Pėr shkak tė pėrdorimit tė tepruar tė antibiotikėve, bakteret janė gjithnjė e mė rezistuese. Bakteret gati tė pashkatėrruara posaēėrisht zhvillohen nė Evropėn Jugore dhe Lindore, qė janė konsumuesit mė tė mėdhenj tė antibiotikėve, kanė bėrė tė ditur ekspertėt e mbledhur nė Qendrėn evropiane pėr preventivė dhe kontrollim tė sėmundjeve (ECDC), me rastin e ditės sė dytė evropiane tė mbikėqyrjes ndaj antibiotikėve, i organizuar tė mėrkurėn nė 32 shtete. Po i afrohemi murit dhe nuk jemi larg nga ai, ka deklaruar njė ekspert pėr kėtė ēėshtje, nė kuadėr tė ECDC-sė nė Stokholm. Disa baktere bėhen rezistuese ndaj tė gjitha medikamenteve, apo duhet pėrdorur antibiotikėt e vjetėr, tė cilėt janė toksikė, ka sqaruar ai. Sipas studimit tė cilin nė mbarė Evropėn e ka udhėhequr profesori Monet nga Lioni, mė shumė se gjysma (53 pėr qind) nga qindra tė punėsuar nė repartet e kujdesit intensiv, kanė thėnė se gjatė gjashtė muajve tė fundit, kanė pasur sė paku njė pacient rezistues ndaj tė gjithė antibiotikėve. Pa antibiotikė veprues, kurimi modern mjekėsorė siē janė operacionet, transplantimet dhe pėrkujdesjet intensive, bėhen tė parealizueshme, ka paralajmėruar drejtoresha e ECDC-sė, Suzana Xhakab.
Ajo ka theksuar se posaēėrisht foshnjat e lindura para kohe dhe repartet pėr kujdes intensiv dhe onkologji, kanė nevojė pėr antibiotikė veprues. Po na rrėnohen shtyllat e tempullit tė shėndetit. Tepėr shumė po pėrdorim burimin botėror, tė cilin duhet ta ruajnė pėr gjeneratat e ardhshme, ka paralajmėruar Oto Kars, profesor universiteti nga Upsali dhe ekspert pėr kėtė ēėshtje.
Mbi 25 mijė raste vdekjesh nė vit nga bakteret rezistuese
ECDC thotė se 25.000 raste tė vdekjes ēdo vit nė Unionin Evropian i shkaktojnė bakteret rezistuese, ēka ėshtė mė shumė se gjysma e numrit tė atyre qė vdesin nė trafik. Kjo kushton 1.5 miliardė euro nė vit, nga tė cilat 930 milionė pėr spitale. Bakteret rezistuese vrasin mijėra pacientė nė SHBA. Nė Evropė, vendet mė tė pėrfshira janė ato mediterane, derisa shtetet nordike janė tė kursyera.



Pėrgjigju me citim