Shtatė ditė para zhvillimit tė zgjedhjeve tė pėrgjithshme parlamentare, kryetari i Lėvizjes Socialiste pėr Integrim ftoi dje drejtues dhe ish-drejtues tė sė majtės nė njė takim ditėn e hėnė. Pėrmes njė ftese zyrtare drejtuar Edi Ramės, kreut tė Partisė Socialiste, Fatos Nanos, ish-kryetari i kėsaj partie, Rexhep Mejdanit, ish-president i Republikės, Skėnder Gjinushit, kreut tė Partisė Social Demokrate, Paskal Milos, kreut tė Partisė Demokracia Sociale, Petro Koēit, kreut tė Partisė Socialiste tė Vėrtetė 91, Meta kėrkon krijimin e njė fryme tė re mes sė majtės pėr tė mbrojtur votėn nga Sali Berisha, ndėrprerjen e diversionet mes forcave politike tė opozitės, si dhe konsolidimin e besimit tek elektorati i majtė. Takimi ėshtė ideuar tė zhvillohet mesditėn e sė hėnės nė hotel Tirana, nėse tė gjithė tė ftuarit do tė konfirmojnė pjesėmarrjen. Para se letra tė nisej nė adresėn e tė gjithė faktorėve tė sė majtės, kreu i LSI zgjodhi tė komunikojė me mediat, duke zbardhur pjesė tė saj. Letra e Metės nis me njė vlerėsim historik tė zgjedhjeve tė 28 qershorit pėr tė ardhmen e vendit. Meta shtron nevojėn qė opozita tė marrė pėrgjegjėsitė pėr kėtė proces, duke konsideruar se mazhoranca dhe qeveria e Berishės nuk mund tė garantojnė dot zgjedhje tė lira dhe tė ndershme. Forcimi i pėrpjekjeve tė pėrbashkėta, shpjegoi Meta, ėshtė arsyeja qė fton nė njė takim ditėn e hėnė tė gjithė faktorėt politikė, institucionalė dhe historikė, tė rinj dhe tė vjetėr tė sė majtės, me qėllim vendosjen e njė fryme sa mė tė gjerė bashkėpunimi. Kreu i LSI-sė vėren se objektivi kryesor i kėtij bashkėpunimi dhe fryme tė re ndikojnė nė mbrojtjen e procesit zgjedhor mė 28 qershor nga ēdo manipulim dhe presion i mundshėm, si dhe nė ndėrprerjen e diversioneve tė forcave tė majta dhe progresiste ndaj njėra-tjetrės. Unė mirėpres angazhimin e tė gjitha kontributeve tė faktorėve tė majtė, pėr arritjen e objektivit kryesor tė kėtyre zgjedhjeve, largimin e qeverisė Berisha dhe njėkohėsisht shėrimin e menjėhershėm tė tė gjithė kėtyre pasojave tė mėdha sociale dhe ekonomike pėrmes krijimit tė njė qeverie tė qėndrueshme tė majtė dhe progresiste, duke nisur nga agimi i 29 qershorit, deklaroi Meta.
Meta sqaroi se, nė radhė tė parė, thirrja i drejtohet kryetarit tė PS-sė z. Rama, si kryetari i forcės politike mė tradicionale. Sė dyti, thirrja i drejtohet tė gjithė personaliteteve dhe figurave tė tjera pėrfaqėsuese, institucionale, por edhe tradicionale apo historike, duke pėrfshirė kėtu z. Nano dhe z. Mejdani. Ai vlerėsoi se kėta faktorė janė tė paneglizhueshėm, ndikimi i tė cilėve dhe kontributi i tė cilėve do tė ishte veēse pozitiv pėr tė ecur nė njė drejtim tė pėrbashkėt. Ėshtė i nevojshėm krijimi i njė fryme optimizmi sa mė e fortė nė elektoratin progresist, nė mėnyrė qė kjo tė ndikojė nė njė fitore sa mė bindėse tė forcave tė majta dhe progresiste, nė zgjedhjet e 28 qershorit dhe nė krijimin e njė qeverie sa mė tė qėndrueshme pėr tė shėruar tė gjitha plagėt qė po lė pas qeveria e Berishės, duke nisur nga agimi i 29 qershorit.
Krerėt e sė majtės vihen nė dijeni pėr takimin
Ftesa, Nano pranon. Pėllumbi e refuzon
Krerėt e sė majtės u njohėn dje mbasdite me ftesėn e kreut tė LSI-sė, Ilir Meta. Pjesėrisht konfirmojnė se do tė shkojnė nė takim, njė pjesė e thonė qartė se nuk kanė ndėrmend tė shkojnė, ndėrsa disa tė tjerė janė vėnė nė dijeni, por nuk kanė ende asnjė reagim. Gazeta Shqip kontaktoi dje me ish-kryetarin e Kuvendit, Servet Pėllumbi, i cili deklaroi se nuk do tė shkojė nė takim, me ish-kryeministrin Fatos Nano, i cili konfirmoi pjesėmarrjen, me kreun e PDS-sė, Paskal Milo, i cili e konsideroi ftesėn tė vonuar, me ish-presidentin e Republikės, Rexhep Meidani, i cili pranoi se nuk dinte ende asgjė pėr kėtė ftesė. Ndėrsa burimet zyrtare konfirmuan se kreu i PS-sė, Edi Rama, ėshtė vėnė nė dijeni pėr ftesėn, por nuk mund tė konfirmonin pjesėmarrjen. Ish- kryetari i Kuvendit, njė prej drejtuesve kryesorė nė vite tė Partisė Socialiste, Servet Pėllumbi, tha se nuk do tė marrė pjesė nė takimin qė ėshtė ideuar nga Ilir Meta. Ai e vlerėsoi ftesėn e Metės racionale, tė vonuar, por, sipas tij, pas ka njė hile, dhe kjo ėshtė pėrfshirja e Nanos nė fushatė.
Thirrja ėshtė racionale, por mjaft e vonuar. Por mbrapa saj qėndron njė hile politike, sepse bėhet pėr tė pėrligjur pėrfshirjen e Nanos nė fushatėn e LSI-sė. Ndaj ftesa ėshtė jo serioze, bie era e lojėrave tė vjetra dhe sikur tė isha nė Tiranė nuk do tė merrja pjesė nė tė, u shpreh ai. Ndėrsa ish- kryeministri dhe ish-kryetari i PS-sė deklaroi pėr Shqip se do tė jetė i pranishėm nė takim. Megjithėse nuk e kam marrė ftesėn e z. Meta, e kam ndjekur prononcimin e tij dhe do ti pėrgjigjem pozitivisht ftesės sė tij, sikundėr do ti pėrgjigjesha ēdo ftese tjetėr qė ka pėr qėllim bashkimin e sė majtės. Asnjėherė nuk ėshtė vonė pėr tu bashkuar, u shpreh z. Nano. Ish-presidenti Meidani u shpreh se nuk kishte marrė ende asnjė ftesė nė dorė, ndaj nuk mund tė japė njė mendim. Vetėm kreu i Partisė Demokracia Sociale pranoi tė komentonte qėllimin e kėsaj ftese, pa konfirmuar pjesėmarrjen nė takim. I ndodhur nė njė takim elektoral nė zonėn e Sarandės, pranoi se nuk e kishte tė qartė qėllimin e ftesės, megjithėse e konsideroi lėvizjen e Metės mjaft tė vonuar. Sipas Milos, ka pasur kohė aq sa e majta tė institucionalizonte bashkimin e sė majtės, por tani ėshtė shumė vonė. Unė gjithmonė kam qenė partizan i kėsaj, por duhej bėrė nė kohė dhe kur kishte kohė pėr tė bėrė bashkėpunim institucional tė gjithė sė majtės, u shpreh ai. Duke bėrė analizėn e kėtij zhvillimi tė ri brenda opozitės, kreu i PDS-sė vuri nė dukje se mesazhi qė pėrcillet disa ditė para zgjedhjeve ėshtė i rėndėsishėm, por nuk di se si mund tė realizohet nė kėtė rast. Milo uroi fitoren e sė majtės dhe bashkėpunim tė vėrtetė pas kėtyre zgjedhjeve pėr hir tė sė majtės dhe tė gjithė shqiptarėve. Disa ditė para zgjedhjeve janė tė rėndėsishme mesazhet, por nuk shoh se si mund tė bėhet njė veprim para zgjedhjeve. Por unė uroj tė fitojė e majta dhe mė pas tė kemi vullnetin pėr tė bėrė njė bashkim tė vėrtetė nė interes tė sė majtės dhe tė gjithė shqiptarėve, u shpreh ai. Takimi i fundit i tė majtėve ėshtė zhvilluar nė muajin shtator tė vitit tė shkuar pas vdekjes sė njė prej dėshmitarėve kyēė tė tragjedisė sė Gėrdecit, Kosta Trebicka. Pas kėsaj ngjarjeje, Rama ftoi zyrtarisht Metėn, Milon e Gjinushin pėr tė rėnė dakord se ēfarė qėndrimesh do mbanin mė tej.
Ftesa, mungon Dule dhe Veliaj
Kreu i Partisė Bashkimi pėr tė Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, dhe kreu i grupimit 99, nuk kanė marrė ftesė nga kreu i Lėvizjes Socialiste pėr Integrim, edhe pse dy partitė figurojnė institucionalisht nė njė koalicion zgjedhor me Partinė Socialiste. G99 ėshtė njė lėvizje politike e krijuar pak mė shumė se njė vit mė parė, ndėrsa partia e Vangjel Dules i ėshtė bashkuar sė fundmi kėtij koalicioni.
Mes G99 dhe Lėvizjes Socialiste pėr Integrim janė shkėmbyer shpeshherė replika sa i pėrket pozicionimit tė tyre brenda sė majtės, por nga ana e LSI nuk ka asnjė shpjegim pėrse G99 nuk ka marrė ftesė, aq mė shumė qė ajo renditet nė njė koalicion opozitar. Ftesa ėshtė nisur nė adresė tė drejtuesve aktualė si Rama, Milo, Nano, Mejdani, Gjinushi, Pėllumbi, duke dhėnė vlerėsimet pėrkatėse pėr ta, duke shpjeguar rėndėsinė e takimit, nė njė moment deēiziv pėr tė majtėn vetėm shtatė ditė para se shqiptarėt ti drejtohen kutive tė votimit. Zgjedhjet do tė zhvillohen ditėn e diel, mė 28 qershor dhe pritet qė rezultati tė shpallet mė shpejt se ēdo proces tjetėr zgjedhor.
28 qershori, e majta me dy koalicione
Nė zgjedhjet e 28 qershorit e majta ėshtė paraqitur me dy koalicione, Bashkimi pėr Ndryshim, qė drejtohet nga Partia Socialiste, dhe Aleanca Socialiste pėr Integrim, qė drejtohet nga Lėvizja Socialiste pėr Integrim. Nė koalicionin e drejtuar nga Edi Rama bėjnė pjesė Partia Social Demokrate e Skėnder Gjinushit, Demokracia Sociale e Paskal Milos, G99 e Erjon Veliaj, si dhe Partia e tė Drejtave tė Njeriut e Vangjel Dules. Ndėrsa Koalicioni i Drejtuar nga LSI ka nė pėrbėrje partinė qė drejtohet nga Petro Koēi, si dhe disa parti tė tjera joparlamentare. Dy koalicionet kanė bėrė fushatė zgjedhore kundėr njėra-tjetrės, madje dhe partitė mes tyre, ashtu siē e parashikon Kodi Zgjedhor. Rrugėt e bashkėpunimit duket se janė lėnė pėr pas zgjedhjeve tė pėrgjithshme. Qysh nė muajin mars, LSI bėri kthesė nė politikėn e saj, duke hequr dorė nga sulmet pėr Partinė Socialiste dhe kryetarin e saj, duke deklaruar se pas zgjedhjeve, nėse LSI nuk i fiton ato, prioriteti do tė jetė bashkėpunimi me tė majtėn dhe nė veēanti me Partinė Socialiste. Ndėrsa Partia Socialiste, dhe kryetari i saj, Edi Rama, janė shprehur tė bindur se PS do tė arrijė tė marrė shumicėn e vetme dhe aleatėt e saj, duke mos iu pėrgjigjur asnjėherė drejtpėrsėdrejti deklaratave tė kryetarit tė LSI-sė, ILir Meta!



Pėrgjigju me citim