrės dhe tė tijėn nė njė nivel mė tė lartė, ka thėnė Ferguson.
Sigurisht qė kontributi i tij ka qenė ndėr gjėrat mė pozitive tė sezonit. Ferguson u ka kujtuar tifozėve tė gėrmojnė pak nė tė shkuarėn e Junajtid. Kur erdhi ai nė vitin 1986, Junajtid nuk kishte fituar titull prej 20 vitesh. Nė vitin 1993, Junajtid fitoi titullin e parė dhe mė pas edhe dhjetė tė tjerė. Ne duhet ti vemė sukseset pėrballė dėshtimeve dhe mendoj se jemi nė anėn pozitive. Nuk ėshtė vetėkėnaqėsi, por ėshtė logjike tė pranosh se bėmė njė sezon tė mirė qė nuk ėshtė se nuk na ėshtė shpėrblyer. Mund tė kishim dalė mė mirė, por jemi nė formė tė mirė gjithsesi, ka pėrfunduar Fergusoni!
Lajme Nga Futbolli Anglez - AlbStation.Com



Pėrgjigju me citim