![]()
Letrės sė hapur qė, njė grup prej 40 personalitetesh tė artit dhe kulturės, i dėrguan tė premten kreut tė opozitės, Edi Rama, duke treguar mosaprovimin e tyre ndaj grevės sė urise, i janė shtuar edhe intelektualė tė tjerė tė vendit. Mes emrave tė artisteve, si Fatos Kongoli, Margarita Xhepa, Tinka Kurti, Irini Qirjako, Dhimiter Orgocka, Mirush Kabashi etj, jane shtuar edhe emrat e Avni Mules, Bujar Kapexhiut, dhe disa personaliteteve te njohura ne fushen e mjekesise, Halim Kosova, Zamir Ndroqi, Jera Kruja etj, duke cuar ne 126 numrin e intelektualeve, qe kane firmosur letren e hapur.
Ne leter, intelektualet i shkruajne zotit Rama, se ju e dini mire se kurre me pare vendi yne nuk ka qene me afer endrrės se tij. Per here te pare njerezit e ketij vendi jane zgjuar nga gjumi dhe kane hapur syte gjithe shprese prej dritares qe na ben te besojme se endrra mund te behet realitet. Se edhe ne mundemi. Veteflijimet nuk jane kurrė te hijshme shkruajne artistet. Pėrmes njė letre tė hapur drejtuar zotit Edi Rama, emra tė njohur tė artit i kėrkojnė linderit tė opozitės tė mos lejojė qė vendi tė shndėrrohet nė gazin e botės".
Ata shkruajne se 'tamam nė ditėn kur 12 Ministra tė jashtėm tė BE mbėshtetėn publikisht heqjen e vizave pėr Shqipėrinė, njė grusht figurash politike dhe militantėsh tė partisė suaj u ndrynė nė njė grevė urie nė zemėr tė Tiranės. Pėr fat tė keq, ky izolim i ngjashėm me ngujimin absurd dhe aspak ekzistencial , cdo ditė e mė shumė po humbet kuptimin e dimensionit tė lirisė dhe po kthehet nė pėrhumbje, amulli dhe dėshpėrim, theksohet nė letėr.
Artistėt nėnvizojnė domosdoshmėrinė e normalizimit tė jetės politike nė tė mirė tė pėrmbushjes sė endrrės sė shqiptarėve pėr t'u bėrė pjesė e Europės. 'Kjo ėshtė arsyeja e cila na shtyn tė bėjmė kėtė thirrje publike qė tė rigjeni, kuvendin, politikėn e dialogun. Ka shumė kohė qė nė botėn e qytetėruar qėllimi nuk e justifikon mjetin. Nuk ka mė gjasa qė njė politikan, grup a parti politike t'i kundėrvihet interesit dhe aspiratave tė popullit tė vet, shkruajnė artistėt ndėrsa i bėjnė thirrje kryesocialistit tė lejojė shqiptarėt tė mbėrrijnė nė shtepi"!
Lajmet e Dites Nga AlbStation.Com



Pėrgjigju me citim