Trajneri italian nis aventurėn te Ēelsi: Nuk jam si Mourinjo, por kam ardhur pėr tė fituar gjithēka
Nė konferencėn e parė pėr shtyp nė Stamford Bridge Anēeloti flet anglisht dhe imponon ligjet e tij. Dua tė flas anglisht, e nis ai konferencėn, madje edhe gazetarėt italianė duhet ti bėjnė pyetjet anglisht. Ja cila ka qenė intervista e tij
‑ Xhon Terri kėrkohet me ngulm nga Manēester Siti. A do ta humbė Ēelsi kapitenin e vet?
‑ Terri ėshtė simbol i Ēelsit, por nuk e di a do tė qėndrojė kapiteno (nė sallė shihet pasiguri nė fytyrat e gazetarėve). Mė pėlqen tė bėj shaka nė konferencė pėr shtyp. Unė jam pak ironik, futbolli duhet tė jetė zbavitės pėr mua dhe pėr ju.
‑ Po Terri?
‑ Nuk ka dėshirė tė largohet dhe Ēelsi, ka dėshirė qė tė qėndrojė. Siti flet pėr ēmimin, por Xhoni nuk ka ēmim. Do tė jetė kapiten i Ēelsit pėrjetė. I ngjan shumė Maldinit.
‑ Dita e parė qė jeni te Ēelsi. Si ju duket nė krahasim me ditėn e parė te Milani? Ēfarė ju thotė zemra?
‑ Milani mė ka dhėnė tetė vite tė paharrueshėm. I falėnderoj tė gjithė dhe i uroj fat Milanit.
‑ Si do tia dalin pa Kakąnė?
‑ Kaką ėshtė lojtar i madh, por kur largohet njė lojtar i tillė, mund tė ndodhė qė tė dalin nė pah tė tjerė lojtarė tė mėdhenj.
‑ Leonardo?
‑ Ka qenė dhe mbetet mik i imi. I ėshtė dhėnė njė mundėsi e madhe, e njeh mirė punėn. Me Tasotin mund tė bėjnė njė punė shumė tė mirė. ‑ Berluskoni, a ju ka telefonuar kohėt e fundit?
‑ Kam folur dy herė me tė. Mė telefooi javėn qė shkoi dhe mė uroi pėr detyrėn e re.
‑ Pasi keni provuar Berluskonin, do ta keni mė tė lehtė me Abramoviēin?
‑ Berluskoni ėshtė mbi tė gjitha njė tifoz i madh i Milanit, ashtu siē ėshtė Abramoviēi i Ēelsit. I duan skuadrat e tyre dhe kjo ka rėndėsi pėr ata qė punojnė nė klub.
‑ A mund tu thuhet jo kėtyre?
‑ Berluskoni dhe Abramoviē janė inteligjentė, nuk bėjnė pyetje delikate.
‑ Abramoviē ju ka kėrkuar tė fitoni menjėherė Ligėn e Kampionėve me Ēelsin?
‑ Besomėni, pėr kėtė jam kėtu, pėr tė fituar Ligėn e Kampionėve. Ēelsi i ka shkuar shumė pranė nė sezonin 2008. Me pesė gjysmėfinale nė 6 vjet i ka cilėsitė e duhura pėr tė bėrė hapin vendimtar.
‑ Po Premier Liga?
‑ Ēelsi duhet tė japė maksimumin kudo, pėr tė fituar ēdo kompeticion ku merr pjesė.
‑ Atėherė duhet tė jeni edhe mė i veēantė se I Veēanti
‑ Nuk e njoh Tė Veēantin Nuk bėj krahasime me trajnerė tė tjerė, i respektoj kolegėt, por ndjek metodat e mia.
‑ Qė kur ėshtė larguar I Veēanti, Ēelsi ka ndėrruar tre trajnerė, por asnjėri nuk e ka mbyllur sezonin tė plotė.
‑ Dua tė jap maksimumin me pėrvojėn time. Shpresoj tė qėndroj shumė vite te Ēelsi. Vij pas tetė sezonesh te Milani. Do tė bėj gjithēka pėr tė qėndruar kėtu, e ndiej qė mund tė bėj njė punė shumė tė mirė.
‑ Reali i Madridit po blen gjithēka. Ēelsi rri e sheh?
‑ Kemi blerė Zhirkovin, mesfushorin e majtė tė CSKA sė Moskės, krahas dy tė rinjve tė talentuar, Starrixh dhe Turnbull. Po e ndjekim me kujdes merkaton, ka kohė deri mė 31 gusht.
‑ Pato? Pirlo?
‑ Janė tė Milanit. Nuk dua tė pėrmend emra, por nėse na dalin pėrpara lojtarė kreativė dhe tė rėndėsishėm, do ti blejmė. Sidoqoftė, Ēelsi im do tė jetė kreativ edhe pa blerje tė tjera. Do ta dizenjoj skuadrėn me kėtė synim.
‑ Riberi? Ksabi Alonso?
‑ Riberi ėshtė pėr momentin i Bajernit. Reali mund ta marrė edhe atė, madje edhe Alonson. Janė shpenzime tė nevojshme pėr Realin, pasi kohėt e fundit nuk shkonte mirė.
‑ Shevēenko?
‑ Do tė vijė me nisjen e fazės pėrgatitore, mė 9 korrik. Mė pas do tė bisedojmė pėr tė ardhmen e tij.
Zhirkov kalon vizitat mjekėsore
Juri Zhirkov ka pohuar se ka kaluar me sukses vizitėn mjekėsore te Ēelsi dhe ndihet nė formė tė pėrkryer. Skuadra londineze ka pohuar tė hėnėn se ka arritur marrėveshjen pėr blerjen e mesfushorit rus tė CSKA-sė sė Moskės, i cili kushton plot 18 milionė stėrlina. Zhirkov, 25 vjeē, lojtar i pėrfaqėsueses ruse, ka theksuar: Ekzaminimet mjekėsore zgjatėn tri orė, tha ai pėr gazetarėt anglezė. Sė pari kalova ekzaminimin e pėrgjithshėm dhe mė pas mjekėt mė vendosėn nė njė dhomė speciale pėr tė studiuar trupin tim me hollėsi. Nuk e kam parė ende qendrėn stėrvitore tė Ēelsit dhe as stadiumin, por sė shpejti do ti shoh. Do tė prezantohem edhe me stafin e trajnerėve dhe me lojtarėt, pasi do tė bėj edhe seancėn e parė stėrvitore me skuadrėn. Jam nė formė tė pėrkryer dhe mė pėlqen mėnyra se si mė kanė mirėpritur nė klub. Edhe pse sapo kam ardhur, shoh njė atmosferė miqėsore karshi meje. Mezi pres ta nis karrierėn te Ēelsi, ka pėrfunduar Zhirkov.
Ēelsi: Xhon Terri nuk ka ēmim
Shefi ekzekutiv i Ēelsit, Piter Kenion, ka theksuar edhe njė herė se Xhon Terri ėshtė i pėrkushtuar ndaj skuadrės londineze. Manēester Siti, kohėt e fundit, bėri njė tjetėr ofertė pėr tė blerė mbrojtėsin e shquar tė Ēelsit, por oferta u refuzua nga Blutė, edhe pse oferta ende ėshtė nė tavolinė. Trajneri i ri i Ēelsit, italiani Karlo Anēeloti, e ka bėrė tė qartė se Xhon Terri mbetet pjesė integrale e planeve tė tij. Kenion ka mbėshtetur fjalėt e italianit dhe ka pohuar se spekullimet pėr Terrin do tė marrin fund sė shpejti. Ai nuk ėshtė nė shitje cilado qoftė oferta e bėrė, ka thėnė Kenion pėr The Independent. Ai ka kontratė trevjeēare me klubin tonė. Na ka thėnė se nuk dėshiron tė largohet dhe ne nuk duam qė tė largohet. Kėtu mbaron kjo histori.
Obi Mikel, njė hap pranė rinovimit
Mesfushori i Ēelsit, Xhon Obi Mikel, pritet tu japė fund spekullimeve pėr tė ardhmen e tij, duke firmosur njė kontratė tė re afatgjatė brenda kėsaj jave. Lajmi konfirmohet nga menaxheri i tij. Kontrata aktuale e tij skadon vitin qė vjen, ndėrkohė ka fjalė se Hoze Mourinjo dėshiron ta marrė kėtė verė 22-vjeēarin nga Nigeria te Interi. Por menaxheri Xhon Shitu ka thėnė se Mikel ėshtė i gatshėm tė nėnshkruajė kontratėn pesėvjeēare, qė i kanė ofruar nė Stamford Bridge. Ai do ta nėnshkruajė kėtė kontratė kėtė javė. Disa nga zyrtarėt e klubit nuk kanė qenė nė klub, prandaj nėnshkrimi i kontratės ka mbetur pėr kėtė javė. Sapo tė vijnė, ai do tė nėnshkruajė kontratėn e re. Eshtė njė kontratė shumė e favorshme pėr tė dhe do ta barazaojė me lojtarėt mė tė paguar tė klubit.
Sulmuesi
Didiė Drogba beson te suksesi nė Champions
Didiė Drogba ka paralajmėruar rivalėt nė Premier Ligė dhe nė Ligėn e Kampionėve se jo vetėm qė ai do tė jetė nė formė shumė mė tė mirė sezonin qė vjen, por edhe Ēelsi i tij do tė jetė skuadėr shumė mė e mirė, qė do tė pretendojė pėr trofe. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtė ėshtė i vendosur se mund ta ndihmojė skuadrėn e tij pėr tė fituar trofe. Ai nuk synon vetėm Premier Ligėn dhe Kupėn e Anglisė, por do tė donte tė fitonte Ligėn e Kampionėve, qė po u rrėshqet nga duart Bluve me gjithė harxhimet e mėdha tė bosit Abramoviē. Kam besim se mund tė sfidojmė tė tjerėt nė luftė pėr trofe nė Angli, por dua tė fitoj gjithashtu edhe Ligėn e Kampionėve. I kemi shkuar shumė pranė nė tė shkuarėn, kėshtu qė nuk ka arsye qė tė mos ia dalim mbanė kėtė herė. Tė jesh fitues i Ligės sė Kampionėve ėshtė nder i madh. Mė kanė kritikuar shpesh nė tė shkuarėn dhe me tė drejtė. Sjellja ime nė ndeshjen kundėr Barcelonės mė ka mbetur peng, pasi nuk ishte e mirė. Por me ndihmėn e shokėve tė skuadrės dhe tė stafit tė klubit, do tė fokusohem te loja ime dhe do tė kontribuoj pėr njė sezon tė madh. Tani ndihem mė mirė te Ēelsi. Do ta shlyej dėnimin tim dhe mė pas do tė rikthehem edhe mė i fortė, ka thėnė Drogba!




Pėrgjigju me citim