Ndihmoni Pafjale Shtyp butonin Like meposhte

+ Pėrgjigju kėsaj teme
Rezultatet 1 deri nė 18 prej totalit 18
  1. #1

    Thenie dhe poezi nga Nene Tereza‏

    Ne s'mund te bejme dot gjera te medha,vetem gjera te vogla me dashuri te madhe.

    Nuk ka rendesi sa shume jemi te angazhuar te bejme, por sa shume dashuri veme, ne te beret.

    Sa me teper kemi,aq me teper jemi te zene, aq me pak japim. Por sa me pak kemi, aq me te lire jemi, aq me shume japim. Varferia per ne eshte liri. Nuk eshte turp. Eshte liri e gezueshme. Nuk ka televizor ketu, as kete, as ate... Por jemi shume te lumtur.

    Perpara se te flasim, eshte e nevojshme te degjojme, se Zoti flet ne heshtjen e zemres.

    Ne se vertet duam te dashurojme, duhet te mesojme si te falim!

    Folu butesisht njerezve! Tregoje miresine ne fytyre, ne sy, ne buzeqeshjen tende, ne ngrohtesine e buzeqeshjes tende, gjithnje te kesh buzeqeshje gazmore! Jep jo vetem kujdesin, por edhe zemren!

    Ne qofte se je i perulur, asgje nuk te prek, as levdim, as turp, sepse ti e di mire kush je.


    Gjej kohė...

    Gjej kohė tė mendosh
    Gjej kohė tė lutesh
    Gjej kohė tė qeshėsh
    Ėshtė burimi i fuqisė
    Ėshtė fuqia mė e madhe mbi tokė
    Ėshtė muzika e shpirtit.

    Gjej kohė pėr tė luajtur
    Gjej kohė tė duash dhe tė duhesh
    Gjej kohė tė japėsh
    Ėshtė sekreti i rinisė sė pėrjetshme
    Ėshtė privilegj i dhėnė prej Zotit
    Dita ėshtė shumė e shkurtėr pėr tė qenė egoistė.

    Gjej kohė tė lexosh
    Gjej kohė tė jesh mik
    Gjej kohė tė punosh
    Ėshtė burim menēurie
    Ėshtė rruga e lumturisė
    Ėshtė ēmimi i suksesit.

    Gjej kohė tė bėsh mirėsi
    Ėshte ēelėsi i parajsės..



    Himni i jetės

    Jeta ėshtė njė shans, kape.
    Jeta ėshtė bukuri, adhuroje.
    Jeta ėshtė bekim, shijoje.
    Jeta ėshtė ėndėrr, bėje realitet.

    Jeta ėshtė sfidė, pėrballoje.
    Jeta ėshtė detyrė, kryeje.
    Jeta ėshtė lojė, luaje.
    Jeta ėshtė e ēmuar, kujdesu pėr tė.

    Jeta ėshtė pasuri, vlerėsoje.
    Jeta ėshtė dashuri, jetoje.
    Jeta ėshtė mister, zbuloje
    Jeta ėshtė premtim, mbaje.

    Jeta ėshtė trishtim, kaloje.
    Jeta ėshtė himn, kėndoje.
    Jeta ėshtė luftė, pranoje.
    Jeta ėshtė aventurė, rrezikoje.

    Jeta ėshtė jetė, mbroje.



    S'KA RENDESI

    Njeriu eshte i paarsyshem, i pallogjikshem, egocentrik
    S'KA RENDESI, DUAJE!

    Nese ben mire, do te thone e ben per qellime egoistike
    S'KA RENDESI, BEJ MIRE!

    Nese zbaton qellimet e tua, do te gjesh miq te rrejshem dhe armiq te vertete
    S'KA RENDESI, ZBATO!

    Te miren qe e ben, neser do te harrohet
    S'KA RENDESI, BEJ MIRE!

    Nderi dhe ciltersia do te bejne te lendueshem,
    S'KA RENDESI. JI I CILTER DHE I NDERSHEM!

    Ate qe ke ndertuar vite me radhe, mund te rrenohet fill
    S'KA RENDESI. NDERTO!

    Nese i ndihmon njerzit, do te hidherohen
    S'KA RENDESI, NDIHMOJI!

    Jepja botes pjesen me te mire te vetvetes, do te shqelmojne
    S'KA RENDESI, JEPE PJESEN ME TE MIRE TE VETVETES.



    Mos jeto kurrė pa jetė!

    Dita mė e bukur? Sot.
    Pengesa mė e madhe? Frika.
    Gjėja mė e lehtė? Tė gabosh.
    Gabimi mė i madh? Tė heqėsh dorė.
    Rrėnja e ēdo tė keqeje? Egoizmi.
    Mėndjeheqja mė e mirė? Puna.
    Humbja mė e madhe? Mospasja e kurajės.
    Profesionistėt mė tė mirė? Fėmijėt.
    Nevoja e parė? Komunikimi.
    Lumturia mė e madhe? Tė jesh i dobishėm pėr tė tjerėt.
    Misteri mė i madh? Vdekja.
    E meta mė e keqe? Tė qenit pa humor.
    Personi mė i rrezikshėm? Ai qė gėnjen.
    Ndjenja mė e shėmtuar? Mėria.
    Dhurata mė e bukur? Falja.
    Ajo mė e paēmuara? Familja.
    Drejtimi mė i mirė? Rruga e duhur.
    Sensacioni mė i kėnaqshėm? Paqja e brendshme.
    Pritja mė e mirė? Buzėqeshja.
    Ilaēi mė i mirė? Optimizmi.
    Kėnaqėsia mė e madhe? Detyra e kryer.
    Forca mė e madhe? Besimi.
    Personat mė tė nevojshėm? Shėrbyesit e Zotit (priftėrinjtė etj).
    Gjėja mė e bukur nė botė? Dashuria..



    Duaj jeten...

    Duaje jetėn ashtu siē ėshtė
    duaje plotėsisht, pa pretendime;
    duaje kur tė duan apo kur tė urrejnė,
    duaje kur askush nuk tė kupton,
    apo kur tė kuptojnė tė gjithė.

    Duaje kur tė gjithė tė braktisin,
    apo kur nė qiell tė ngrenė si mbret.
    Duaje kur tė vjedhin gjithēka,
    apo kur tė dhurojnė.
    Duaje kur ka kuptim
    apo kur ngjan se nuk ka njė fije.

    Duaje nė lumturi tė plotė
    apo nė vetmine absolute.
    Duaje kur je i fortė,
    apo kur ndjehesh i pafuqishėm.
    Duaje kur ke frikė,
    apo kur ke njė mal guximi.
    Duaje jo vetėm pėr kėnaqėsitė e mėdha
    e sukseset e mrekullueshme;
    duaje edhe pėr gėzimet e vogla.

    Duaje edhe pse nuk tė jep ēka mundet,
    duaje edhe pse nuk ėshtė siē do ta dėshiroje.
    Duaje sa herė qė lindesh
    e sa herė qė je duke vdekur.
    Por mos duaj kurrė pa dashuri.


    Kur pėr shkak tė moshės
    nuk do mundesh tė vraposh, ec shpejt.
    Kur nuk do mundėsh tė ecėsh shpejt, vetėm ec.
    Kur nuk do mundėsh mė tė ecėsh, pėrdor shkopin.
    Por kurrė mos u ndal!

  2. Sponsor
  3. #2

    Replikė: Thenie dhe poezi nga Nene Tereza‏

    hemmm shume interesante.
    padyshim Gonxhe Bojaxhiu (Nene Tereza) figure madheshtore, krenaria e shqiptareve
    Atdhetar i perjetshem

  4. #3

    Replikė: Thenie dhe poezi nga Nene Tereza‏

    Cuni mos fol keshtu djale, pjese me e madhe e njerezve te botes as qe e dine qe ishte shqiptare, pasi u thua qe ishte shqiptare thone " edhe cfare?"
    Nga njera ane eshte nje prej shembujve pozitive, me mire qe te njihet shqiptari per dicka te mire sesa te keqe, por per shqiperine ska bere asgje!

    Se dija qe ishte poete kjo virgjeresha, po poezite ne cfare gjuhe i ka shkruajtur?
    I like soft, round things
    behu antar i klubit tim ketu! si dhe lexo my blog

  5. #4

    Replikė: Thenie dhe poezi nga Nene Tereza‏

    nuk ka fare rendesi a e dine apo nuk e dine te tjeret a ka qene shqipetare apo jo.
    Biles nuk ka fare rendesi origjina e saj, me e rendesisme eshte qe ajo ka ekzistuar.

  6. #5

    Replikė: Thenie dhe poezi nga Nene Tereza‏

    shm te bukura romins

  7. #6

    Replikė: Thenie dhe poezi nga Nene Tereza‏

    padyshim Gonxhe Bojaxhiu (Nene Tereza) figure madheshtore, krenaria e shqiptareve

  8. #7

    Replikė: Thenie dhe poezi nga Nene Tereza‏

    shum te bukura bravoooo

  9. #8

    Replikė: Thenie dhe poezi nga Nene Tereza‏

    shum bukur

  10. #9

    Replikė: Thenie dhe poezi nga Nene Tereza‏

    bukur

  11. #10

    Replikė: Thenie dhe poezi nga Nene Tereza‏

    Cito Postuar fillimisht nga valter Shiko Postimin
    bukur
    Per cfare?
    SHQIPERIA E RIBASHKUAR E VETMJA ALTERNATIVE

  12. #11

    Replikė: Thenie dhe poezi nga Nene Tereza‏

    nese banoret e shqiperise jane te bashkuar edhe shqiperia ka me shume vlera

  13. #12

    Replikė: Thenie dhe poezi nga Nene Tereza‏

    Njerėzit qė kafshojnė dorėn e atij qė i ushqen zakonisht lėpijnė kėpucėt e atyre qė i godasin

  14. #13

    Replikė: Thenie dhe poezi nga Nene Tereza‏

    Per ta kuptuar jeten duhet te jemi kritik, por jo cinik, kureshtar, por jo mashtrues, te sinqert, por jo naiv...!

  15. #14

    Replikė: Thenie dhe poezi nga Nene Tereza‏

    Miqtė e vėrtetė janė si duart dhe sytė: kur dora vritet, syri qan. Kur syri qan, dora fshin lotėt


    Miqtė e vėrtetė janė si duart dhe sytė: kur dora vritet, syri qan. Kur syri qan, dora fshin lotėt

    Kur ishe mbi gomar e doje dhe hėnėn, sot ke hip mbi kalė dhe s'e do as nėnėn

    Nė qoftė se ia thua ndonjė fshehtėsi mikut tėnd, mendo se edhe ai e ka mikun e vet.


    E kalojmė gjithė jetėn duke shpresuar qė tė na shfaqet pėrpara rruga e duhur, por harrojmė qė rrugėt zbulohen duke ecur... jo duke pritur..


    Koha e tregon njeriun e ndershėm, kurse tė keqin e njeh pėr njė ditė.

  16. #15

    Replikė: Thenie dhe poezi nga Nene Tereza‏

    Cito Postuar fillimisht nga Adele Shiko Postimin
    Njerėzit qė kafshojnė dorėn e atij qė i ushqen zakonisht lėpijnė kėpucėt e atyre qė i godasin
    Qe te mos kete keqkuptime.Perfund ketyre shprehjeve te mesiperme shkruani edhe autorin e ketyre fjaleve.Te pakten ne kete rast autore nuk eshte nene Tereza por Erik Holar

  17. #16

    Replikė: Thenie dhe poezi nga Nene Tereza‏

    Krenaria e shqiptareve...

  18. #17

    Replikė: Thenie dhe poezi nga Nene Tereza‏

    NENE TEREZES

    Ajo qe mbetet e pavdekshme
    ne shpirt e zemer te cdo njeriu
    veper e madhe shenjterore
    nena GONXHE BOJAXHIU

    Ajo qe shkelqeu e beri drite
    si diell ndriti si rreze
    Nobelistja e madhe SHqipetare
    Hyjnesha e dashurise

    Bije e ketij trualli
    moter e nene humane
    qe shperndau vetem miresi
    ne boten njerezore

    zemra e saj,mbushur dashuri
    qe s`njohu dallim,e as kufij
    per njerez te gjore
    te varfer,te bardh e te zi
    per femije e te rritur
    zemer e gjere bujare
    e tradites se lashte SHqipetare
    Koha nuk i sheron plaget, por njeriu mesohet te jetoj me to !
    Mos u merzit ne qoftese njerezit flasin per ty, sepse dhe qente lehin per nje person qe nuk e njohin!
    Kurrė mos e vendos ēelėsin tėnd tė lumturisė nė derėn e dikujt tjetėr!

  19. #18

    Replikė: Thenie dhe poezi nga Nene Tereza‏

    Shum bukurrrr

Komenteti Juaj


Tema te ngjashme

  1. Gjeni gjėegjezėn...‏
    By Romina in forum Barcaleta/Humor
    Pėrgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 20-07-12, 04:45 PM
  2. Thenie te mencura!
    By Rori in forum Poezi dhe Fjale Te Urta Shqip
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 07-08-11, 09:28 AM
  3. Citaku bėhet nėnė!
    By Bruno in forum Thashetheme/Celebrity Gossip
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-04-10, 03:43 PM
  4. Katrahura spitalore universitare "Nene Tereza"
    By King_Arthur in forum Lajmet e Dites
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-02-08, 03:17 AM
  5. Thėnie Tė Ndryshme Pėr Dashurinė!
    By Bruno in forum Romancė dhe Dashuri
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 28-01-08, 10:17 AM

Rregullat e Postimit

  • Ju nuk mundeni te hapni tema te reja
  • Ju mundeni te replikoni
  • Ju nuk mundeni te postoni bashkengjitje
  • Ju nuk mundeni ndryshoni postimet
Sponsor

Fillimi i faqes · Pafjale.com · Arkiv · Kontakt

Duke perdorur kete websit jeni duke pranuar Rregullat e Perdorimit.

Copyright © All Rights Reserved · Design: Kati5