Ne shume faqe Facebook dhe ne disa mure te kryeqytetit ka nisur te shkruhet Nuk jemi atdheu i maskarenjve. Fraza eshte marre nga titulli i djeshem i gazetes Shekulli, nje siteze e reagimit te Rmes ne seline e PS, pas shpalljes se marreveshjes Meta-Berisha per qeverine e re.
Nderkohe situata politike mbetet e tensinuar dhe e mbushur me akuza dhe kunderakuza. Kryetari i Lėvizjes Socialiste pėr Integrim Ilir Meta, i cili njė ditė mė parė vendosi tė bėhet pjesė e njė koalicioni qeverisės me tė djathtėn e drejtuar nga kryeministri Sali Berisha, u shpreh i bindur se ky bashkėpunim do tė funksionojė. Ai e quan atė njė risi nė politikėn shqiptare dhe sfidė ndaj mentaliteteve folklorike, ndėrkohė qė lėshoi akuza tė ashpra ndaj kryetarit socialist Edi Rama. Nė njė intervistė per Voa News (Zėrin e Amerikės), Meta vlerėson se ky veprim sipas tij nuk do ta tkurrė partinė e tij tė majtė. Ai foli pėr arsyet qė e shtynė pėr arritjen e njė marrėveshjeje me kryeministin Sali Berisha dhe shpjegoi se pėrse e mori vendimin nė njė kohė mjaft tė shkurtėr.
E menjehershme ka qene deklarata e zyres se shtypit te Ps pas intervistave te Metes.
Deklarata e Ilir Metės nė VOA njė vijim i pazarit tė turpshėm tė shitjes sė 83 mijė zemrave opozitare tek Berisha, pėr tė marrė nė kėmbim disa portofole nė qeverinė e Gėrdecit. Akuzat e Ilir Metės ndaj PS, janė pjesė e pafytyrėsisė sė njeriut qė ua morri votat te majteve pėr tė hequr Berishėn. Ilir Meta i dha popullit opozitar njė goditje tė pabesė, por njėkohėsisht e ēliroi atė, duke u jashtėqitur nga trupi i sė majtės. Sot e majta ėshtė e ribashkuar dhe si asnjėherė mė parė e vetėdijshme pėr gjithshka ka ndodhur. thuhet ne deklarate.
*************
Pas shpalljes se marreveshjes Meta-Berisha, Kryetari i Partisė Socialiste, Edi Rama, e konsideroi kreun e LSI-sė, Ilir Meta, si patericė e kryeministrit tė rrėzuar, pasi ky i fundit pranoi publikisht ftesėn pėr tė bashkėqeverisur me Berishėn. Ai e konsideroi kėtė si marrėveshjen mė tė turpshme nė 18 vite. Rama akuzoi Metėn se trafikoi zemrat e 83 mijė votuesve, tė cilėt i dhanė votėn atij pėr tė rrėzuar qeverinė e Berishės. Ilir Meta nxitoi tė bėhej paterica e Kryeministrit tė rrėzuar, duke e ngritur nė kėmbė atė qė ai vetė e quante deri para 6 ditėsh, qeveria e Gėrdecit,- tha Rama.
Kryetari i opozitės tha se kjo nuk ishte fjala e tij e fundit pėr procesin zgjedhor, por vetėm reagimi pėr qeverinė qė lindi nga grahma mė e fundit e politikės sė vjetėr tė politikanėve nė Shqipėri. Ai deklaroi se Meta shpėtoi Sali Berishėn me njė pazar qė Lufter Xhuveli nuk do tė guxonte ta shihte as nė ėndrrėn e tij mė tė bukur. Ndėrkohė qė populli opozitar pret jo vetėm pėrfundimin e odisesė sė votave nė Fier, por edhe leximin e hapur tė votave nė Berat, Tiranė dhe gjetkė, 83 mijė zemra opozitare, qė nė 28 qershor rrahėn pėr largimin e kėsaj qeverie dhe kėtij Kryeministri, u trafikuan sot nga Ilir Meta pėr tė mbyllur sot me Sali Berishėn, pazarin mė tė turpshėm tė kėtyre 18 viteve,- tha ai. Sipas Ramės, kjo marrėveshje nuk ėshtė bėrė sot, por kohė mė parė dhe se tashmė PS-sė i ishte dhėnė e drejta pėr tu thėnė shqiptarėve se vota pėr Ilir Metėn ishte njė votė pėr Sali Berishėn.
PS nuk bėhet kurrė pėr asnjė pėrshesh dhe kush e pėrfytyron kėtė si pjesė e kėtij projekti qė tanimė ka dalė nė skenė plotėsisht pėrpara shqiptarėve, nė funksion tė njė marrėveshjeje qė nuk ėshtė bėrė sot, por kohė mė parė dhe qė na ka dhėnė ne tė drejtėn qė tiu themi shqiptarėve se vota pėr Ilir Metėn ėshtė njė votė pėr Sali Berishėn, pa asnjė dyshim do tė zhgėnjehet,- tha ai. Rama theksoi se shqiptarėt duhet tė shqetėsohen pėr njė lojė qė po bėhet gjithnjė e mė e sofistikuar, ku sipas tij lidhen drejtpėrdrejt interesat pėr tė kontrolluar pasurinė e vendit. Njė lojė pėr tė kontrolluar tė gjitha ato tė ardhura qė nė vend tė ndahen nė mėnyrė tė drejtė dhe tė ndershme pėrmes njė politike tė re pėr shqiptarėt e shqiptaret, duhet tė ndahet nė ato duar qė kanė aftėsinė ose e thėnė shqip paturpėsinė qė votat e popullit ti kthejė nė karta krediti pėr pazarin e njė politike tė vjetėr, ku interesat rriten ēdo ditė nė mėnyrė marramendėse,- deklaroi kreu i PS-sė.
Ai bėri me dije se ishte i vendosur tė udhėhiqte Partinė Socialiste deri kur procesit zgjedhor do ti vihet pika dhe se vendimi pėr tė ardhmen e tij nė drejtimin e saj, do ti takonte socialistėve. Unė kam sigurinė dhe bindjen e plotė se kjo ėshtė njė familje politike, cila di tė marri vendimet e duhura nė kohėn e duhur dhe pa pikėn e dyshimit, ėshtė njė familje politike qė pas pazarit tė sotėm, mė i neveritshmi pazar i kėtyre 18 vjetėve, ėshtė mė e madhe,- theksoi ai. Rama deklaroi se tė gjithė ata qė nė 28 qershor votuan pėr Ilir Metėn pėr tė larguar Sali Berishėn, nuk duhet tė ndihen tė vetėm, sepse nga sot ėshtė pjesė e familjes tonė politike. Kreu i PS-sė, Rama, tha se zgjedhjet e 28 qershorit janė tė deformuara dhe se Partia Socialiste nuk do tė ndalet pėrpara asgjėje pėr tė zbardhur tė vėrtetėn.
Ne kemi tė gjithė tė drejtėn qė pa hyrė nė asnjė llogari, nė radhė tė parė tju japim mundėsinė shqiptarėve e shqiptareve atė qė kanė vendosur. Kėtė ne duam ta bėjmė posaēėrisht nė ato pika ku jemi tė bindur se deformimi qėndron te rezultati i shpallur, ndėrsa e vėrteta qėndron nė errėsirėn e kutive tė votimit,- deklaroi Rama. Ai theksoi se PS do tė vazhdojė pėrpjekjen pėr tė pėrfunduar numėrimin nė Fier, pėr tė vazhduar me tė gjitha ato pjesė qė do tė bėhen tė ditura pėr publikun pėrmes leximit transparent tė vullnetit tė popullit.
Kur procesin zgjedhor ta konsiderojmė tė pėrfunduar, edhe pse ne jemi tė vendosur qė tė hetojmė gjithsesi mbi kėtė proces, do tė kemi mundėsi tė bėjmė njė shtjellim tė thellė tė gjithēkaje dhe atėherė tė gjithė sigurisht do tė dėgjojnė fjalėn time tė fundit lidhur me gjithė kėtė periudhė. Njė gjė ėshtė e sigurt, kush mendon se sot mė ka dobėsuar, duhet ta dijė, se mė ka bėrė mė tė fortė,- mbylli fjalėn e tij kreu i Partisė Socialiste.
Drejtimi
Unė jam i vendosur qė ta udhėheq Partinė Socialiste deri kur procesit zgjedhor ti vihet pika. Pastaj, unė kam sigurinė dhe bindjen e plotė se kjo ėshtė njė familje politike, e cila di tė marri vendimet e duhura nė kohėn e duhur dhe pa pikėn e dyshimit, ėshtė njė familje politike qė pas pazarit tė sotėm, mė i neveritshmi pazar i kėtyre 18 vjetėve, ėshtė mė e madhe.
Beteja
Beteja jonė ėshtė njė betejė mes dy botėsh, mes botės sė re qė meritojnė qytetarėt, njerėzit e zakonshėm tė kėtij vendi pavarėsisht se pėr kė votojnė dhe botės sė vjetėr, tė mekanizmave qė prej 18 vjetėsh i ka ndarė dhe pėrēarė shqiptarėt nė tė majtė dhe tė djathtė dhe ka bėrė me ta njė lojė qė e luajnė vetėm grushti i njerėzve qė sot i dhanė jetė kėsaj qeverie monstėr dhe e paguajnė qė tė gjithė qytetarėt. Kur flas pėr qeverinė monstėr, kam parasysh njė trup tė krijuar nė bazė tė njė mutacioni qė ėshtė transformimi i njė virusi nė njė tjetėr virus mė tė rrezikshėm se i pari.
Marrėveshja
Unė kam dėshiruar tė besoj se ajo marrėveshje e bėrė, siē e thashė, jo sot, por shumė muaj mė parė dhe jo vetėm mes Ilir Metės dhe Sali Berishės, por edhe komponentėsh tė tjerė, qė plotėsojnė gjithė kuadrin e politikės sė vjetėr nuk do tė ishte mė e fortė se sa pamja e qartė e rezultatit qė fliste pėr fundin e qėndrimit nė detyrė tė Sali Berishės dhe pėr mundėsinė e njė skenari tė ri politik, cilido qė tė ishte ai.
Numėrimi
Ne vazhdojmė nė pėrpjekjen tonė pėr tė pėrfunduar numėrimin nė Fier, pėr tė vazhduar me tė gjitha ato pjesė qė ne duam ti bėjmė tė ditura pėr publikun pėrmes leximit transparent tė vullnetit tė popullit dhe sigurisht kur procesi zgjedhor ta konsiderojmė tė pėrfunduar, edhe pse ne jemi tė vendosur qė tė hetojmė gjithsesi mbi kėtė proces, do tė kemi mundėsi tė bėjmė njė shtjellim tė thellė tė gjithēkaje dhe atėherė tė gjithė sigurisht do tė dėgjojnė fjalėn time tė fundit lidhur me gjithė kėtė periudhė. Njė gjė ėshtė e sigurt, kush mendon se sot mė ka dobėsuar, duhet ta dijė, se mė ka bėrė mė tė fortė.
Interesat
E vetmja gjė pėr tė cilėn duhet tė jemi tė shqetėsuar, ėshtė se kjo lojė po bėhet gjithmonė e mė e sofistikuar. Ėshtė njė lojė ku lidhen drejtpėrdrejt interesat pėr tė kontrolluar pasurinė e kėtij vendi, pėr tė kontrolluar tė gjitha ato tė ardhura qė nė vend se tė ndahen nė mėnyrė tė drejtė dhe tė ndershme pėrmes njė politike tė re pėr shqiptarėt e shqiptaret, duhet tė ndahet nė ato duar qė kanė aftėsinė ose e thėnė shqip paturpėsinė qė votat e popullit ti kthejė nė karta krediti pėr pazarin e njė politike tė vjetėr, ku interesat rriten ēdo ditė nė mėnyrė marramendėse!




Pėrgjigju me citim