Qeveria e re qė pritet tė drejtojė vendin pėr katėr vitet e ardhshme, do tė mbajė emėrtesėn Qeveria e Integrimit Evropian. Kėtė e pohuan sot burime zyrtare nga Partia Demokratike dhe Lėvizja Socialiste pėr Integrim, pak orė pas rėnies dakord nė parim pėr tė qenė sė bashku nė kabinetin e ri qeveritar qė pritet tė drejtojė vendin.
Kjo qeveri, do tė konstituohet midis datave 4 dhe 6 shtator 2009, pas mbledhjes sė parlamentit tė ri, ku PD ka deri sot qė ende nuk ėshtė shpallur rezultati zyrtar, 68 deputetė, PS, 65, LSI 4, PBDNJ 1 deputet dhe po aq, PDI dhe PR.
Burime nga dy partitė kryesore tė koalicionit, PD dhe LSI, kanė treguar pėr agjencinė e lajmeve NOA se skema e qeverisė sė re, pėrmban 16 portofole ministrore.
Nė tė, njė post ministri do ta ketė PBDNJ, dy ministri do ti ketė LSI dhe nėntė ndėr 32 zėvendėsministra do tė shpėrndahen katėr pėr LSI, njė pėr PR, dy pėr PBDNJ, dhe njė pėr PDI.
Burimet sqarojnė se Berisha ka vendosur tė mos inkuadrojė me portofol ministror Partinė Republikane por do tė lėshojė pč nė portofolin zėvendėsministror si dhe do ti rezervojė tė drejtėn tė drejtojnė njė apo dy komisione parlamentare.
E njėjta skemė besohet se do tė funksionojė edhe pėr PDI, ku Berisha sėrish nuk ka njė dėshirė tė fortė qė tė falė pėr tė njė ministėr.
Kurse porsa i pėrket LSI, skema duket goxha bujare. Meta vihet pėrballė dy ofertave goxha tunduese, e para pėr tė qenė ai, zėvendėskryeministėr i parė, duke marrė vendin e Pollos qė gjithsesi do tė kalojė zėvendėskryeministėr i dytė, pasi kabineti i ri qeveritar, pėrveēse i shtohen dy ministri, do tė ketė edhe dy zv/kryeministra.
Pėrpos postit tė zv/kryeministrit, Metės pritet ti ofrohet dhe detyra e ministrit tė Integrimit, duke nxjerrė kėshtu jashtė loje Majlinda Bregun, zėdhėnėsja aktuale e PD.
Por Metės i bėhet edhe oferta, jo pak e dėshiruar dhe e parashtruar prej tij, nė negociatat e 48 orėve tė mėparshme mes PD, LSI, drejtuesve tė dy partive dhe negociatorėve tė tjerė pranė tyre, qė tė jetė ai, Kryetari i Parlamentit.
Kjo do tė nxirrte jashtė loje Jozefina Topallin, por Berisha ka vendosur ta kėnaqė edhe atė, duke i siguruar postin e Ministres sė Gruas, njė ndėr dy portofolėt e rinj tė pritshėm nė qeverinė e re tė Integrimit Evropian.
Por LSI, nuk ka ndėrmend tė kėnaqet vetėm me postin e lartė. Meta ka rėnė dakord tė ketė jo mė pak se dy ministri ndėrsa ka shprehur dėshirė pėr tė pasur katėr deri nė gjashtė tė tilla.
Nė tė vėrtetė, Meta dėshiron pikė sė pari qė tė hapė rrugėn pėr tė bėrė ministėr, Dritan Priftin, qė besohet se do tė zėrė vendin e Genc Rulit, nė krye tė ministrisė sė Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės.
Kujtojmė kėtu, se Prifti, ka qenė drejtor i KESH-it, nė njė ndėr periudhat mė tė kėqija pėr Shqipėrinė, kur vendi u zhyt nė terr tė frikshėm pėrgjatė gjithė kohės qė kryeministėr, ishte Ilir Meta.
Ndėrkohė, njė post ministror, ėshtė rezervuar pėr drejtuesin tjetėr tė LSI, Petrit Vasilin, spekulohet tė jetė ai i Arsimit, por nuk do tė refuzohet dhe ministria e Mbrojtjes.
Konfirmohet se Monika Kryemadhi do tė jetė jashtė kėtij kabineti qeveritar, ndoshta edhe pėr faktin se nė tė njėjtin institucion, qė nė diktaturėn komuniste, nuk janė lejuar burrė e grua tė jenė tė dy nė tė njėjtėn punė.
Sakaq, sa i pėrket posteve qė do tė ketė PD nė qeverinė e re, surprizat nuk janė shumė tė mėdha, pėrjashtuar Rajmonda Bulkun, qė pritet tė zėrė vendin e Ardian Turkut nė postin e Ministrit tė Kulturės qė mė parė ishte MTKRS dhe tani pritet tė ndahet.
Lulėzim Basha do tė vazhdojė tė jetė ministėr i Jashtėm sikundėr dhe Sokol Olldashi nė krye tė MPPTT, e po ashtu edhe Bujar Nishani nė krye tė ministrisė sė Brendshme.
Ndryshime pritet tė ketė nė thuajse tė gjitha ministritė e tjera ku titullarėt aktualė pritet ti thonė lamtumirė posteve qė kanė ende.
Vlen tė veēohet dalja jashtė loje e Ridvan Bodes i cili do tė zėvendėsohet me kanakarin e Berishės, Florion Mimėn, aktualisht zėvendėsministėr i Financave dhe deputeti mė i ri i PD.
Shumė e vėshtirė shihet pėr Fatos Bejėn qė tė jetė sėrish nė krye tė Arsimit shqiptar, pėr vetė faktin se pėrgjumja e tij e dukshme kėto muajt e fundit, e ka zgjuar Berishėn qė tė jetė mė i vėmendshėm dhe tė japė kėtė ministri pėr njė njeri mė aktiv, sikundėr ishte Pollo qė nisi reforma tė vyera pėr arsimin nė vend.
Megjithatėė, burimet nga PD japin shpresa tė forta pėr disa ministra aktualė qė ata tė mos lėvizin nga kabineti qeveritar ose mė sė paku tė qarkullohen po brenda kėsaj qeverie. Ndėr ta pėrmenden Anila Godo, Gazmend Oketa etj.
E ardhme aspak e lumtur pritet pėr Lufter Xhuvelin, njė ish-ekstremist i majtė qė prej katėr vjetėsh i ėshtė bashkuar PD-sė dhe mban postin e ministrit tė Mjedisit, kur nė zgjedhjet e 28 qershorit, partia e tij Agrare Ambientaliste, nuk mori veēse shifrėn qesharake dhe domethėnėse njėkohėsisht tė 0.85 pėr qind, qė sigurisht, si vullnet direkt i popullit, nuk i jep atij, aspak tė drejtėn tė sulet sėrish pėr njė copė nė tortėn e re qeveritare.
Gjithsesi, pritet qė vetėm pas disa javėsh, kabineti i ri qeveritar tė ravijėzohet dhe tė shpallet qeveria e re, e Integrimit Evropian!




Pėrgjigju me citim
