TIRANE- Federata ka nderuar disa nga figurat mė tė shquara tė futbollit shqiptar ndėr vite, nė mbrėmjen Gala tė kthyer tashmė nė traditė nė fund tė ēdo viti. Emra tė mėdhenj tė kėtij sporti, por edhe futbollistė e arbitra, kanė qenė nė qendėr tė ceremonisė sė organizuar tė martėn nė mesditė. Ilir Pėrnaska, Agustin Kola, Besnik Duli, Bujar Pregja, Jovan Gugu, Agim Qypi, Agim Medja, Zyhdi Ēoba, Eduard Salillari, Shemsi Zilja, Selami Dani, Perlat Musta apo Fadil Kovaēi, janė nderuar pėr kontributin e tyre tė madh nė futboll. Por, disa ēmime tė veēanta kanė qenė pėr figura qė tashmė nuk jetojnė mė si Kujtim Majaci, Lefter Millo, Petro Ruci apo Agim Murati.

“Viti 2009 ėshtė njė vit nė tė cilin ka patur shumė kontribute tė futbollistėve, tė trajnerėve tė klubeve. Futbolli ka goxha emocione dhe duke qenė qė ka kėto kuptohet qė ka dhe problemet e saj. Viti qė po mbyllet ka mbyllur njė garė nė kategorinė superiore goxha tė bukur me emocion” theksoi Armand Duka.

Ndėrkohė, futbollisti i vitit nė Shqipėri u shpall lojtari i Dinamos dhe i ekipit kombėtar Elis Bakaj, i cili kryeson edhe listėn e golshėnuesve nė kėtė sezon tė Superligės. Nė festėn e organizuar nga FSHF, binte nė sy prezenca edhe e njerėzve tė politikės, ndėrsa mungonin presidentėt e Tiranės dhe tė Dinamos, dy prej klubeve kryesore nė vend.
(A.Latifi/BalkanWeb)