Kryetari i LSI-se, Ilit Meta ka deklaruar se ka marre oferte nga kreu i PS-se Edi Rama per te qene kryeministri i ardhshem i vendit, por nje gje e tille nuk eshte pranuar prej tij pasi bazohej ne blerjen e deputeteve nga mazhoranca. E vetmja oferte per kryeminister me eshte bere nga Edi Rama. Por ishte nje oferte qe kishte si baze blerjen e deputeteve te mazhorances dhe nuk mund te pranoja nje gje te tille, eshte shprehur Meta, duke folur ne nje interviste per Zerin e Amerikes.
Ai ka theksuar se koalicioni me PD-ne do te funksionoje dhe LSI-ja do te luaje rolin e mbrojteses se interesave te se majtes.
Ky koalicion eshte risi e jashtezakonshme per politiken shqiptare dhe nuk mund te kuptohet nga te gjithe. Rezultati i ketyre zgjedhjeve te imponon funksionimin e ketij koalicioni E majta ka dy rruge, nepermjet LSI-se qe do te ndermarre reformat dhe PS-se qe do te beje opoziten, theksoi Meta!



Pėrgjigju me citim