Ka rreth dy muaj qė media e shkruar dhe ajo vizive po tenton tė zhbirojė labirinthin procedurial pėr rritjen e ēmimit tė
energjisė elektrike. Media por edhe grup konsumatorėt e energjisė elektrike duhet ta kenė tė qartė se vendimi pėr rritjen e ēmimit tė energjisė elektrike pėr vitin 2010 dhe mė tej ėshtė marrė. Rritja e ēmimit ėshtė votuar nė Kuvendin e Shqipėrisė nė maj tė vitit 2009 (pa prezencėn e opozitės), nėn trysninė e qeverisė pėr tė miratuar pa zė dhe pa kundėrshtime Marrėveshjen e Shitjes sė Operatorit tė Sistemit tė Shpėrndarjes(OSSH). Ajo marrėveshje u negociua e u lidh nėn njė konspiracion shembullor, siē ėshtė bėrė praktike nė Kuvendin e Shqipėrisė pėr marrėveshje tė rėndėsishme, dhe miratimi nė parlament ėshtė bėrė pa disa anekse tė rėndėsishme tė saj, ku ndėr ta ėshtė angazhimi i qeverisė pėr rritjen e ēmimit tė energjisė elektrike sė bashku me formulėn dhe kriteret e llogaritjes.
Pra me ligj tė posaēėm qeveria Berisha me propozim tė ministrit Ruli, ndėshkoi paradhėnie shqiptarėt duke iu rritur ēmimin e energjisė elektrike. Por qeveria u tregua e kujdesshme, qė pėr tė zbatuar pa probleme kėtė ligj, tė nxirrte nga skema institucionet qė mund dhe duhet tė merreshin me negocimin e ēmimit tė energjisė elektrike si Enti Rregullator i Energjisė, tė cilit i ka marrė miratimin/firmėn nė avancė pėr kriteret llogaritėse dhe formulėn e llogaritjes qė do tė pėrdoret gjatė kalkulimeve dhe negocimeve pėr rritjen e ēmimit tė energjisė elektrike pėr vitin 2010.
Nė kėto kushte ēdolloj diskutimi dhe cilido institucion apo titullar institucioni ėshtė njė farsė qė zhvillohet pėr tiu hedhur hi syve shqiptarėve dhe jo vetėm kaq. Kjo farsė zhvillohet pėr tė nxjerrė nė pah kujdesin e qeverise pėr tė mbrojtur konsumatorėt, sepse vetė qeveria tani do ti bėjė thirrje ERE-s qė tė bėjė kujdes pėr tė mbrojtur konsumatorėt. Pra qeveria i ndėshkoi paradhėnie konsumatorėt dhe tani kėrkon tė fshihet pas ERE-e si institucion gjoja i pavarur, por qė nė fakt ėshtė jashtė loje sepse ēmimi i energjisė elektrike pėr vitin 2010 e nė vijim ėshtė rritur me ligj tė miratuar nė parlament nė tremujorin e dytė 2009. Por deri tani qeveria ia ka arritur tė shmangė qėndrimin e opinionit publik nga vetja dhe ti drejtojė shigjetat tek ERE, institucion ky qė po hedh njė valle pėr llogari tė qeverisė, duke humbur tėrėsisht pavarėsinė dhe integritetin e vet. Pėrpara se tė ushtrohen tė ashtuquajturat procedura pėr tė diskutuar mbi rritjen e ēmimit tė energjisė elektrike dhe tė bėhen publike:
-Neni pėrkatės i Marrėveshjes Pėr Shitjen e OSSH, qė bėn pjesė tė ligjit edhe formulėn dhe kriteret e llogaritjes sė ēmimit tė energjisė elektrike pasi tė jetė shitur OSSH.
-Teksti i Memorandumit ku shprehen formulat dhe kriteret pėr rritjen e ēmimit tė energjisė elektrike pas shitjes sė OSSH-sė, tė firmosur edhe nga vetė ERE.
-Neni pėrkatės i Marrėveshjes Pėr Shitjen e OSSH, qė bėn pjesė tė ligjit Marrėveshjen midis qeverise dhe Bankės Botėrore, ku janė vendosur kushte pėr qeverinė shqiptare pėr tė siguruar suksesin e biznesit tė kompanisė private qė blen OSSH edhe nėpėrmjet rritjes sė pandėrprerė tė ēmimit tė energjisė elektrike.
-Teksti i plotė e Marrėveshjes se lartpėrmendur, ku besoj se dalin tė qarta kushtet e pranuara nga qeveria.
-Marrėveshjen e kredisė qė ka marrė qeveria shqiptare, kredi kjo qė ėshtė vendosur si garanci bankare nėse qeveria jonė nuk do tiu pėrmbahet kushteve, edhe pse faturėn pėr kėto kushte e paguajnė shqiptarėt dhe jo qeveria!....
Bėrja publike e kėtyre dokumenteve do tė ndihmojė shumė pėr tė rritur transparencėn nė kėtė proces procedurash e diskutimesh qė gjoja po zhvillohen. Ėshtė mirė qė konsumatorėt tė dinė kush fshihet e ēfarė fshihet nė kėtė rritje drastike tė ēmimit tė energjisė elektrike jo vetėm pėr njė vit, por edhe mė gjatė...
Qeveria nuk ka pse tė pėrdorė ERE-n si ombrellė, por ti dalė pėrballė asaj qė ka gatuar e vendosur vetė me ndėrgjegje tė plotė kur shiti OSSH-nė. Ėshtė shumė e rėndė dhe e pamoralshme qė shqiptarėt tė mashtrohen e tallen dy herė, njė herė kur u vendos rritja e ēmimit tė energjisė elektrike nė marrėveshjen e shitjes sė OSSH-sė dhe pėr tė dytėn herė tani, kur gjoja po ushtrohen procedurat pėrmes institucioneve kukulla tė qeverisė.



Pėrgjigju me citim