Reali i Madridit dhe Barcelona do tė jenė pa disa nga lojtarėt kryesorė nė El Clasico-n e Santiago Bernabeut. Madrilenėt do tė jenė pa fantazistin brazilian, Kaka, ndėrsa Barcelona pa sulmuesin suedez Zlatan Ibrahimoviē. Tė dy ekipet kanė nga 77 pikė, kur kanė mbetur edhe tetė ndeshje nga pėrfundimi i kampionatit spanjoll.
Pelegrini: Nuk kemi frikė
Trajneri i Realit tė Madridit: Mesi ėshtė vetėm njė lojtar
Trajneri i Realit tė Madridit, Manuel Pelegrini, u bėri thirrje lojtarėve tė tij tė mos tregojnė aspak frikė teksa atyre do tu duhet tė pėrmbysė serinė prej tri humbjesh kundėr kampionėve nė fuqi. Unė e konsideroj Barcelonėn njė ekip shumė tė mirė, por unė kurrė nuk kam pasur frikė nga askush. Mesi ėshtė vetėm njė lojtar, - tha trajneri kilian. Njė barazim ėshtė gjithmonė njė rezultat i keq pėr ekipin tim. Ne do tė luajmė gjithmonė nė sulm kundėr rivalėve tanė nga fillimi dhe ky rast nuk do tė jetė aspak ndryshe. Nėse skuadrat barazojnė dhe e pėrfundojnė sezonin nė njė numėr tė barabartė pikėsh, Barcelona do tė fitojė kampionatin si pasojė e raportit mė tė mirė kokė-mė-kokė, pasi fitoi 1-0 me Realin nė Kamp Nou. Reali fiton prej 12 ndeshjesh, dhe nuk humbet prej 15 ndeshjesh nė Bernabeu.
Guardiola: Jemi tė fuqishėm
Trajneri i Barcelonės: Reali, ekipi i dytė mė i mirė nė botė
Trajneri i Barcelonės, Pep Guardiola, paralajmėroi lojtarėt e tij tė jenė bold (tė fuqishėm) nė Santiago Bernabeu, kur ata do tė pėrballen me Realin e Madridit nė njė klasike hot nė kryeqytetin spanjoll. Bosi blaugranas mendon se ekipi i tij duhet tė tregojė fuqitė e tij dhe se ėshtė i bindur se lojtarėt do tė tregohen kurajozė kundėr rivalėve tė pėrjetshėm. Ne duhet tė jemi tė fuqishėm. Kemi nevojė tė tregohemi guximtarė dhe tė shohim lojėn. Nuk ka arsye tė trembemi. Duhet ta trajtojmė si njė finale, pėrndryshe ju nuk mund tė fitoni nė Bernabeu. Dua tė ndihem mirė kur loja tė pėrfundojė. Fitorja 2-6 e sezonit tė kaluar ėshtė e pa pėrsėritshme. Gjithsesi, tė fitosh kėtė ndeshje do tė thotė qartė se kemi rrėzuar ekipin tjetėr. Reali i Madridit ėshtė njė ekipi aftė tė luftojė pėr gjithēka. Janė njė ekip i kompletuar. I kam parė dhe mė kanė impresionuar. E pėrdorin hapėsirėn shumė mirė dhe shpejt dhe mund tė shėnojnė shumė gola gjithashtu. Jemi duke folur pėr ekipin e dytė mė tė mirė nė botė. Ėshtė njė ndeshje shumė e rėndėsishme, por jo decizive pasi janė edhe nė lojė 21 pikė.
Mesi, bombardieri i pandalshem
Lionel Mesi do tė shkojė nė Bernabeu si golashėnuesi mė i mirė i Ligės spanjolle (26 gol), i Ligės sė Kampioneve (8) dhe i barabartė me Uejni Runin e Manēester Junaitid pėr fitimin e Kėpucės sė artė nė Europė. Sulmuesi argjentinas ėshtė duke thye ēdo rekord. Qysh kur Pep Guardiola mori nė dorėzim Barēėn, rendimenti i shėnimit tė golave nga Leo Mesi ėshtė rritur dhe tani ėshtė 0.81 gola pėr ndeshje.
6 GOLA
Pėr Lionel Mesin do tė jetė vizita e pestė nė Santiago Bernabeu. Pėr herė tė parė kundėr Realit tė Madridit, Mesi luajti nė moshėn 18 vjeē nė fitoren 3-0 nė shpėrthimin e Ronaldinjos. Paraqitja mė e mirė e tij ėshtė gjatė sezonit tė kaluar, nė fitoren e jashtėzakonshme 6-2, ku argjentinasi shėnoi dy gola. Nė tė gjitha ndeshjet kundėr Realit tė Madridit, Mesi ka shėnuar 6 gola nė shtatė ndeshje, pėrfshirė edhe tregolėshin e famshėm nė barazimin 3-3 nė vitin 2007.
I PANDALSHĖM
Mesi ėshtė i pandalshėm nė shėnimin e golave, veēanėrisht qysh kur Pep Guardiola u bė trajner nė verėn e vitit 2008. Nė 110 ndeshje me Barēėn deri atėherė nėn drejtimin e Rajkardit, Mesi kishte shėnuar 42 gola, ose 1 gol ēdo 2.6 ndeshje. Nėn drejtimin Guiardiolės, ai ka shėnuar 77 gola nė 94 ndeshjes, ēka do tė thotė njė rritje masive e efektivitetit, duke shkuar nė 1 gol nė ēdo 1.2 ndeshje. Tani Mesi ėshtė akoma me protagonist nė ekipin e Barēės, pasi mė parė ishte nė rolin ndihmės tė Ronaldinjos, Dekos dhe Etoo-sė. Tani ylli argjentinas luan nė njė rol mė sulmues. Me Argjentinėn, Mesi ka shėnuar vetėm 6 gola nė 21 ndeshje, ose njė gola 3.3 ndeshje.
Dhjetė ndeshjet e fundit
Real Madrid Barcelona
2008/09: 2-6
2007/08: 4-1
2006/07: 2-0
2005/06: 0-3
2004/05: 4-2
2003/04: 1-2
2002/03: 1-1
2001/02: 2-0
2000/01: 2-2
1999/00: 3-0
Tri fitore tė Barēės nė Bernabeu
Tifozėt e Barcelonės mund ta shohin me optimizėm pėrballjen e madhe nė Santiago Bernabeu. Gjatė gjashtė sezoneve tė kaluar, Barcelona ka fituar tri nga ndeshjet e luajtura nė shtėpinė e Realit tė Madridit. Tė njėjtin numėr e ka arritur edhe nė stadiumet e Seviljes, Valencias apo Atletiko Bilbaos. Fitorja e fundit nė Madrid ishte nė shifrat tenstike 6-2.
Dueli i portierėve, Valdes-Kazijas 6-5
Nė duelin e El Classico-s, portieri i Barcelonės, Viktor Valdes ėshtė fitimtar nė gjashtė ndeshje, kundrejt pesė tė tillave tė Iker Kazijasit tė Realit tė Madridit. Valdes ka pėsuar edhe mė pak gola se homologu i tij madrilen. 18 gola tė pėsuar nga Valdesi, ndėrkohė qė Kasijas ka pėsuar 25 gola nga Barcelona!



Pėrgjigju me citim