Ndihmoni Pafjale Shtyp butonin Like meposhte

+ Pėrgjigju kėsaj teme
Rezultatet 1 deri nė 3 prej totalit 3

Tema: KQZ, vendimi per kutite e Fierit te henen!

  1. #1

    KQZ, vendimi per kutite e Fierit te henen!


    Fati i kutive te qarkut te Fierit do te vendoset te henen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
    Nga keto kuti Partia Socialiste pret mandatin e 9, cka do t’i zbriste mandatet e Partise Demokratike per kete qark ne 6. Ne mbledhjen e se dieles KQZ-ja miratoi tabelen permbledhese te rezultatit per zonen zgjedhore te qarkut te Gjirokastres.
    Bashke me tabelat e Korces dhe Kukesit, miratuar ne fundjave, numri i qarqeve per te cilet KQZ-ja ka nxjerre rezultate zyrtare ka shkuar ne 3, nga 12 qe jane gjithsej.
    Sipas kodit zgjedhor, subjektet zgjedhore kane 3 dite kohe nga dita e miratimit te vendimit, per te paraqitur ne KQZ ankesat e tyre.
    Ne te kundert, rezultatet konsiderohen si rezultate perfundimtare.
    Procesi ankimor mund te shkoje deri ne Kolegjin Zgjedhor te Gjykates se Apelit Tirane, ku jepen vendime te formes se prere.
    Qe prej fillimit te ketij procesi zgjedhor, te dielen pasdreke ne KQZ ishin protokolluar 14 ankesa, nga te cilat 4 ankesa parazgjedhore dhe 10 ankesa paszgjedhore.
    Por ankesa e fundit, e 14-ta, e depozituar nga dega e Partise Demokratike Tirane, u terhoq.
    Ne kete menyre asnje prej dy partive te medha nuk kishte te depozituar deri te dielen kerkese ankimore per keto zgjedhje, duke pritur ne fakt fillimin e javes se ardhshme, si jave e perplasjeve te medha politike ne KQZ.
    Pervec Fierit, kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka paralajmeruar ankimim te rezultatit ne Berat dhe Shkoder!

  2. #2

    Replikė: KQZ, vendimi per kutite e Fierit te henen!

    Na degjeneruan fare keto zgjedhje para syve te botes. U be nje jave qe perfunduan zgjedhjet dhe akoma s'i kane numeruar votat. Kuptohet qarte pse i zvarrisin, vetem e vetem qe mundesia per manipulim te rritet. Pfffff dhe duam te hym ne BE ne.. Me keta politikane qe kemi ne vetem mbrapa do vemi (me keqardhje e them po ky eshte realiteti)

  3. #3

    Replikė: KQZ, vendimi per kutite e Fierit te henen!

    Romina e vertete, gjithsesi shohim cdo behet me politiken e re

+ Pėrgjigju kėsaj teme

Komenteti Juaj


Tema te ngjashme

  1. Argjentinė – Shqipėri, tė hėnėn nė ora 23:15
    By sabah in forum Futbolli Shqipėtar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-06-11, 05:39 AM
  2. Vendimi ndaj TCH, reagime nė Maqedoni
    By Bruno in forum Lajmet e Dites
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-06-10, 05:06 PM
  3. Rama: Qeveria fsheh kutite, por edhe krizen
    By guest in forum Politike
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 23-03-10, 10:31 AM
  4. Kutite e Fierit, nis numerimi ne KQZ
    By Bruno in forum Lajmet e Dites
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-07-09, 12:10 PM
  5. PS, protesta per mandatin e Fierit!
    By Bruno in forum Politike
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-07-09, 04:07 AM

Rregullat e Postimit

  • Ju nuk mundeni te hapni tema te reja
  • Ju mundeni te replikoni
  • Ju nuk mundeni te postoni bashkengjitje
  • Ju nuk mundeni ndryshoni postimet

Fillimi i faqes · Pafjale.com · Arkiv · Kontakt

Duke perdorur kete websit jeni duke pranuar Rregullat e Perdorimit.

Copyright © All Rights Reserved · Design: Kati5