Ndihmoni Pafjale Shtyp butonin Like meposhte

+ Pėrgjigju kėsaj teme
Rezultatet 1 deri nė 5 prej totalit 5

Tema: Shaqiri: Te mbrohen operacionet sekrete

  1. #1

    Shaqiri: Te mbrohen operacionet sekrete

    Komisioni i Ligjeve diskutoi me dyer te mbyllura ndryshimet ne ligjin per Sherbimin Informativ Shteteror, nje kerkese kjo qe erdhi nga vete shefi i sherbimeve sekrete, Bahri Shaqiri.

    I shoqeruar nga shefi i kabinetit te kryeministrit, Oerd Bylykbashi, me te cilin ka patur gjate kesaj kohe konsulta per permiresimin e ligjit, ne prani te kamerave, zoti Shaqiri, fillimisht, sqaroi perse jane te nevojshme ndryshimet ne ligjin per Sherbimin Informativ te Shtetit.

    “Kemi kerkuar amendimin e ligjit me synim per t’iu pergjigjur kushteve te reja per luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit. Amendimi vinte si nevoje dhe domosdoshmeri edhe ne kuader te detyrimeve si vend anetar i NATO-s, procesit te liberalizimit te vizave me vendet e BE-se dhe rolit qe duhet te kete SHISH ne keto procese”, u shpreh Shaqiri.

    Shefi i Sherbimeve Sekrete permblodhi ne tete pika propozimet e sherbimit per ndryshimin e ligjit, ku me te rendesishmet kane te bejne me fushat e veprimtarine e tij brenda dhe jashte vendit.

    “Kryerjen e veprimtarise se zbulimit jashte vendit, qe do te thote se, ne kushte te reja, SHISH mund te kryeje veprime te specializuara tekniko-informative edhe jashte territorit te vendit; kryerjen e veprimtarive te kunderzbulimit brenda vendit; mbledhjen e informaconit mbi terrorizmin edhe per individe, grupe, organizata, qe i mbeshtesin dhe i financojne ata; mbledhjen e informacionit per krimin e organizuar, korrupsionin, kontrabanden, pastrimin e parave dhe te gjithe llojet e trafikimit te paligjshem”, u shpreh Shaqiri.

    Shefi i Sherbimeve Sekrete ka kerkuar siguri me ligj edhe per operacione qe sherbimi kryen nepermjet atyre qe zoti Shaqiri i cilesoi si “struktura ilegale”.

    “Mbrojtja e sigurise se veprimtarise se SHISH, duke shtuar mbrojtjen e operacioneve qe realizohen edhe nga struktura ilegale, te objekteve dhe pajisjeve qe kane te bejne me veprimet informative-operative te SHISH. Per realizimin e kesaj detyre rregullat dhe procedurat te propozohen nga drejtori i SHISH dhe te miratohen nga Kryeministri. Kjo do te ndihmonte jo vetem ne sigurimin e realizimit te detyrave nga punonjesit e SHISH, por edhe ne kontrollin efikas te tyre gjate kesaj veprimtarie”, u shpreh Shaqiri.

    Ndryshimet ne ligjin per Sherbimin Informativ kane hasur ne kundershtime te forta nga partia Socialiste, e cila nuk mori pjese ne seancen degjimore me shefin e sherbimeve sekrete. Vete zoti Shaqiri la te kuptohet se ka disa rezerva, por, ne pranine e kamerave nuk tha se cilat ishin ato.

    “Pjesa derrmuese e ketyre sugjerimeve qe jane bere nga Sherbimi jane marre parasysh ne draftin e paraqitur, por ai ka edhe elemente te tjere, qe, per mendimin tim, duhet te diskutohen. Por, duke qene se diskutimi mund te hyje ne elemente teknike, do te deshiroja qe mbledhja te behej me dyer te mbyllura”, u shpreh Shaqiri.

    Ne prani te kamerave zoti Shaqiri nuk e preku fare percaktimin per nje periudhe 5-vjecare te mandatit te drejtorit te Sherbimit Informativ, cka e le te paqarte vazhdimesine e mandatit te tij aktual ne krye te sherbimit.

    Por kryetari i Komisionit te Ligjeve, Ilir Rusmali, premtoi njohjen e medias gjate dites me ndryshimet perfundimtare qe do t’i kalojne per miratim parlamentit te enjten.
    I like soft, round things
    behu antar i klubit tim ketu! si dhe lexo my blog

  2. #2

    Replikė: Shaqiri: Te mbrohen operacionet sekrete

    Jam dakord qe te mbeten sekrete, por kush do e kontrolloje SHISH? Po kur bejne presion politik apo perpiqen te shkaterrojne opozitaret politike? po kur vrasin qytetare pqe qellime politike te caktuara?

  3. #3

    Replikė: Shaqiri: Te mbrohen operacionet sekrete

    ndoshta i kontrollojne nderkombetaret!?
    Atdhetar i perjetshem

  4. #4

    Replikė: Shaqiri: Te mbrohen operacionet sekrete

    Cito Postuar fillimisht nga cuni Shiko Postimin
    ndoshta i kontrollojne nderkombetaret!?
    atehere i bie qe te mos jene sekrete

  5. #5

    Replikė: Shaqiri: Te mbrohen operacionet sekrete

    po pse mer guesto tashi e more vesht ti qe smajm dot sekrete neve?? politika e venit ton te vogel bohet jasht......

+ Pėrgjigju kėsaj teme

Komenteti Juaj


Tema te ngjashme

  1. Shqipėria, 3 javė pa sekrete?
    By Romina in forum Lajmet e Dites
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-10-10, 02:20 PM
  2. Korab shaqiri - Banesa e vogel
    By Bruno in forum Texte Kengesh
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-04-10, 07:22 PM
  3. Leksion nga operacionet plastike ne Jacko!
    By Bruno in forum LifeStyle
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 12-07-09, 04:01 AM
  4. Kode sekrete per Mobil
    By JetMir in forum Telefona/Celulare/PDA
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 26-12-07, 06:55 AM
  5. Mikroskop i ri pėr operacionet nė tru
    By ~Shkodrane~ in forum Shėndeti
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-12-07, 08:03 PM

Rregullat e Postimit

  • Ju nuk mundeni te hapni tema te reja
  • Ju mundeni te replikoni
  • Ju nuk mundeni te postoni bashkengjitje
  • Ju nuk mundeni ndryshoni postimet

Fillimi i faqes · Pafjale.com · Arkiv · Kontakt

Duke perdorur kete websit jeni duke pranuar Rregullat e Perdorimit.

Copyright © All Rights Reserved · Design: Kati5