Kliko pėr version me te madh

Emri:	Mesi..jpg
Heret qė ėshtė pare:	8
Madhesia:	11.3 KB
ID:	592


“Kriza mistike” e shtypit dhe futbollit botėror tė provokuar nga ndeshja e pabesueshme e Leo Mesit kundėr Arsenalit (katėr gola tė argjentinasit) u fotografua shumė mirė nga tabloidi anglez “The Sun”: “Messiah”. Njė nga shumė gazetat qė kurorėzonin Lionel Mesi, pėrfshirė dhe ato rivale nga Madridi, tashmė tė preokupuara nė prag tė “El Classico”-s tė sė shtunės mbrėma. “Mbreti i ri i futbollit”, - shkruan “Marca”, qė shton: “Si mund tė ndalojmė kėtė njeri?”
“Mesi da miedo”, ēka pėrkthehet nė shqip “Mesi i frikshėm”, ėshtė titulli i gazetės tjetėr madrilene “As”, qė duartroket pėr “pokerin e jashtėzakonshėm” tė numrit 10 tė Barcelonės, duke shkruar se “nuk ėshtė i kėsaj bote”.
Edhe pėr gazetėn franceze “L’Equipe”, Mesi ėshtė i njė planeti tjetėr, njė “Zot qė e meriton”, shkruan ajo nė faqen e saj. Duke u rikthyer nė Spanjė, gazeta katalanase “Mundo Deportivo” kufizohet me njė “Mesi gjenial”, e nė kuadėr tė ndeshjes kundėr “los blancos” (Reali i Madridit) shkruan “katėr herė ‘po’, aq sa golat e shėnuar nga “pleshti” (nofka e Mesit). Duke qėndruar nė Katalonjė, faqja nė internet e sė pėrditshmes “Sport”, propozon: “Mos thoni futboll, thoni Mesi”, duke shtuar “nuk ka mė diskutim se ėshtė mė i miri nė botė”.
“Daily Mail” nė Angli shkruan: “Numri 10 perfekt mė parė ishte Pele, mė pas erdhi Maradona... dhe tani pėrshėndesim mbretin e ri’. Pėr tė pėrditshmen angleze, megjithatė, Mesi mund tė krahasohet qysh tani me dy gjenitė e mėdhenj tė historisė sė futbollit. “Mirror” u jep hapėsirė deklaratave tė Arsen Vengerit. Pėr trajnerin e Arsenalit, Mesi ėshtė njė lojtar pėr “playastation”. “Times” e pėrkufizon thjesht njė “gjeni i futbollit”. Pėr gazetėn “The Guardian” ėshtė “magjik” dhe pėr “News of the World” ėshtė i “mrekullueshėm”.
Nė atdheun e sulmuesit, Argjentina, “Clarin” shkruan se Mesi dha njė tjetėr dėshmi tė “gjenialitetit” tė tij. “Ole” uron qė tė shohė tė njėjtin Mesi edhe nė Botėrorin e Afrikės sė Jugut. “La Nacion” flet pėr njė lojtar “pa kufij”, “impresionues”. Edhe faqet e para tė shtypit gjerman, italian, brazilian, por dhe shqiptar shkruajnė pėr Mesin, por tani ėshtė radha e Hoze Murinjos sė Interit t’i bėjė vetes pyetjen qė shtroi “Marca”: “Si ta ndalojmė kėtė njeri?!”