Marrim patėllxhanet, i lajmė i shpėrlajmė i thajmė.
Marrim nje e nga nje i heqim bishtin rrumbullak ( ose kush nuk kursen e pret direkt), i presim nje patellxhan 3 shiritė. Priten pėr sė gjati te pjesa e sipėrme deri nė mes tė tulit. Keshtu veprojme me te gjithe patėllxhanet.
I leme per pak minuta ne nje enė me uje e me kripė qė tju dali e hidhura e patėllxhanėve, POR jo deri sa te fillojne e te nxihen.
Ndėrkohė nė tigan me vaj skuqet qepa e grirė nė formė gjysėmrrethi,shtohen orizi e vazhdohet skuqja ne zjarre te lehte , me pas shtojme koncentratet e pules,domate tė qėruara dhe tė prere nė copa tė vogla ( ose salce domate por jo shume qė tė mos na krijohet nje masė e lėngshme ) vazhdon kaurdisja nė zjarr tė avashėm nė mėnyrė qė qepa tė zbutet.Nė fund shtohen hudhra tė grira, majdanoz, kripė, piper dhe pak uthull.
Patėllxhanet kullohen, shpėrlahen dhe skuqen nė tigan me pak vaj pastaj rreshtohen nė tavė, hapen nė vendin e prerė dhe mbushen me masėn e pėrgatitur. Sipėr u vihet nga njė fetė domate per estetike ose mund te behet mbushja deri ne siperfaqe.
Ne fund i shtojme pak uje(ujin mund ta shtojme te tigani ku beme masėn keshtu uji ka shijen e masės edhe nuk eshte shume pengesė per tavėn) dhe e levizim me pirun qe te njetrajtėsohet.
Tavėn e lėmė ne furrė per 30 minuta.



Pėrgjigju me citim