Manchester United ka zyrtarizuar transferimin e Michael Owen, i cili do te jete ne urdhrat e trajnerit Aleks Ferguson duke filluar nga sezoni i ardhshem. Sulmuesi, i cili mbylli kontraten me Njukasell pranoi te transferohej ne Old Traford pa asnjė cmim per kartonin e tij dhe do te nenshkruaje nje kontrate 2-vjecare me Djajte e Kuq. Majkell eshte nje sulmues i klasit boteror dhe i afte per te shenuar shume gola. Kjo nuk mund te diskutohet. Jam i bindur qe do ta ndihmoje shume Manchester United, ka thene Ferguson ne adresen zyrtare te klubit ne internet.
Ish-sulmuesi i Liverpulit dhe Realit te Madridit eshte 29 vjec dhe transferohet te Manchester United pas kater sezonesh thuajse te deshtuar te Njukasell, ku ka arritur te shenoje vetem 30 gola. Megjithate, keto shifra nuk e shqetesoje Ferguson, i cili shpreson qe Owen do te kthehet ai i viteve me te mira, kur ne 2001 u shpall Lojtari i Vitit.
Po ashtu sulmuesi ka shenuar 40 gola ne 89 ndeshje te luajtura me kombėtaren e Anglise, nderkohe qe eshte i shtati ne listen e golashenueseve me te mire te te gjitha kohėrave ne kampionatin anglez me 144 gola. Majkell Owen eshte bere transferimi i dyte i kėsaj Merkatoje per Manchester United, qe me pare ka blere nga Wigan, mesfushorin nga Ekuadori Antonio Valencia!




Pėrgjigju me citim
, e mbaj mend ne vitet '90 qe ishte shum i ri, leqe prap i ri eshte
