Ndihmoni Pafjale Shtyp butonin Like meposhte

+ Pėrgjigju kėsaj teme
Rezultatet 1 deri nė 2 prej totalit 2

Tema: Berisha: Vendi nuk eshte ne krize

  1. #1

    Berisha: Vendi nuk eshte ne krize





    Kur ende nuk ka kaluar vala e krizes ekonomike boterore, kryeministri Sali Berisha, i cili ka nderprere pushimet ne Dhermi per te zhvilluar mbledhjen e qeverise, eshte treguar optimist per ecurine e ekonomise ne vend!

    Megjithese opozita po flet per nje krize ne vend, kryeministri Berisha iu referua nivelit te investimeve ne raport me prodhimin e brendshem bruto per te dhene panoramen e nje ekonomie, qe sipas tij eshte e konsoliduar.

    “Fatmiresisht investimet ne kete vend kapin 10 perqind te prodhimit te brendshem, ndaj edhe ata qe flasin per krize, e kane nje krize te brendshme psikologjike. Nje vend qe investon me 10 perqind, sjell optimizem, te kujdesshem, por real”, u shpreh Berisha.

    Argumenti tjeter i kryeministrit ne mbledhjen e qeverise ishin eksportet, rritja e te cilave sipas tij gjate veres po ngushton diferencen me importet.

    Kreu i qeverise tha se ekonomia po ndihmohet edhe nga taksat dhe tarifat e uleta, nje politike te cilen ai tha se do te vazhdoje ta ndjeke.

    Per te konkretizuar kete kryeministri kundershtoi gjate mbledhjes se qeverise propozimin per tarifen prej 400 mije lekesh per kryerjen e doktoratures dhe me nderhyrjen e tij u vendos pergjysmimi i kesaj tarife.

    “Do te keni parasysh cdo tarife do te jete ne nivelin me te ulet te mundshem, ky eshte standarti yne”, u shpreh Berisha.

    Nje tjeter ceshtje qe kryeministri Berisha e lidhi me ekonomine e vendit ishte prodhimi bujqesor, por te cilin tha se pa punimin e tokes nga pronaret, nuk mund te kete rritje.

    Per kete qellim, se shpejti do te hartohet nje projektligj, i cili do te kufizoje te drejten e perdorimit te tokes bujqesore kujtdo qe nuk e punon ate.

    “Te lesh token e ultesires pa punuar eshte mekat. Ne nuk do t’i marrim token pronarit, por ajo toke do te kaloje ne fondin e komunes qe do t’ia jape per shfrytezim personave te tjere”, u shpreh Berisha!

  2. #2

    Replikė: Berisha: Vendi nuk eshte ne krize

    e moret vesht shqiperia dhe kina vendet e vetme qe kane rritje ekonomike ne keto kohra te veshtira reēensioni

+ Pėrgjigju kėsaj teme

Komenteti Juaj


Tema te ngjashme

  1. Sali Berisha: Vendi, jo nė krizė
    By Bruno in forum Politike
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-09-10, 05:20 PM
  2. Ēifti mbretėror nė krizė
    By sabah in forum LifeStyle
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-07-10, 08:25 AM
  3. Ibrahimovic: Vendi i dytė ėshtė sikurse i fundit
    By sabah in forum Futbolli Spanjoll
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-01-10, 05:05 PM
  4. Kush eshte Sali Berisha?? !!
    By Royal in forum Politike
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-01-09, 09:47 AM
  5. A kane krize shqipetaret?
    By Royal in forum Tema tė lira
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 28-11-08, 09:18 AM

Rregullat e Postimit

  • Ju nuk mundeni te hapni tema te reja
  • Ju mundeni te replikoni
  • Ju nuk mundeni te postoni bashkengjitje
  • Ju nuk mundeni ndryshoni postimet

Fillimi i faqes · Pafjale.com · Arkiv · Kontakt

Duke perdorur kete websit jeni duke pranuar Rregullat e Perdorimit.

Copyright © All Rights Reserved · Design: Kati5