nuk e di a mund ta postoj kete artikull ketu por nuk gjeta ven tjeter loool
DURRES -Kishte 15 vjet qė nė Durrės nuk ishin regjistruar sasi tė tilla reshjesh si ato tė 24 orėve tė fundit, kur rrėketė e shiut nuk patėn tė sosur. Njė situatė e tillė meteorologjike shkaktoi pėrmbytje nė disa zona tė Durrėsit. Ndėrprerja e energjisė elektrike vetėm pėr njė orė mbrėmjen e sė premtes, pasoi me ndėrprerjen e funksionimit tė hidrovorit tė Porto-Romanos e pėr pasojė 25 banesa dhe rruga automobilistike u pėrmbytėn. Tė njėjtin fat me to pėsuan edhe dy shkolla tė qytetit, disa rrugė dhe njė garazh i madh makinash. Njė situatė e tillė paralizoi pothuajse fare punėn nė portin detar tė Durrėsit, duke mos lejuar qoftė edhe pėr njė orė tė vetme hapjen e hambarėve tė anijeve.
Shtabi i emergjencės nė nivel prefekture ka qenė nė gatishmėri gjatė natės dhe nė disa raste ka dėrguar mjete pune pėr pompimin e ujėrave nga katet e para tė disa objekteve si dhe nga garazhi i pėrmbytur.
RESHJET
Gjatė ditėve tė fundit Durrėsi ėshtė pėrfshirė nga reshje shiu, tė cilat arritėn kulimin gjatė 24 orėve tė fundit. Tė premten nė orėn 21:00, reshjet u kthyen nė rrebesh dhe vazhduan gjatė gjithė natės. Vetėm nė mėngjes intensiteti i shiut u pakėsua, duke lejuar banorėt tė bėjnė bilancin e dėmeve tė shkaktuara prej tij. Bilanci ishte 2 shkolla tė pėrmbytura nga uji, i cili pushtoi oborret dhe katet e para tė tyre. Bėhet fjalė pėr shkollėn e mesme Olsi Lasku nė Shkozet dhe pėr atė 9-vjeēare nė Porto- Romano. Gjithashtu u pėrmbyt rruga e Spitallės (e cila ėshtė nė proces riparimi) si dhe 25 banesa nė zonėn e ish-Kėnetės nė zgjatim tė kėsaj rruge. Shkak pėr pėrmbytjen e banesave ishte dalja jashtė funksionit e hidrovorit tė Porto-Romanos pėr mungesė tė furnizimit me energji elektrike. Ujėrat e kanalit kryesor tė Durrėsit dolėn nga shtrati i tyre dhe vėrshuan nė rrugė e nėpėr oborret e banesave.
HIDROVORI
Nė mėngjes u sqarua se hidrovori pushoi sė funksionuari pėr shkak tė ndėrprerjes sė furnizimit me energji elektrike tė tė gjithė Durrėsit pėr mė shumė se 1 orė. Atė e shkaktoi njė avari nė HEC-in e Vaut tė Dejės, por qė pėr Durrėsin rezultoi me pasoja. Ujėrat pushtuan edhe rrugėn Skėnderbej deri te stacioni hekurudhor, rrugėt te ish-URT-ja si dhe atė qė lidh urėn e Dajlanit me pjesėn tjetėr tė qytetit. Ndėrkohė, njė garazh i pėrmasave tė mėdha nė lagjen nr.4, i ndėrtuar nė katin e nėndheshėm tė njė pallati, u mbush me ujė duke shkaktuar pėrmbytjen e 40 makinave luksoze. Kanė qenė zjarrfikėset qė pėr orė tė tėra pompuan ujin duke e ēliruar garazhin prej tij, por megjithatė makinat pėrfunduan nėpėr servise. Njė numėr i madh banesash nė katet pėrdhese tė pallateve si dhe lokale e dyqane u mbuluan nga uji. Vetėm nė orėt e mesditės njė pjesė e tyre u kthye nė normalitet. Ndėrkaq, nė portin detar funksionoi vetėm terminali i trageteve nė njė kohė qė sektorėt e tjerė mbetėn tė paralizuar.



Pėrgjigju me citim