Shqiperi
TIRANE- Shoqata e Konsumatorėve denoncon rritjen e cmimeve nė treg, tė cilat ndikojnė nė xhepat e njerėz nė nevojė, tė varfėr, e pensionistė. Sipas kėsaj shoqate nė ditėt e Krishtlindjeve ēmimet e shitjes sė artikujve ushqimorė me pakicė u rritėn 25%. Sipas pėrllogaritjeve qė bėn shoqata po tė krahasohen me vitin 2008, ēmimi i mallrave tė “shportės” pėr festat ėshtė rritur 38-40%.

Sipas shifrave qė i referohen nga Shoqata e Konsumatorėve mishi i viēit nga 750 lekė qė ishte njė vit mė parė aktualisht shitet me 850 lekė, mishi i gicit nga 750 lekė nė 2008, sot tregohet me 950 lekė, mishi i qengjit nga 750 lekė nė 2008, sot tregtohet 850 lekė, gjeli i detit nga 450 lekė nė 2008, sot shitet 700 lekė, orizi nga 75 lekė, tregtohet 115 lekė, sheqer nga 65 lekė njė vit mė parė, sot tregohet 110 lekė, vaji vegjetal nga 120 lekė, tregohet 180 lekė, makarona pako gjysėm kg, nga 65 lekė, shitet 90 lekė, sallata nga 100 lekė nė 2008, tregtohet 130 lekė, spinaqi nga 120 lekė tregtohet 150 lekė, lulelakra nga 150 lekė tregtohet 220 lekė, trangulli nga 200 lekė tregtohet 250 lekė, dhe mollėt nga 80 lekė tregtohet 130 lekė.

Ndėrsa nė festat e nėntorit tė kėtij viti, tregu pėsoi njė shtrenjtim prej 5-10 pėrqindėsh tė prodhimeve ushqimore.

Rritja e ēmimeve ka qenė e pranishme edhe pėr produkte tė tjera, tė konfeksioneve, kėpucėve etj, por kėto, mė tė pėrballueshme. Nė vėmendje tė tregut dhe tė organeve kontrolluese shtetėrore, Shoqata e Konsumatorit Shqiptar u drejtohet tregut, prodhuesve, organeve tė kontrollit, organeve tatimore, qė tė jenė mė tė kujdesshėm, mė tė vėmendshėm, mė afėr kėrkesave tė konsumatorėve dhe nė mėnyrė tė veēantė, pėr t’iu kundėrvėnė kėsaj tendence negative dhe spekulative tė rritjes sė ēmimeve, qė tashmė ka fituar “tė drejtėn e qytetarisė” nė festa, ndėrkohė qė shqiptarėt po vuajnė pasojat e krizės.
(BalkanWeb)