Kliko pėr version me te madh

Emri:	Juventus..jpg
Heret qė ėshtė pare:	9
Madhesia:	7.9 KB
ID:	595


Juventusi ėshtė pa mbrojtje. Pasi ka humbur 12 ndeshje nė kampionat dhe 16 nė total nė tė gjithė sezonin, ėshtė jashtė Europės dhe ndodhet nė vendin e shtatė pėr momentin nė Serinė A. Problemet e bardhezinjve – fillimisht me Ferrarėn dhe tani me Zakeronin – nisin pikėrisht nga mbrojtja. Nė Serinė A, Juventusi ka pėsuar gol nė 19 ndeshjet e fundit dhe nė Europė ka pėsuar mė shumė se njė gol pėr ndeshje. Tė katėr mbrojtėsit e Juves formojnė edhe atė tė Kombėtares italiane. Njė alarm i vėrtetė pėr Lipin.

NUMRAT – Janė tė frikshėm. Thuajse irealė. Nė kampionat “Zonja e Vjetėr” ka pėsuar 47 gola nė 32 ndeshje. Mesatarja 1.47 gola pėr ndeshje. Mbrojtja e gjashtė mė e keqe e kampionatit. Si shembull, Livorno, e fundit nė klasifikim ka arkėtuar njė gol mė shumė se Juventusi, 48. Edhe nė Europė gjėrat nuk kanė shkuar mė mirė. Nė Ligėn e Kampioneve vija mbrojtėse e Bufonit ka pėsuar 7 gola nė 6 ndeshje. Nė Ligėn e Europės ka pėsuar 6 gola nė 4 takime. Nė Kupėn e Italisė, 2 gola nė po aq ndeshje. Nga ana tjetėr edhe golat e shėnuar janė ndalur nė shifrėn 48 pas 32 ndeshje nė kampionat, njė mė shumė se sa ka pėsuar. Pėr mė tepėr: Juventusi ka pėsuar gol nė 19 ndeshjet e fundit. Hera e fundit qė e ka mbajtur portėn tė paprekur ka qenė ajo nė ndeshjen kundėr Udinezes tė fituar 3-0.
KOMBĖTARJA — Duke konsideruar faktin se katėr lojtarė tė repartit mbrojtės tė Juventusit: Bufon-Kanavaro-Kielini-Groso, me Legrotaljen si alternativė e parė si nė mbrojtjen bardhezi ashtu dhe nė atė “azure”, nė letėr janė titullarėt e Kombėtares kampione tė botės. Nisur edhe nga fakti se pas njė muaji do tė behen gati pėr Kampionatin Botėror tė Afrikės sė Jugut, ėshtė e qartė se sinjali pėr trajnerin e Kombėtares ėshtė i qartė. E thonė numrat!