Kliko pėr version me te madh

Emri:	topitelefonrames.jpg
Heret qė ėshtė pare:	4
Madhesia:	10.0 KB
ID:	815

E ndėrsa nė bulevardin “Dėshmorėt e Kombit” po zhvillohet prej nėntė ditėsh greva e urisė e deputėve dhe mbėshtetėsve tė opozitės, duket se nevoja pėr tė dalė nga kjo krizė dhe presioni nė rritje i ndėrkombetarėve ka bėrė qė tė shtohen intensivisht tentativat pėr negociata mes palėve. Disa dhjetra metra mė larg ndodhet selia e Presidencės dhe kreu i shtetit ėshtė personi dhe institucioni ku po zhvillohen ethshėm takime e telefonata.
Pas tė premtes sė ngarkuar me biseda politike si me faktorin ndėrkombėtar dhe me pėrfaqėsues tė mazhorancės, kreu i shtetit mėsohet se ka vijuar edhe tė shtunėn kontaktet me palėt nė konflikt pėr tė gjetur pikat e pėrbashkėta.
Nė kėtė kuadėr tė shtunėn Presidenti ka patur edhe njė telefonatė tė gjatė me kreun socialist, Edi Rama, i cili mungoi tė premten nė Tiranė, gjatė kohės qė Topi takohej me ambasadorėt e huaj mė tė rėndėsishėm nė vend dhe zėvendėskryeministrin Ilir Meta.
Burime diplomatike bėjnė tė ditur se gjatė 48 orėve tė fundit ka patur shumė punė pas kuintave dhe njė progress nė gjetjen e disa pikave tė pėrbashkėta mbi tė cilat tė zhvillohet njė negociatė nė distancė, progres qė gjithsesi konsiderohet ende si i pamjaftueshėm pėr njė marrėveshje pėrfundimtare.
Ndėrsa opozita kėrkon hapjen e kutive, dhe mazhoranca e refuzon atė me argumentin e gjykatave, duket se pika e pėrbashkėt deri tani ka qėnė hapja dhe verifikimi i materialeve zgjedhore pa prekur votat. Dhe pėrpjekjet e Presidentit, sipas tė njėjtave burime diplomatike janė pėrqėndruar deri tani nė kėtė drejtim.
Materialet zgjedhore pėr momentin konsiderohen si njė hap pėrpara nė arritjen e njė marrėveshjeje tė negociuar, por ende njė pikė e pamjaftueshme pėr zgjidhjen e krizės, qė do tė thotė fundin e grevės sė urisė sė opozitės.
E hėna pritet tė sjellė tė tjera zhvillime, ku ndėrkombėtarėt duken optimistė se negociatat mund tė ecin edhe mė shumė pėrpara drejt njė marrėveshje dhe njė zgjidhje. E kjo kur tė dy liderėt kanė dhėnė prova nė tė kaluarėn se dinė tė gjejnė kompromisin mes tyre, siē ishte edhe marrėveshja e 21 prillit 2008 me ndryshimet Kushtetuese.
Prandaj diplomatėt e huaj tė angazhuar nė proces, shprehen se presin qė secila palė tė lėshojė diēka nga qėndrimet pėr t’i dhėnė jetė zgjidhjes pėrfundimtare. Njė zgjidhje qė shpresohet tė mos jetė e vonė pėr grevistėt e urisė, ku tani jo mė ēdo ditė, por ēdo orė e minutė qė kalon e vė nė rrezik jetėn e ēdo protestuesi!

Lajmet e Dites - AlbStation.Com