Kreu i Partise Socialiste., Edi Rama ka sulmuar ashper levizjen e kreut te LSI-se, Ilir Meta per tu bashkuar me qeverine e Sali Berishes, duke thene se dita e sotme shenon grahmen e fundit te politikaneve te vjeter ne Shqiperi!
Nderkohe qe perpjekja per numerimin e votave opozitare po vazhdon, Ilir Meta nxitoi te behej paterica e kryeministrit te rrezuar duke e ngritur ne kembe ate qe ai quante qeveria e Gerdecit. Nderkohe qe populli oopzitar pret leximin e hapur te votave, 83 mije zemra u trafikuan sot nga Ilir Meta per te mbyllur pazarin me te turpshem te ketyre 18 vjeteve. Ndergjegja e Shqiperise nuk do gjeje kurre qetesi nga ky veprim. Ketu nuk eshte ceshtja e nje apo e dy mandateve, ketu eshte ceshtja e zbardhjes se te vertetes se zgjedhjeve te 28 qershorit, te cilat jane te deformuara dhe ne kemi te gjithe te drejten qe pa hyre ne llogari, tu japim mundesi shqiptareve te lexojne ate qe kane vendosur dhe kete ne duam ta bejme ne ato pika ku jemi te bindur se deformimi qendron tek rezultati i shpallurā, deklaroi Rama.
Ne vijim, ai ka vazhduar me kritikat ndaj Ilir Metes, duke thene: PS nuk do behet me kurre shesh per asnje pershesh dhe kush e perfytyron kete si pjese e ketij projekti, tanime ka dale ne skene perpara shqiptareve, ne funksion te nje marreveshjeje qe eshte bere kohe me pare dhe qe na ka dhene ne te drejten te themi qe vota per Meten eshte per Berishen, qartesoi kryesocialisti.
Rama ka folur edhe per te ardhmen e tij ne krye te socialisteve, duke lene shume pak hapesira per interpretime. Jam i vendosur ta udheheq PS-ne deri kur procesit zgjedhor ti vihet pike dhe pastaj une kam sigurine dhe bindjen se kjo eshte nje familje politike e cila di te marre vendimet e duhura ne kohen e duhur dhe padyshim qe eshte nje familje qe pas pazarit te sotem eshte me e madhe. Sot familja jone politike eshte me e madhe dhe asnje nga te gjithe ata qytetare qe ne 28 qershor votuan Meten, nuk do ndihen vetem sepse qe nga sot jane pjese e familjes tone. Beteja jone eshte nje beteje mes dy botesh; mes botes se re qe meritojne qyteratet e ketij vendi dhe botes se vjeter te mekanizmave te nje politike qe prej 18 vjetesh i ka ndare dhe percare shqiptaret dhe ka bere me ta nje loje qe e luan grushti i njerezve qe sot i dhane jete kesaj qeverie moster dhe qe e paguajne te gjithe qytetaret, nenvizoi Rama.
Ai shtoi se kjo do te jete nje qeveri e krijuar jo nga vullneti i njerezve qe votuan per LSI-ne. Edi Rama komentoi edhe kodin zgjedhor, duke thene se nuk rezultoi nje problem per PS-ne pasi problemi me i madh, sipas tij, eshte deformimi i vullnetit te popullit permes mekanizmash te cilat duhet te behen te dukshem per te gjithe publikun. Une kam deshiruar te besoj se ajo marreveshje e bere, jo sot, por shume muaj me pare dhe jo vetem mes Metes e Berishes por edhe nga komponente te tjere, nuk do ishte me e forte se sa pamja e qarte e rezultatit qe fliste per fundin e qendrimit ne detyre te Berishes dhe per mundesine e nje skenari te ri politik. Eshte nje pamje e rende, e shemtuar, false, por eshte pamja qe na jep te gjitha arsyet per ti thene vetes se Shqiperia nuk mund te jete atdheu i maskarenjve por i qytetareve, qofshin socialiste apo demokrateā, tha me tone te larta Rama. Ne fund ai e mbylli deklaraten per shtyp duke nenvizuar: Cdo Kush mendon se sot me kan dobesuar, duhet ta dijne se me kan bere me te forte!




Pėrgjigju me citim