![]()
Trupat e NATO-s nga Britania, Franca dhe Shtetet e Bashkuara kanė marshuar pėrkrah trupave ruse nė Moskė pėr tė shėnuar 65 vjetorin e fitores mbi Gjermaninė naziste.
Kjo ėshtė hera e parė qė trupa tė huaja kanė marshuar nė Sheshin e Kuq tė Moskės qė prej fillimit tė kėsaj parade pas Luftės sė Dytė Botėrore nė 1945.
Kjo ishte parada me e madhe qė prej rėnies sė Bashkimit Sovjetik.
Mė shumė se 10 mijė trupa morėn pjesėn nė kėtė paradė, bashkė me dhjetra tanke, autoblinda, raketahedhės si edhe avionė tė Forcės Ajrore qė fluturuan mbi paradėn.
Nė mesin e trupave tė huaja ishte edhe rregjimenti i batalionit tė Rojeve tė Wellsit me veshjet e tyre karakteristike; xhaketat e kuqe dhe kapelet e lartė me qime tė zeza.
Ata thanė se ishte shumė e rėndėsishme qė ish forcat aleate qė i mundėn nazistėt tė ishin bashkė nė 65-vjetorin e fundit tė Luftės sė Dytė Botėrore.
Korrespondenti i BBC-sė nė Moskė thotė se ky ishte njė gjest shumė simbolik pėr tė demonstruar se sa ėshtė lėnė mėnjanė rivaliteti i Luftės sė Ftohtė.
Nė kryeqytetin e Ukrainės, Kiev trupat ruse dhe bjelloruse pėr herė tė parė janė ftuar tė marrin pjesė nė paradėn qė zhvillohet atje.
Korrespondenti i BBC-sė nė Kiev thotė se kjo ėshtė njė tjetėr shenjė qė tregon se Ukraina po afrohet me Moskėn!
Lajmet e Dites - AlbStation.Com



Pėrgjigju me citim