Ndihmoni Pafjale Shtyp butonin Like meposhte

+ Pėrgjigju kėsaj teme
Rezultatet 1 deri nė 2 prej totalit 2

Tema: Ismail Kadare: Ja pse nuk hapen dosjet e komunizmit

  1. #1

    Ismail Kadare: Ja pse nuk hapen dosjet e komunizmit

    Nga: CARLOS FUENTES
    Rruga qė tė ēon nė shtėpinė e Ismail Kadaresė mund tė jetė njė metaforė pėr jetėn e tij. Njė rrugė gjarpėruese, e fshehur pothuajse nė anėn e majtė tė Durrėsit, portit mė tė madh tė Mesdheut, ku gjatė viteve '90 shumė shqiptarė kėrkuan njė rrugė klandestine pėr tė ikur nga vendi i fundit komunist nė Evropė. Nė kėtė shtėpi rrethuar me pisha, shkrimtari veteran kalon muajt e verės me familjen e tij. Kadare shkruan ēdo mėngjes, pesė orė nė ditė me njė orar tė palėkundur, ndėrsa pret kthimin e pėrvitshėm nė Paris, ku ai banon gjatė dimrit gjithmonė, qė kėtu e njėzet vjet mė parė, kohė kur kėrkoi azil politik duke braktisur kėshtu vendin e tij ku udhėhoqi diktatori Enver Hoxha. Ai do tė jetonte nė shtetin ku politikat staliniste do tė uzurponin pėr katėr dekada. Princi i ri i Asturias lindi nė qytetin kėshtjellė tė Gjirokastrės 73 vjet mė parė, nė 28 janar 1936. I vlerėsuar me ēmimin e Legjionit Francez tė Nderit dhe njė kandidat i shpeshtė pėr Ēmimin Nobel nė Letėrsi, tė premten ai do tė jetė nė Oviedo qė tė tėrheqė ēmimin "Princi i Asturias" pėr Letėrsi, ēmim i cili i ėshtė dhėnė pėr rolin e tij si pėrfaqėsues i lartė i letėrsisė shqipe, ku pa harruar rrėnjėt e veta ka kaluar kufijtė pėr tė dalė si njė zė universal kundėr totalitarizmit. Historitė e Ballkanit kanė qenė pėrkthyer nė gjuhėn katalanase nga Lizarralde Valladolid Ramón Sįnchez, i cili nė vitin 1993 fitoi Ēmimin Kombėtar pėr Punė pėrkthimi me romanin e Kadaresė "Koncerti".
    A ndjeheni i njohur nė Shqipėri dhe nė pėrgjithėsi, nė Ballkan?
    Unė ndjehem i nderuar pėr vlerėsimin me ēmimin "Princi i Asturias", sepse elita intelektuale dhe letrare e njeh dhe e vlerėson kėtė ēmim dhe domethėnien e tij.
    Kadare ėshtė mjaft i njohur nė Shqipėri edhe si njė lloj Don Kishoti shqiptar?
    E njoh Don Kishotin, dhe nuk besoj tė ketė as edhe njė shkrimtar nė botė qė nuk e njeh Don Kishotin apo Shekspirin. Por asnjė shkrimtar nuk mund tė krahasohet me Don Kishotin. As me Sanēo Panēon.
    Ēfarė roli mund tė luajnė shkrimtarėt tani? Tridhjetė apo dyzet vjet, puna e njė shkrimtari ėshtė e rėndėsishme nė aspektin politik, tani?
    Roli i letėrsisė nuk ka ndryshuar nė thelb. Ne duhet tė vazhdojmė tė krijojmė, megjithėse nė rastin tim ka pasur edhe ndonjė vepėr disi delirante. Por gjithēka qė unė mund t'i jap vendit tim, mund t'ia jap pėrmes veprės sime letrare. Letėrsi dhe asgjė tjetėr. Nė qoftė se kam luajtur njė rol nė fusha tė tjera, ėshtė pėrmes letėrsisė. Unė nuk kam njė tė vėrtetė tjetėr.
    Por krijuesit luajnė gjithashtu njė rol tė rėndėsishėm nė formimin e qėndrimeve tė njė personi, tė njė populli. Ēfarė mund tė bėjė njė shkrimtar?
    Nuk mund tė shpiket njė rol i ri, unė nuk e pranoj kėtė pikėpamje. Unė mendoj se ka njė lloj keqkuptimi, sepse nėse ka njė gjė qė ėshtė globale, ajo ėshtė letėrsia. Ėshtė letėrsia ajo qė ka ndihmuar nė globalizimin e njohurive. Sepse letėrsia ka qenė gjithmonė globale. Nė kombe tė ndryshme, por ēdo popull qė ka krijuar njė letėrsi e krijon atė pėr pjesėn tjetėr tė popujve, jo vetėm pėr veten e tij. Dhe unė nuk po flas pėr letėrsi tė vogla, pėr letėrsi mediokre, por pėr letėrsi tė madhe.
    Librat tuaj nuk janė autobiografikė, por janė tė bazuar nė pėrvoja personale. Sa peshon tek njė shkrimtar memoria e tij personale dhe ajo kolektive?
    Ėshtė njė e vėrtetė pėr tė gjithė, sepse unė nuk kam njė tė vėrtetė tė veēantė. E njėjta ndodh me letėrsinė dhe ligjet e letėrsisė janė tė njėjta pėr tė gjithė. Nuk ka asgjė tė veēantė nė rastin tim.
    Ēfarė roli luan pesimizmi tek njė shkrimtar?
    Unė nuk mendoj se pesimizmi luan njė rol tė veēantė nė detyrėn e njė shkrimtari. Pesimizmi ėshtė pjesė e natyrės njerėzore, ėshtė pjesė e secilit. Ėshtė njė dimension i pėrjetshėm i njerėzimit. Ėshtė roli qė ka natyra tek njeriu, siē ėshtė urrejtja dhe dashuria.
    A nuk ėshtė pesimizmi njė burim i mirė frymėzimi pėr tė shkruar?
    Jo, nuk e besoj. Letėrsia e madhe ėshtė mbi tė gjitha, mbi pesimizmin dhe optimizmin. Ajo nuk njeh optimizėm apo pesimizėm, ėshtė indiferente ndaj tyre. Ėshtė letėrsia e vogėl ajo qė merret me kėto obsesione tė qenies njerėzore.
    Pyeta vite mė parė njė kėngėtar tė njohur spanjoll, nė qoftė se ėshtė e nevojshme ekzistenca e njė diktatori pėr tė ēuar nė shoqėri kėngėn e njė autori. Po pėr tė shkruar, ėshtė mė mirė tė ndjejmė njė presion politik apo shoqėror bashkė?
    Ėshtė njė qasje shumė naive tė mendojnė se njė shkrimtar ka nevojė pėr njė diktator apo duhet tė jetė nėn presion, nė mėnyrė qė tė jetė mė i qartė nė punėn e tij. Mund tė merret njė pėrshtypje e parė qė ėshtė e nevojshme si shtrėngim, ose humbja e lirisė pėr tė qenė mė tė qartė, por nė fund tė fundit nuk ėshtė ashtu. Sepse nė fund tė fundit, njė burg i vėrtetė ose burg imagjinar ėshtė e njėjta gjė pėr letėrsinė. Burgu, nė pikėpamjen globale tė botės ekziston nė tė gjitha regjimet sepse tradita e lirisė ėshtė diēka e kohėve tė fundit, shumė e re nė shoqėritė tona. Unė gjithmonė kam menduar se shkrimtarėt janė nė gjendje tė nxjerrin thesare letrare. Njė situatė apo njė tjetėr, janė shumė tė ngjashme, sepse njė shkrimtar, fatkeqėsisht nuk vlen mė shumė se njė shkrimtar i lumtur. Dy situatat ngjajnė.
    Ndėrsa ecte nė kėtė shtėpi, botuesi juaj Bujar Hudhri tha se djali i tij 17 vjeē e kishte pyetur para pak kohėsh se kush ka qenė Enver Hoxha. Unė po ju pyes ju, kush ishte Enver Hoxha dhe si ishte jeta nėn regjimin e tij diktatorial?
    Ky nuk ėshtė njė problem pėr letėrsinė. Pėrse spanjollėt duhet ta dinė kėtė, pėr tė njohur diktaturėn shqiptare pėrmes letėrsisė sė saj? Ēėshtja legjitime ėshtė se si mund tė perceptohet kjo situatė. Unė nuk mendoj se roli i letėrsisė ėshtė tė shpjegojė se si ka qenė njė regjim, apo se si ka qenė njė sistem politik, liberal apo diktatorial. Kjo nuk ėshtė ndonjė gjė e rėndėsishme. Siē ndodh kėtu nė Shqipėri, dhe nė ēdo vend tė botės, nuk ėshtė normale qė tė mos dihet se ēfarė ishte diktatura e Frankos. Unė nuk jam dakord me kėtė ide mjaft tė zgjeruar tani, qė brezat e rinj nuk e dinė se ēfarė ishte komunizmi apo fashizmi. Varet se pėr cilin brez bėhet fjalė. Nėse flasim pėr idiotė, ėshtė normale qė e injorojnė njohurinė, por njerėzit normalė e dinė se kush ishin Caligula, Ēezari apo Neron. Ėshtė e njėjtė me diktaturėn komuniste. Njerėzit luajnė me kėtė, por duket se askush nuk e kupton se kush ishte Stalini. Nėse ju i pėrkisni njė komuniteti ndėrkombėtar, jeni tė detyruar ta dini kėtė, sepse kjo ėshtė historia e njerėzimit. Ėshtė njė situatė shumė e trishtueshme, kėshtu qė unė pėrpiqem tė mos flas me njerėz qė nuk dinė asgjė.
    A qe njė zgjedhje e mirė pranimi i deklaratės sė pavarėsisė sė Kosovės?
    Nuk ka dyshim, sepse situata nė Kosovė ishte anormale, absurde. Ajo ishte e vetmja koloni e mbetur e tillė nė kontinentin evropian. Dhe Evropa ka ekuilibruar atė qė ishte e ēekuilibruar.
    Kam kaluar disa ditė duke ecur nė kėmbė nė rrugėt e Tiranės, ku tani janė zyrat e ndėrmarrjeve tė pėrbashkėta mes shqiptarėve dhe serbėve, ish-armiq. Cila ėshtė e ardhmja e rajonit, ajo e Ballkanit Jugor?
    Nuk besoj se ka marrėdhėnie tė rėndėsishme mes vendeve tė Ballkanit. Serbia mendon se ėshtė njė vend i madh, por e vėrteta ėshtė se ėshtė njė vend i vogėl, i varfėr gjithashtu, dhe pa shumė rėndėsi. Tė gjitha vendet e Ballkanit kanė pėrafėrsisht tė njėjtėn madhėsi, tė njėjtėn fuqi ekonomike dhe politike, dhe tė njėjtėn traditė. Ka ndodhur njė tragjedi nė Ballkan dhe tani ėshtė pėrhapur njė ide false, sepse nė fakt tė gjitha vendet janė tė ngjashme. Nuk mund tė transmetohet deri nė kėtė pikė ideja e madhėshtisė dhe e respektit, sepse Greqia, Shqipėria, Serbia ose Bullgaria kanė pothuajse tė njėjtėn fuqi. Ka njė ekuilibėr tė krijuar gjatė shumė shekujve, e qė nuk mund tė pėrshkruhet nė njė mėnyrė tė thjeshtė.
    Vijon
    SHQIPERIA E RIBASHKUAR E VETMJA ALTERNATIVE

  2. #2

    Replikė: Ismail Kadare: Ja pse nuk hapen dosjet e komunizmit

    A ka ndodhur qė janė harruar ditėt e luftės dhe vdekjes?
    Ka pasur njė luftė qė filloi mes shqiptarėve dhe serbėve, midis serbėve dhe kroatėve, mes serbėve dhe boshnjakėve ... dhe Kosova qe etapa e fundit. Ajo nuk ishte njė luftė fisnore, as njė luftė fetare. Aspak. Serbėt donin tė thuhej se kjo ishte njė luftė fetare, duke menduar se do tė kishte njerėz qė do e mbėshtesnin ēėshtjen e tyre sepse ishin tė krishterė, por do tė kishte edhe myslimanė qė do tė mbėshtesnin myslimanėt. Nė Shqipėri nuk u bė asgjė nė kontekstin e fesė sepse u kuptua qartė se ishte njė luftė pėr liri. Ishte vetėm njė slogan pėr tė fshehur atė qė nuk ishte njė konflikt simetrik. Nga njėra anė ishte diktatura ushtarake, policore dhe burgu. Kroacia dhe Serbia ishin dy shtete qė shkuan nė luftė. Por nė Kosovė nuk ishte e njėjta, nuk ishte e njėjtė strukturė. Nganjėherė ėshtė thėnė se nė Kosovė serbėt dhe shqiptarėt u vranė me njėri- tjetrin, por kjo nuk ėshtė e vėrtetė. Ashtu siē nuk mund tė thuhet se gjatė Luftės sė Dytė Botėrore hebrenjtė dhe gjermanėt u vranė me njėri-tjetrin. Kjo ėshtė njė mėnyrė pėr t'i falsifikuar gjėrat dhe pėr tė dhėnė njė vizion tė historisė totalisht tė rremė. Tani ekziston njė lloj propagande nė mėnyrė qė ngjarja tė rishqyrtohet nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara. Nuk ėshtė e thėnė haptazi, por lihet tė kuptohet se ndėrhyrja e Bashkimit Evropian dhe e Shteteve tė Bashkuara ishte njė gabim. Por unė nuk e shoh ashtu. Do tė ishte gabim nėse nė ligjin moral tė Evropės do tė ishte pranuar sėrish racizmi, e nėse do tė pranohej qė popujt tė mos vendosnin vetė pėr fatin e tyre. Nėse Europa e dėnoi Jugosllavinė pėr masakrat, ishte sepse Europa nuk mund tė hiqte dorė nga kjo, e nuk mund tė mos e bėnte kėtė, sepse do t'i duhej tė kthehej sėrish mbrapsht. Do tė ishte e pikėllueshme.
    Ndoshta Serbia u dėnua pėr tė shmangur tė kėqija mė tė mėdha, mbase sepse Evropa nuk e ka harruar Ballkanin. Kėtu filloi shekullit i XX-tė me vrasjen e Franc Ferdinandit nė Sarajevė dhe pėrfundoi me pavarėsinė e Kosovės...
    Ėshtė vetėm ajo ēfarė ka qenė historia e Evropės, por e parė nė njė mėnyrė paksa poetike, romantike, sepse Lufta e Parė Botėrore do tė kishte ndodhur edhe pa vrasjen e 1914-ės nė Sarajevė. Sigurisht do tė ishte gjetur njė pretekst tjetėr. Kjo ėshtė njė ēėshtje e komplikuar sepse ka njė kontradiktė themelore: nga njėra anė ekziston njė kulturė liberale dhe nga ana tjetėr, njė konservatore. Kjo ėshtė njė kontradiktė thelbėsore qė unė nuk e di se si do tė pėrfundojė. Secili pėrdor njė Evropė kundėr njė tjetėr.
    Kush mund ta sjellė Turqinė nė Evropė dhe anasjelltas?
    Nuk e di. Duhet analizuar bota e Ballkanit ndaj Turqisė. Turqit thonė se termi "pushtimit osman" ėshtė zėvendėsuar nga ai i "pranisė osmane", por unė nuk pajtohem fare me kėtė ide. Nuk mund tė ndryshohet historia. Ballkani dhe Perandoria Osmane ishin armiq pėr shekuj me radhė, dhe tani nuk mund tė shtrembėrohet apo falsifikohet historia nė njė mėnyrė kaq groteske. Askush nuk ka nevojė pėr kėtė falsifikim.
    Ju keni thėnė se nuk ka shkrimtarė tė mirė tė regjimeve...
    Shkrimtarėt zyrtarė janė shumė tė paktė nė botė, ndaj nuk duhet tė pėrdorim kėtė shprehje. Kjo ėshtė njė shprehje qesharake. Apo, mendoni ju se ekzistojnė shkrimtarėt zyrtarė nė Spanjė?
    Nė Spanjėn e diktaturės sė Frankos ka pasur disa shembuj...
    Por, a qenė ata qė e quajtėn veten shkrimtarė tė sistemit apo ishte dikush tjetėr qė i quajti ata ashtu? Nė tė gjitha rastet nuk kanė qenė shkrimtarė tė mėdhenj, ishin shkrimtarė tė vegjėl. Pastaj ka pasur njė lloj propagande tė krijuar nga parullat. Nėse ju doni tė flisni kundėr ndonjė shkrimtari, a mund tė mė thoni se kush ka qenė shkrimtari i Stalinit, Hoxhės apo Ēausheskut? Ose shkrimtarė nėn komunizėm apo nėn nazizėm. Unė nuk kam qenė asnjėherė njė shkrimtar zyrtar, ėshtė thjesht shpifje. Si mund tė isha unė njė shkrimtar zyrtar, e tė shkruaja njė libėr si "Pallati i ėndrrave"? Pas rėnies sė komunizmit, shumė shkrimtarė qė ishin thjesht shkrimtarė, u bėnė objekte tė shpifjeve tė tilla. Tė gjitha policitė sekrete komuniste ishin nė gjendje tė shpifnin kundėr shkrimtarėve, qoftė kėta vendas apo perėndimorė, duke u pėrpjekur tė dėmtojnė fuqinė e veprave tė tyre. Imagjinoni ju se ēfarė mund tė bėnin nė vendet komuniste. Kėtu nė Shqipėri, problemi qėndron tek fakti qė nuk u hapėn arkivat sekrete, nė mėnyrė qė tė krijohet mundėsia e demaskimit tė gjithė shėrbėtorėve tė regjimit, njėherė e pėrgjithmonė. Pse? Sė pari ka njė mėnyrė pėr tė shikuar letėrsinė, qė do tė thotė tė shihen vlerat optimale ose vlerat minimale. Tekstet letrare me vlera tė larta apo me pak vlera. Ėshtė vizioni i parė. Mėnyra tjetėr, ėshtė qė tė shihen shkrimtarėt qė ishin nė shėrbimin e makinės sė diktaturės. Ky ėshtė kufiri i vėrtetė, dhe jo fantazi. Teksti letrar, nga njėra anė, dhe morali qė vjen nga arkivat sekrete, nga ana tjetėr. Nė shumicėn e rasteve nuk janė zbuluar raportet sekrete, edhe pse ka pasur pėrpjekje pėr tė parė e pėr tė mėsuar se kush ishte me regjimin dhe cili ishte kundėr tij. Shumica nuk duan tė pranojnė se shkrimtarėt e rinj ishin nė anėn e regjimit dhe kishin rolin e informatorėve. Tė qenit shkrimtar zyrtar apo jo, varet dhe shihet nga tekstet letrare qė dikush ka shkruar, dhe librat e mi janė pėrkthyer dhe botuar nė botėn e lirė. Ku janė librat zyrtarė? Kjo nuk ka sens, ėshtė vetėm spekulim.

+ Pėrgjigju kėsaj teme

Komenteti Juaj


Tema te ngjashme

  1. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-12-10, 01:16 AM
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-02-10, 05:35 PM
  3. Ismail Kadare
    By King_Arthur in forum Historia e Shqiperisė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 31-01-08, 04:58 AM
  4. Ismail Kadare
    By Melody in forum Letersia
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 15-12-07, 07:48 PM

Rregullat e Postimit

  • Ju nuk mundeni te hapni tema te reja
  • Ju mundeni te replikoni
  • Ju nuk mundeni te postoni bashkengjitje
  • Ju nuk mundeni ndryshoni postimet

Fillimi i faqes · Pafjale.com · Arkiv · Kontakt

Duke perdorur kete websit jeni duke pranuar Rregullat e Perdorimit.

Copyright © All Rights Reserved · Design: Kati5