Drejtuesi i Bajernit pėrcakton ēmimin e francezit, qė kėrkohet nga Reali i Madridit
Bajerni i Mynihut ka pėrcaktuar ēmimin qė duhet tė paguajė Reali i Madridit pėr tė marrė shėrbimet e Frenk Riberisė. Riberi kushton 80 milionė euro, kėshtu do ti pėrgjigjemi tė gjitha telefonatave - tha drejtuesi i bavarezėve Karl-Hajnc Rumenige pėr gazetėn Bild. Gjithashtu, ai shtoi: Ka njė ultimatum pėr ēdo klub, qė e kėrkon. Marrėveshja duhet tė arrihet brenda datės 16 korrik, pėrndyshe Riberi do tė qėndrojė te Bajerni.
Reali i Madridit deri tani ka blerė Kristiano Ronaldon (93 milionė euro), Kakąnė (68 milionė euro), Raul Albiolin (15 milionė euro) dhe Karim Benzemanė (35 milionė euro). Trajneri i Bajernit, Luis van Gal, kishte thėnė se ndihej i shqetėsuar nga ēėshtja Riberi, pasi 26-vjeēari kishte deklaruar haptazi se dėshironte tė luante nė Santiago Bernabeu. Ndėrkohė, drejtuesi tjetėr i Bajernit, Uli Hėnes, saktėson: Ne kemi pėrcaktuar ēmimin dhe nuk do tė ulim asnjė qindarkė. Nuk pranojmė asnjė lojtar si shkėmbim. Oferta e fundit e Realit, sipas gazetės Marca, ka qenė 20 milionė euro plus dy holandezėt Uesli Shnajder dhe Arjen Roben. Bajerni e ka blerė Riberinė nga Marseja pėr 22 milionė euro, dy vjet mė parė!




Pėrgjigju me citim