+ Pėrgjigju kėsaj teme
Rezultatet 1 deri nė 1 prej totalit 1
Tema: "Fuqia e Mujit"
-
08-07-09, 09:14 PM #1
"Fuqia e Mujit"
Coban lopesh zotnija e ka ba,
Per gjith dite bjeshket Muja tui kerkue;
Per gjith dite nder gurra tu u freskue,
Per gjith dite nder mriza tuj pushue
Rruge as shtek pa njofte nuk ka lane
Mi con lopet gjithhere ku sin kane
I nate lopet cobanit i paskan hupe
E tu shpija nuka mujte me dredhe
Buze nji shkambit mu ndale asht ngushtue
Asht ule djali aty per me fjete
Paj dy djepa aty kin qillue;
E kan marre brimen e tuj kjajte
Masht avite Muja me i shikjue
Po i pajton tuj i pekunde
E tdy djepat ika vun ne gjume
Bardhe si drita dy Zana atehere kane ardhe
-Ty, qysh te thone Mujon e kan pvete-
Zo! cte ka pru nket vend e shka tka trete!-
Muja atehere shka u ka thane
Rrogtar lopesh un kam qillue
Per gjith dite kto bjeshke i kam kerkue
Mue rreziku sot ka ardhe me me ndeshe
Mkan hupe lopet, e askund skam mujte me i gjete
Ktu mxu nata e u ngja per me fjete
Smylla sy prej vajit, qi kam ndie
Ishin kane tuj kajte keta dy fmi
Kurrkund carje fmia numkan lane
Mu kan dhimte e jam hudhe me i pajtue
I pajtova e sa grima ngjume i kam vdue
Po Zo! shka jeni me gjithe ket drite?-
-Zana jemi, Mujo, tuj shetite,
-Tuj u sjelle na njerzvet me u ndihmue,
Ti cfare ndere, Mujo, po na lype?
Qi dy djepat na ike vu ne gjume?
A don force, Mujo, me qindrue?
A don lufte, Mujo, me luftue?
A don gja, Mujo, a don mall?
A don,dije, Mujo a don gjuhe?
Lyp shka te duesh Mujos te i kan thane
Kqyr Muji atehere cka qite e ka thane:
-Shpesh po mngucin cobanija
Shum inad cobajt si me kane
Paj me force me ja u kalue un due
Njana shoqes Zanat atehere i kan thane:
-Tamel gjiut Mujit per me i dhane
Tamel gjiut i kan dhane me pi
Me tri pika djalin ma kan ngri
E ika fale Zoti kaq fuqi
Sa me e luejte shkambin ma tmadhin
-Kape gurin! - Zanat i kan thane
Njimi okesh e ma guri ishkane
E ka kap gurin njimi okesh
Badihava peshue me duer e ka;
Der nnye tkames vec e nmujt ma
Njana shoqes Zanat atehere i kane thane:
-Edhe do tamel Mujos me i a dhane
E ka marre tamlin Muji e e ka pi
E ka kape gurin me e peshue
Deri ne gju ai gurin e ka cue
E ka ugje prap ntoke e ka pushue
Kqyre Zana sa mire ka thane:
- Edhe pak gji Mujo me i a dhane
I ka dhane prap gji per me pi
Sa don Zoti ti ka dhane fuqi
E e ka marre gurin me e peshue
Deri ne shoge (brez) gurin e ka cue
E kan pa Zanat e kan kqyre
Njana tjetres prap te i kan thane:
- Opet (perseri) Mujit gji lypet me i dhane
E ka marre Muji gji me pi
O! se cpo i ep edhe Zoti fuqi
Kenka ba si me kane drangue
Ka marre gurin me e peshue
Ncep te krahit Muji e ka vdue
Njimi okesh gurit i ka qindrue
Njena shoqes Zana cka i ka thane:
-Tjeter gji Mujit mos me i dhane:
Pse tjeter gji Mujit per me i dhane
E batis dyrnjan ana-mane,
Atehere Zanat Mujin po e zhgjertojne
Se sa tvogel qi po flasin:
Permbi krye hana tuj i shikjue
Permbas shkambit hija tuu zgjatue
Sa miqsisht me te kan kuvendue
Kqyre Zanat, Mujit, shka i kan thane:
-Probatin na, Mujo, duem me te xane:
Fol ti, Mujo tash qysh po thue?-
-Tu tjem ngusht, Zanat, me mndihmue!-
E ka fale Zoti sabahin
Ferk e ferk Muji kanka cue
I ka gjet lopet e ne shpi ka shkue
Nfushe tJutbines Muji kur a ra
Bytym shoket e mbledhun i ka pa
Se me Mujin aty in kene msue
Me i a mujte Mujit tuj ladrue
Kqyre seri Muji shka ka ba:
I a ka nise me cobaj me ladrue
Send ma tfortin me dore e ka kape
Pese konope perpjete i ka dhane
As kurrkush me fole nuk po flet
Se me thue kur po i bjen
Dekun ntoke gjinden po i qete
Prej zotnis tha Mujit asht largue
Prej zotnis burri kur asht da
Ka dredhe nshpi - tha nanen per me e pa
*Tha I a ka nise Muji tuj punue
*Tha I a ka nise Muji tuj luftue!
E nsa lufta Muji si po bjen
Ai gjith here me ndere si po del!
Sponsor
Komenteti Juaj
Tema te ngjashme
-
"Washington Post": Facebook, YouTube dhe Twitter si mjete proteste
By sabah in forum Lajmet e DitesPėrgjigje: 2Postimi i Fundit: 02-09-10, 04:27 PM -
Lajmi i dites 25/02/2008 "Ethet", triumfon Kejsi Tola
By King_Arthur in forum Lajmet e DitesPėrgjigje: 1Postimi i Fundit: 25-02-08, 01:25 PM -
Lajmi i dites 15/02/2008 Pėrgjaket festa e "Shėn Valentinit"
By King_Arthur in forum Lajmet e DitesPėrgjigje: 0Postimi i Fundit: 15-02-08, 05:29 AM -
"Top Fest", nis nesėr Edicioni i 5-tė nė "Top Channel"
By King_Arthur in forum Telefona/Celulare/PDAPėrgjigje: 0Postimi i Fundit: 03-02-08, 04:22 AM -
AC MILAN-Tifozat "Djajt Kuq e ZI" - "RosoNero"
By rosonero in forum Futbolli ItalianPėrgjigje: 33Postimi i Fundit: 14-01-08, 04:23 AM



Pėrgjigju me citim