Nga: Dr Etleva Lala, Dr Musa Ahmeti
Autoriteti papnor ka luajtur njė rol jo tė vogėl nė territoret etnike shqiptare gjatė mesjetės, autoritet ky qė paraqitet bindshėm nė burimet e shkruara dokumentare qė kryesisht gjenden nė Arkivin Sekret tė Vatikanit, por edhe gjetkė. Megjithatė ky autoritet papnor, i receptuar herė pozitivisht e herė negativisht nga popullsia vendase, mund tė dėshmohet edhe me anė tė gurrės popullore, siē do tė paraqesim nė kėtė shkrim duke analizuar disa fjalė tė leksikut shqiptar qė ēuditėrisht nuk janė me rrėnjė shqiptare, dhe nuk gjenden as nė leksikun grek apo sllav. Kėto fjalė, pra, nuk janė tė huazuara, por janė tė krijuara nė truallin shqiptar si reflektim i fenomeneve tė caktuara historike. Janė fenomenet historike ato, qė kanė diktuar edhe kuptimin e kėtyre fjalėve, pavarėsisht se me kalimin e kohės kėto kuptime kanė devijuar paksa nga origjinali i tyre. Nė kėtė shkrim nuk do tė merremi me fjalė paralele tė ngjashme si bajloz, katalla, etj. qė pėrkatėsisht vijnė nga bailus, dhe catallan dhe janė pasqyrim i pushtimeve tė ndryshme tė territoreve shqiptare, por konkretisht me fjalėt qė dėshmojnė pėr autoritetin papnor dhe pėr rrėnjėt e katolicizmit nė kėto territore qė dėshmohen konkretisht edhe me fjalėt lugat e lėngatė. Lugati sipas bestytnive popullore ėshtė njė fantazmė qė rri kryesisht mbi varret [R. Elsie, Leksiku i Kulturės Popullore Shqiptare, 2005, f. 125-126]. Shfaqja e tij, po sipas bestytnive, shoqėrohet pothuajse gjithmonė me njė flakė mbi varr natėn ose mė rrallė edhe ditėn. Sytė e tė vdekurit duhen mbyllur se ndryshe i vdekuri bėhet lugat - kėshillojnė pleqtė. Duket pak a shumė si njė histori me vampirė, kaq shumė tė reklamuara e tė pėrhapura kohėt e fundit nė kinematografi. Fjala lugat ėshtė njė fjalė qė nuk ekziston nė gjuhėt e vendeve fqinje, as tė sllavėve dhe as tė grekėve. Ėshtė njė fjalė qė gjithmonė e mė tepėr nė zhdukje gjendet vetėm nė gjuhėn shqipe. Por, si ka hyrė termi lugat nė gurrėn popullore shqiptare? Pėr t'i dhėnė pėrgjigje kėsaj pyetje duhet tė hedhim sytė nė mesjetėn e popullit shqiptar, dhe konkretisht nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė katėrmbėdhjetė, kur nė territoret shqiptare po vepronin legatėt papnorė.
Gjuhėtari i mirėnjohur tashmė, Prof. Dr. Bardhyl Demiraj, pati mirėsinė tė na ndihmonte pėr tė bėrė lidhjen fonetiko-etimologjike tė fjalėve lugat e legat, dhe arsyetimi ėshtė si vijon: Sipas rregullave etimologjike tė gjuhės shqipe, zanorja [e] e patheksuar dobėsohet nė [?], sidomos kur kjo ndodhet nė rrokje nistore. Duke qenė se [g] ėshtė bashtingėllore velare, zanorja [ė] e formuar para saj velarizohet dhe jep zanore [u]. Me fjalė tė tjera format latine legatus, legati, legato, ku zanorja e parė ėshtė e patheksuar fillimisht duhet tė jetė marrė nė shqipe si lėgat, por qė [ė] shpejt ėshtė velarizuar nė [u] duke na dhėnė fjalėn lugat. Duhet pasur parasysh qė fjala lugat, ashtu si fjala shkau, shkiet (pėr serbėt), ėshtė mė shumė e pėrhapur nė ato zona qė kanė qenė nė kontakt mė tė shpeshtė apo tė drejtpėrdrejtė me serbet, siē ishin zonat verilindore.
Dihet tashmė qė nė mesin e shekullit tė katėrmbėdhjetė, mbretėria serbe kishte pushtuar shumė territore shqiptare. Lufta kishte edhe karakter fetar, duke qenė se serbėt ishin tė ritit lindor, d.m.th. ortodoks dhe shqiptarėt, sidomos shqiptarėt me tė cilėt serbėt ishin nė kontakt tė drejtpėrdrejtė, ishin tė ritit perėndimor, katolik. Nė njė situatė tė tillė, papati, i cili nė shekullin e katėrmbėdhjetė nuk ishte i interesuar mė qė tė ndėrhynte me dhunė mbi skizmatikėt, kryesisht pėr shkak tė daljes nė skenė tė turqve qė ishin bėrė njė kėrcėnim serioz ushtarak, i la mėnjanė kryqėzatat dhe zgjodhi rrugėn e diplomacisė. Me anė tė mjeteve diplomatike qė kishte nė dipozicion, Selia e Shenjtė dėshironte jo vetėm tė mbėshteste shqiptarėt/katolikėt nė konfliktet e tyre me serbėt, por mundėsisht edhe tė fitonte serbėt pėr fenė katolike, gjė pėr tė cilėn serbėt i kishin premtuar disa herė papatit. Me aktivitetin diplomatik tė papatit merreshin legatėt.
Legatėt papnorė
Qė prej shek. XI, pėr interesat e tyre jashtė Romės, papėt dėrgonin me mision legatėt. Legati ishte mė i lartė se ipeshkvi lokal dhe ishte i parė nė sinodet vendore, gjykonte ipeshkvėt, bėnte vizita kontrolluese, dhe kujdesej pėr reformat kishtare, duke ndihmuar kėshtu shumė pėr zbatimin nė shkallė lokale tė rregullave tė vendosura nga papati. Ai pėrfaqėsonte papatin edhe kur pėrkrahte njė aktivitet diplomatik (njohja e zgjedhjeve mbretėrore, traktateve tė paqes etj.). Megjithėse njė ndėr detyrat mė tė rėndėsishme tė legatėve ishte pėrgatitja dhe udhėheqja e kryqėzatave. Herė-herė, gjatė skizmave ata bėnin propagandė pėr kėtė apo atė papė, nisur nga kush ishin dėrguar. Si legatė dėrgoheshin jo vetėm ipeshkvė, ose kapelanė tė papės, por edhe kardinalė. Kėta tė fundit quheshin "legati a latere" (d.m.th. tė dėrguar "nga ana e" papės), ndėrkohė qė tė tjerėt qė ishin mė poshtė nė rang, quheshin "legati missi".
Pushteti i legatėve papnorė ishte i gjerė. Duke pėrfshirė nė tė tė gjithė autoritetet kishtare, legatėt pėrqėndruan autoritet tė konsiderueshėm nė duart e tyre. Ēdo legat konsiderohej nė shumė aspekte si papė lokal, prandaj aktivitetet ceremoniale dhe administrative pėr mirėpritjen e tyre, veēanėrisht tė legatėve a latere, ishin tė njejta sikur tė ishin pėr papėn vetė. Pėr shkak tė pushtetit qė gėzonin, princėt dhe mbretėrit gėzoheshin qė t'i mikpritnin ata dhe pėrgatiteshin nė mėnyrė ceremoniale pėr kėtė gjė. Nė rast se ata kundėrshtoheshin nė ndonjė mėnyrė, dėnimi ishte ēkishėrim i menjėhershėm i fajtorit.
Deri nė shek. XIV, legatėt ishin agjentėt kryesorė pėr realizimin e objektivate papnore politike dhe shpirtėrore nė lokalitete tė caktuara pėrkatėsisht nė territoret pėr tė cilat ata ishin tė pajisur me autoritet apostolik. Hapėsira e aktivitetit tė legatit ndryshonte shumė, varėsisht nga qėllimet individuale tė secilit mision. Shumė legatė ishin pėrfshirė nė aktivitete politike, sidomos ata nė Angli. Pasi filluan lėvizjet e kryqėzatave, legatėt papnorė u pėrfshinė nė mėnyrė intime nė udhėheqjen dhe drejtimin e kėtyre aktiviteteve, gjithmonė si mėkėmbės tė papės. Kėshtu p.sh. Adhemar of Monteil, ipeshkvi i Le Puy (1098) ishte emėruar legat nė kryqėzatėn e parė nga koncili i Klermontit nė vitin 1095 shumė kohė para se tė fillonte fushata kryqėtare. Aktivitete tė tilla vazhduan edhe mė vonė, si nė kryqėzatat pėr nė Tokėn e Shenjtė, ashtu edhe nė ato qė u zhvilluan sidomos nė shekullin e trembėdhjetė dhe nė shekullin e katėrmbėdhjetė kundėr heretikėve Albigensianė nė Francėn e Jugut dhe nė Itali. Pozita e legatėve papnorė natyrisht qė nuk qendronte statike. Nė shek. XIV dhe XV, kategoria e ashtuquajtur legati missi u zhduk pėr arsye tė paqarta dhe roli i tyre u mor pėrsipėr nga nuncėt (nuncios), pushteti i tė cilėve u rrit nė mėnyrė korresponduese.
Edhe nė territoret e Shqipėrisė kemi pasur shpesh legatė papnorė, duke filluar qė nga kohėrat mė tė hershme. Kur serbėt filluan tė ishin shumė tė dhunshėm ndaj shqiptarėve katolikė, papati ndėrhyri nė mėnyrė tė veēantė pėr tė ndryshuar situatėn, duke dėrguar grupe legatėsh. Nė vitin 1351, papa Klement VI, dėrgoi si legatė pėr trojet etnike shqiptare, Antonin, kryeipeshkvin e Durrėsit, Helian kryipeshkvin e Ragusės, dhe Bartolomeut, ipeshkvin e Trogirit.
Nuk kemi tė dhėna pėr ndonjė sukses tė kėtyre legatėve, dhe me siguri pėr shkak se nuk patėn sukses, u dėrgua edhe grupi i dytė i legatėve. Nė grupin e dytė tė legatėve tė dėrguar nė vitet 1353-1354, nė kėto territore, ad Serviae, Rassiae et Albaniae regna et terras praefati regis subiectas, bėnte pjesė njėri ndėr personalitet mė tė fuqishme tė gjysmės sė dytė tė shekullit tė katėrmbėdhjetė, Petrus Thomas (ASV, Reg. Vat. 227, ff. 4r-5v, ep. 10-15) i cili pas vdekjes do tė shpallej edhe shenjtor, pėr shkak tė aktivitetit dhe tė veprave tė tij.
Petrus Thomas ishte njė ndėr ata burra tė shekullit tė 14-tė i cili me personalitetin dhe me influencėn e tij dominuese, kontribuoi jashtėzakonisht shumė nė propagandimin e kryqėzatave tė shekullit tė 14-tė, kryqėzata kėto tė organizuara kundėr skizmatikėve sllavė, kundėr heretikėve, dhe kundėr turqve pushtues.
I lindur nė njė familje tė varfėr nė fshatin Salignac de Thomas, nė luginėn e Dordogne nė jug-perėndim tė Francės, nga fundi i shekullit XIII, Petrus Thomas i mbaroi studimet duke jetuar me lėmoshė, por me gjeninė e tij e impresionoi kaq shumė priorin e konventit tė Sainte-Marie-du-Carmel, saqė u pranua menjėherė nė vėllazėrinė e Urdhėrit karmelitan. Murgjit ia shpėrblyen zellin pėr tė mėsuar duke e dėrguar sė pari nė Bordeaux pėr njė vit, dhe pastaj nė Paris. Pas kėsaj ai u emėrua pėr tė dhėnė leksione nė Cahors, kur filloi tė krijojė njė reputacion shumė tė mirė pėr elokuencė, talent, dhe mėshirė. Nė Paris u kthye pėr t'u graduar nė teologji, dhe njohja me kardinalin e Perigord-it jo vetėm qė e shpėtoi nga problemet financiare pėr studimin, por nė sajė tė ndihmės sė tij financiare mundi tė vazhdojė thellimin e studimeve tė tij edhe mė tej dhe tė merrte titullin doktor in sacra pagina. Fama dhe popullariteti i tij u pėrhap me njė shpejtėsi tė rrufeshme. Njerėzit ishin kaq tė prekur nga predikimet e tij, saqė njė predikim shpėrblehej me dhurata materiale deri nė 1.000 florinta ari nė konventin e Avinjonit. [Vita, 612-13; Jorga 134.]
vijon...



Pėrgjigju me citim