Ndihmoni Pafjale Shtyp butonin Like meposhte

+ Pėrgjigju kėsaj teme
Rezultatet 1 deri nė 2 prej totalit 2

Tema: Peshku dhe frutat, “mburoja” kunder kancerit!

  1. #1

    Peshku dhe frutat, “mburoja” kunder kancerit!



    Nje menu me sa me shume fruta eshte baza e sekretit per nje trup sa me te shendetshem dhe sipas nje studimi te kohve te fundit, nje diete me pak e pasur me mish perben me pak rrezik qe semundja e kancerit te gjeje terren veprimi!

    Nuk eshte hera e pare qe shkenca konfirmon nje gje te tille por risia kete here eshte se asnjehere nuk ishte kryer nje studim kaq i plote per kete ceshtje ku rezultatet jane te dukshme. Vegjetarianet kane 45 % me pak mundesi te semuren nga kanceri i gjakut dhe 12 % me pak mundesi te semuren nga cdo lloj kanceri ne krahasim me ata konsumojne shume mish.
    Ky studim eshte publikuar ne “British Journal of Cancer” dhe shume media te tjera britanike. Gjate testeve jane studiuar rreth 61 mije persona pergjate 12 viteve. “Kerkimet e meparshme kishin zbuluar rritjen e rrezikut te kancerit tek mishengrenesit, por ne kemi bere ndarjen se ku ai shfaqet me shume”, shprehet doktoresha Naomi Allen nga “Cancer Research in Oxford University”.
    Ne vijim, ajo thote se ende nuk e di pse kanceri i gjakut ka nje perqindje me te ulet tek vegjetarianet dhe kjo gje ngelet ende per t’u zbuluar. Sipas kerkimit, ushqimi baze i tavolines duhet te jete peshku, frutat dhe perimet, pasi ato jane nje lloj mburoje ndaj semundjes vdekjeprurese. Studimi ne fjale eshte quajtur "European Prospective Investigation into Cancer and Nutrition" dhe do vazhdoje me tej edhe gjate viteve ne vazhdim!

  2. #2

    Replikė: Peshku dhe frutat, “mburoja” kunder kancerit!

    mishi eshte nje ushqim qe nuk e le dot, the ato shifrja jane shume minimale per te me bindur te mos ha mish, ne qofte se ben llogari te tille atehere nuk jeton dot nje jete normale sepse cdo ushqim qe mund te hash me teprice rrit shancet per semundje dhe kancer. e njejta gje mund te thuhet per alkolin apo duhanin.

    Nice ... just Nice

+ Pėrgjigju kėsaj teme

Komenteti Juaj


Tema te ngjashme

  1. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-09-10, 04:44 PM
  2. Supe me koke peshku dhe zarzavate
    By JetMir in forum Peshku & Prodhime tė Detit
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-05-09, 08:49 PM
  3. Qofte peshku
    By Melody in forum Gatime tradicionale shqipėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 25-03-08, 09:03 AM
  4. Frutat e Detit
    By Melody in forum Peshku & Prodhime tė Detit
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 29-02-08, 01:46 PM
  5. Sėmundja e kancerit
    By King_Arthur in forum Shėndeti
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-11-07, 09:49 AM

Rregullat e Postimit

  • Ju nuk mundeni te hapni tema te reja
  • Ju mundeni te replikoni
  • Ju nuk mundeni te postoni bashkengjitje
  • Ju nuk mundeni ndryshoni postimet

Fillimi i faqes · Pafjale.com · Arkiv · Kontakt

Duke perdorur kete websit jeni duke pranuar Rregullat e Perdorimit.

Copyright © All Rights Reserved · Design: Kati5