Ndihmoni Pafjale Shtyp butonin Like meposhte

+ Pėrgjigju kėsaj teme
Rezultatet 1 deri nė 2 prej totalit 2

Tema: Lorik Cana: Liverpuli ekipi i zemres

  1. #1

    Lorik Cana: Liverpuli ekipi i zemres



    Lorik Cana flet per te ardhmen dhe rrefen se deshira e tij eshte te transferohet te Liverpuli...

    Mesfushori i Kombetares shqiptare konfirmoi se aventura tek Olimpik Marseja ka perfunduar, ndersa pranon se “Reds” e drejtuar nga Rafa Benitez jane ekipi i zemres. Gjithsesi, ai nuk e fsheh veshtiresine e ketij transferimi, pasi me pare nga “Anfilld Roud” duhet te largohet argjentinasi Havier Maskerano, per te cilin interesohet Barcelona.
    Duke e klasifikuar kampionatin anglez si ligen qe preferon per te vazhduar karrieren, 25-vjecari ka treguar se, me kerkese te tij ka nderprere bisedat me ekipet e rangut me te ulet si Totenhem, Everton apo Mancester Siti, ndersa eshte i hapur te vazhdoje negociatat me Liverpulin dhe Arsenalin.
    “Nese do te kisha mundesi te zgjidhja, deshiroj te luaj ne ekipin e zemres, Liverpulin”, pohoi Cana per kosovaren “Radio Urban FM”. “Gjithsesi, kjo nuk varet nga une. Nje rol te rendesishem ka edhe vendimi i Maskeranos dhe faktit nese argjentinasi do te qendroje apo do te vendose te largohet”.
    Mesfushori e ka vleresuar me nota shume pozitive periudhen e kaluar ne “Velodrom”, ku gjate ketij sezoni ishte fare prane fitimit te titullit kampion ne Ligen 1 franceze. Me Marsejen, ai ka edhe dy prej kujtimeve me te bukura ne karriere. “Goli kunder Liverpulit dhe fitorja ne ‘Anfilld Roud’ jane momente te papershkruara”, vazhdoi Cana, duke nenvijezuar se ne qytetin e Liverpulit, por edhe ne Angli ne pergjithesi, futbolli eshte me shume se loje, eshte fe.
    Gjithsesi, ai la te nenkuptohej se eshte me prane transferimit ne Bundesligen gjermane, pavaresisht endrres per t’u bere pjese e Premiershipit: “Pervec dy ekipeve angleze, edhe Verder Bremeni dhe Hamburgu jane paraqitur me oferta shume te mira. Por, duhet ta keni te qarte se jo gjithcka varet nga une”.
    “Shkaterruesi” ka permendur fitoren kunder Greqise si momentin me emocionues ne paraqitjet me Kombetaren shqiptare, ndersa eshte shprehur optimist per trajnerin kroat, Josip Kuzhe. Ne fund, Cana beson se ne sezonin e ri, Barcelona, por ndoshta edhe Interi, jane kandidatet kryesore per te triumfuar ne Champions, ndersa mendon se momentalisht lojtari me i mire ne bote eshte Lionel Mesi, i cili qendron perpara Kristiano Ronaldos!

  2. #2

    Replikė: Lorik Cana: Liverpuli ekipi i zemres

    Ishalla shkon ne Liverpool-You Never Walk Alone !

+ Pėrgjigju kėsaj teme

Komenteti Juaj


Tema te ngjashme

  1. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-03-11, 05:11 AM
  2. Luis Suarez: Liverpuli i pėrket katėrshes kryesuese
    By Bruno in forum Futbolli Anglez
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-02-11, 09:30 PM
  3. Liga e Evropės, fitojnė Liverpuli, Shtutgarti e Porto
    By sabah in forum UEFA Champions League
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-09-10, 04:27 PM
  4. Lorik Cana do e ndjekė Botėrorin nė TV: Ėshtė larg Afrika e Jugut!
    By Bruno in forum Thashetheme/Celebrity Gossip
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-05-10, 11:07 AM
  5. Brus: Pse e tėrhoqa Lorik Canėn?!
    By Bruno in forum Futbolli Anglez
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-04-10, 09:28 PM

Rregullat e Postimit

  • Ju nuk mundeni te hapni tema te reja
  • Ju mundeni te replikoni
  • Ju nuk mundeni te postoni bashkengjitje
  • Ju nuk mundeni ndryshoni postimet

Fillimi i faqes · Pafjale.com · Arkiv · Kontakt

Duke perdorur kete websit jeni duke pranuar Rregullat e Perdorimit.

Copyright © All Rights Reserved · Design: Kati5