Merkato ėshtė nė kulmin e saj dhe deri tani bavarezėt kanė qenė njė nga klubet mė aktivė nė shitblerje
Bajerni i Mynihut ka nisur prej njė jave pėrgatitjet pėr sezonin e ri, qė do tė nisė zyrtarisht nė muajin gusht me ndeshjen e parė tė Bundesligės. Nėntė lojtarė tė rinj janė vėnė nė dispozicion tė trajneri Luis van Gal, i cili erdhi nė “Allianz Arena” pas titullit tė fituar nė Holandė me Alkmarin. Teksa Ze Roberto, Odo dhe Podolski janė larguar nga Mynihu, merkato e Bajernit mbetet ende e hapur. Riberi kėrkohet me ngulm nga Reali, Tim Borovski dhe Luēio i kanė bėrė valixhet gati, ndėrsa Nojer, Bosingua dhe Srna janė disa nga objektivat e drejtuesve bavarezė. Ja cilat kanė qenė shtatė blerjet e Bajernit gjatė merkatos sė verės, duke konsideruar se Holger Badstuber dhe Tomas Myler kanė ardhur nga ekipi i tė rinjve…

1.Mario GOMEZ
30 milionė eurot e shpenzuara nga bavarezėt tregojnė cilėsinė e sulmuesit tė ardhur nga Shtutgarti. 24-vjeēari ėshtė bėrė futbollisti mė i shtrenjtė i tė gjitha kohėrave nė Bundesligė. Mario Gomez fitoi titullin me Shtutgartin nė vitin 2007, duke u shpallur golashėnuesi mė i mirė. Ai ishte pjesė e kombėtares gjermane, qė luajti nė Euro 2008.
Karriera
Sezoni Skuadra Nd. Gola
2003‑2005 Shtutgart II 43 24
2005‑2009 Shtutgart 121 63
2007‑…. Gjermania 25 10
“Futbollisti i vitit nė Gjermani” 2007

2.Anatoli TIMOSHUK
Bajerni u eleminua nga Zeniti dy vjet mė parė nė gjysmėfinalen e Kupės UEFA dhe menjėherė pas ndeshjes drejtuesit bavarezė firmosėn njė parakontratė me ukrainasin Anatoli Timoshuk, kapitenin kundėrshtar, qė u la mbresa tė jashtėzakonshme. 30-vjeēari ka ardhur “gratis” pasi Bajerni e priti pėr 18 muaj. Ai do tė jetė titullar pėrkrah Mark Van Bomelit.
Karriera
Sezoni Skuadra Nd. Gola
1997‑2007 Shakhtjor 227 32
2007‑2009 Zenit 67 10
2000‑…. Ukraina 83 1
“Futbollisti ukrainas i vitit” 2002, 2006, 2008
“Futbollisti i vitit nė Rusi” 2007

3.Daniel PRAJNIĒ
Daniel Prajniē kaloi te Bajerni i Mynihut, pasi bavarezėt i paguan shtatė milionė euro Herenvenit. Ai ėshtė mesfushori i majtė i kombėtares sė Kroacisė dhe nė moshėn 27-vjeēare ka firmosur pėr klubin e gjashtė nė karrierėn e tij. Prajniē u kėrkua me ngulm nga Luis van Gal, i cili e ka pėlqyer gjatė paraqitjeve tė tij nė kampionatin holandez.
Karriera
Sezoni Skuadra Nd. Gola
2004‑2005 Dinamo Z 29 2
2005‑2009 Herenven 128 39
2004‑…. Kroacia 20 0

4.Edson Brafheid
Edson Brafheid ėshtė njė mbrojtės i majtė dhe shihet si alternativa e Filip Lahmit, sa herė qė ky i fundit tė ketė nevojė pėr pushim. Brefhied luajti nė sezonin e kaluar me nėnkampionėt e Holandės, Tvente, dhe ėshtė njė tjetėr njohje e mirė e Van Galit. 26-vjeēari ishte pjesė e kombėtares U-21 tė Holandės, e cila fitoi kampionatin europian nė vitin 2005.
Karriera
Sezoni Skuadra Nd. Gola
2003‑2007 Utreht 80 2
2007‑2009 Tvente 76 1
Kampion Europe U-21 2005

5.Ivica OLIĒ
Oliē mund tė luajė si sulmues ose si mesfushor i majtė i avancuar. 29-vjeēari ka ardhur me parametėr zero, pasi mbylli kontratėn e tij me Hamburgun. Pjesė e rregullt e kombėtares kroate, Oliē, mund tė jetė partneri ideal pėr tė tre sulmuesit e tjerė Klose, Toni dhe Gomez. “Bajerni ėshtė ėndrra e ēdo futbollisti dhe ka ardhur nė momentin ideal tė karrierės sime” - ka thėnė ai.
Karriera
Sezoni Skuadra Nd. Gola
2002‑2003 Dinamo Z 72 16
2003‑2007 CSKA 78 35
2007‑2009 Hamburg 70 26
2002‑…. Kroacia 62 13

6.Aleks BUMJOHAN
22-vjeēari Aleksandėr Bumjohan shihet si e ardhmja e mesfushės sė Bajernit, duke parė moshėn e madhe tė Van Bomelit dhe Timoshukut. Drejtuesit e Shalkes janė akoma duke vajtuar largimin e tij pėr te Borusia e Myshengledbahut, ku shkėlqeu nė sezonin e kaluar. Gjithashtu, ai ka qenė pjesė e rregullt e kombėtares U-21 tė Gjermanisė nė dy vitet e fundit.
Karriera
Sezoni Skuadra Nd. Gola
2007‑2008 Borusia M II 8 2
2008‑2009 Borusia M 32 3

7.Andreas Gėrlitc
Gėrlitc ėshtė rritur tek tė rinjtė e Mynih 1860, por debutimin nė Bundesligė e shėnoi me fanellėn e Bajernit. Pasi qėndroi dy vjet nė stolin e bavarezėve, mesfushori u huazua pėr dy sezone te Karlsruhe. Van Gal ka vendosur ta mbajė 27-vjeēarin nė skuadėr, pavarėsisht nga interesimi i Hanoverit dhe Kėlnit. Gėrlitc do tė zėvendosojė Ze Roberton.
Karriera
Sezoni Skuadra Nd. Gola
2004-2007 Bajern M 18 0
2007-2009 Karlsruhe 49 1

Tė larguarit…
Luēio, Borovski, Lehl dhe ndoshta Luka Toni nuk bėjnė pjesė nė planet e trajnerit Van Gal. Klubi ia ka komunikuar diēka tė tillė, por kėta lojtarė ende nuk e kanė gjetur klubin e ardhshėm. Nė pritje tė largimit tė tyre, ja cilėt kanė qenė tre lojtarėt qė i dhanė “lamtumirėn” Bajernit…
1.Lukas Podolski
Podolski u rikthye te Kėlni, atje ku u lind dhe u rrit, pas dy sezoneve nė hije me fanellėn e Bajernit. I ardhur si talenti mė i madh i futbollit gjerman, Lukas u zbeh me kalimin e kohės. Nė 71 ndeshje qė luajti me fanellėn e bavarezėve shėnoi 15 gola.
2.Ze Roberto
Ze Roberto la Bajernin pėr tė luajtur me rivalėt e Hamburgut, pasi bavarezėt nuk i ofruan njė kontratė dyvjeēare, ashtu si donte braziliani. 35-vjeēari luajti 169 ndeshje pėr Bajernin, nė tė cilat shėnoi 15 gola.
3.Masimo Odo
33-vjeēari Masimo Odo do tė rikthehet te Milani, pasi mbylli gjashtė muajt e huazimit. Drejtuesit e Bajernit vendosėn tė mos e shfrytėzojnė klauzolėn pėr blerjen pėrfundimtare tė italianit, pasi nuk u bindėn nga paraqitjet e tij nė sezonin e kaluar!