Nė raportin e “Europolit” sa i takon krimit tė organizuar dhe rrezikshmėrisė sė tij, vlerėsimi i pėrgjithshėm ėshtė se ky krim po pėrdor tė gjitha metodat mė tė sofistikuara, deri edhe nė ndėrhyrjet nė ligj pėr tė lehtėsuar veprimtarinė e tij. Nė kėtė raport, pėr vitin 2009, Shqipėria pėrmendet si vend transit dhe grupet etnike shqiptare pėrmenden si ndėrlidhės dhe shpėrndarės tė drogave dhe trafiqeve tė ndryshme. “Po rritet rėndėsia e portit tė Konstancės sa i takon trafikut tė kokainės, dhe kjo gjithnjė e nė rritje po vjen nė Europė pėrmes Turqisė apo nga vendet e Ballkanit. “Kjo, si pasojė e pėrfshirjes gjithnjė e mė shumė tė turqve dhe tė grupeve etnike shqiptare nė zinxhirin e shpėrndarjes sė kokainės”, - relaton raporti i “Europolit”. Mė tej vihet nė dukje se, grupet shqiptare tė krimit tė organizuar pėrpiqen tė shfrytėzojnė viktima tė trafikuara nga grupet e tjera. Ndėrsa theksohet se ėshtė stabilizuar trafiku i grave, ėshtė rritur ai pėr njerėz qė bėjnė punė tė detyruara, kryesisht nė ndėrtim, nė prodhimin e drogave dhe si lypjes. Edhe pėr trafikun e heroinės, njė droge mė tė shtrenjtė, pėrmenden lidhjet e turqve me grupet etnike shqiptare. Sipas raportit, shpėrndarja e drogave nė rajonin e Europės Juglindore ėshtė ende nė duart e grupeve shqiptarėve, “me Shqipėrinė qė shėrben si qendėr para-grumbullimi dhe transporti pėr shpėrndarjen e heroinės nė Bashkimin Europian”.