![]()
Gjithkush po tė ishte nė vendin e Elvanės nuk do kishte kėrkuar mė shumė. Njė karrierė si kėngėtare me njė kurbė nė ngritje marramendėse, njė publik qė e do pa fund, ēmime nė kompeticione dhe njė axhendė plot me koncerte. Por duket se e gjitha kjo nuk i ka mjaftuar vajzės 24-vjeēare, e cila u zbulua shtatė vite mė parė nė programin Ethet. Edhe pse rrugėn e muzikės e nisi me shumė qejf, i ēuditshėm ishte fakti se Elvana nuk zgjodhi tė studiojė nė shkollė tė lartė pėr kanto, por pėr regjizurė.
Nė intervista tė ndryshme, kėngėtarja nuk fliste pothuajse fare pėr kėtė pjesė tė jetės sė saj dhe tė krijohej ideja sikur ajo po bėnte njė shkollė tė lartė thjesht sa pėr tė patur njė diplomė nė xhep. Por pak javė mė parė erdhi surpriza. Momentin e mbrojtjes sė diplomės, ajo vendosi qė tė mos e kalojė ashtu si njė provim i rėndomtė skolastik, por tė bėjė diēka qė tė bjerė nė sy, qė tė lėrė gjurmė te spektatori, jo vetėm te profesorėt. Dhe sė bashku me miken dhe kolegen e saj, Jonida Vokshi, vendosėn qė tė vėnė nė skenė monodramėn Hotline tė dramaturgut Angelo Longoni. Si aktore zgjodhėn Valbona Imamin, duke sjellė kėshtu njė vepėr e cila me titullin e saj Hotline tė parapėrgatiste pėr tė parė diēka erotike, por qė nė fakt fundi rezervon tjetėr surprizė.
Pjesa e vėnė nė skenė dhe e realizuar me shumė mjeshtri nga aktorja dhe nga dy regjizoret e reja, u prit shumė mirė dhe mbrėmė u shfaq edhe nė njė nga kanalet e Digitalb. E pyetur pėr kėtė risi nė karrierėn e saj, Elvana na thotė: Ėshtė e vėrtetė qė nė fillim regjizura nuk ishte nė planet e mia, por mbas vėnies nė skenė tė kėsaj pjese, mė ka lindur dėshira e madhe qė tė vazhdoj nė kėtė fushė. Dhe nė shtator kam menduar tė vė nė skenė njė tjetėr pjesė ku dėshiroj tė luaj edhe vetė. Nuk e dija se regjizura do tė intrigonte kaq shumė. Duke qenė e lidhur fort mbas muzikėn, as nuk e imagjinoja se tek unė mund tė kishte vend pėr njė tjetėr dashuri profesionale pėrfundon ajo. Ndėrkohė, pėrsa i pėrket planeve nė muzikė, kėngėtarja ėshtė duke pėrgatitur dy kėngė tė reja tė realizuara nga Flori Mumajesi, si dhe dy klipe tė reja tė cilat janė nė fazat pėrfundimtare!



Pėrgjigju me citim