Kliko pėr version me te madh

Emri:	astrit-patozi-pd.jpg
Heret qė ėshtė pare:	7
Madhesia:	12.1 KB
ID:	842

6 kėrkesat e bėra publike nga Komiteti i Grevės sė Urisė njė ditė mė parė, nuk konsiderohen nga Partia Demokratike si rrugėzgjidhje pėr situatėn!

Kryetari i deputeteve demokrate, Astrit Patozi, duke cilėsuar si absurde vetė grevėn e urisė, nuk dha shpresa pėr pėrmbushjen e kėtyre kėrkesave, qė nisin me transparencen e pakushtėzuar tė zgjedhjeve.

“Duhet ta keni te qarte te gjithe se e gjithe kjo vorbull e krijuar ne keto muaj, po ashtu edhe greva e urise qe po zhvillohet ne bulevard nuk ka lidhje me transparencen, por eshte pjese e axhendes personale, politike te Edi Rames, i cili humbjen e tij po e perjeton njesoj sikur Shqiperia te kishte dale nga nje lufte civile me 28 qershor dhe jo nga nje proces normal dhe transparent”, u shpreh Patozi.

Duke kujtuar gatishmerine e demokrateve per te votuar cdo propozim te socialisteve per permiresimin e ligjit zgjedhor, zoti Patozi beri nje krahasim mes propozimeve te mazhorances dhe atyre te opozites per zgjidhjen e krizes

“Me lejoni t'ju ftoj shume sinqerisht te mos ngaterroni dhe aq me pak te vini shenjen e barazimit midis ofertave tona shume serioze dhe preteksteve apo retorikes qe perpiqet te mbaje gjalle apo te ushqeje me oksigjen nje kauze qe nuk ekziston.
Zoti rama po kerkon qe me mjete radikale te arrije ate qe nuk arriti dot me zgjedhje te lira dhe te ndershme. Jam i detyruar t'i them se ky eshte nje mision i pamundur”, theksoi Patozi.

Zoti Patozi mbajti kete qendrim per kerkesat e grevisteve, pasi pershendeti deklaraten e Partive Socialiste Europiane, qe kerkon dialog mes protestuesve dhe qeverise, i kerkon presidentit Topi dhe kryeministrit Berisha te marrin inisiativen per t’i dhene fund krizes, si dhe mbeshtet negociatat per reformen e ardhshme zgjedhore!

Lajme - Politike - AlbStation.Com